Nxjerre nga globalproject.info e 21 nentorit 2006
Se bashku me Judith Revel vazhdojme te flasim per çka ndodh ne brendesi te banlieues parisiane.
Asaj i kerkojme, para se gjithash, te na flase per te rejat qe ka ndeshur duke u kthyer ne banlieues, nje vit pas ngjarjeve te tetorit e nentorit te kaluar.
“ Pergjigjja mund te jete qe s’ka ndryshuar asgje e gjithçka keqesohet, por mund edhe te jete qe s’ka ndryshuar asgje ne kuptimin qe nuk eshte situata qe kane kerkuar te tregojne gazetat keto dite te pervjetorit te revoltes te vitit te kaluar sipas se ciles ka nje kthim te dhunes se verber e te eger.
Por ndryshon çdo gje, sepse une besoj, duke u bazuar ne elementet qe hasim por edhe si bast, qe ka nje nivel ndergjegjshmerie politike, qe eshte diçka qe nuk e prisja e qe nuk e kisha pare deri tani.
Une kam punuar ne nje lice banlieue per disa vjet, tani jam ne Paris por vazhdoj akoma te shkoj nje here ne muaj per te ndjekur nje program edukativ qe kishim organizuar me kolleget, per te rinjte e per organizatat me te cilat punoja kur jepja mesim ne lice.
Shoh studentet e mi, brenda nje ambienti ne te cilin veprojne vendime qe jane hierarkike dhe istitucionali siç mund te ndodhe ne nje lice, qe nuk eshte nje ambient neutral, sigurisht nuk eshte as vendi me i pershtatshem per t’u shprehur lirshem por, duke qene se eshte krijuar nje marredhenie mirebesimi jo vetem personale por edhe politike (sepse kemi kaluar eksperienca te perbashketa, sepse jemi perpjekur per i sans- papier, sepse kemi luftuar kunder CPE), kjo ben te mundur qe te flitet lirshem.
Dje, per shembull, prisja te shihja disa te rinj qe kane qene si “leader te vegjel” politike lokal (neqoftese per leader quajme jo kokat e prirura por ata qe kane shtyre te tjeret te marrin pjese ne nje levizje qe dukej e rendesishme e qe shpesh ia kane dale mbane edhe pa asnje tip pushteti. Per keto gjera jane mjaft te zote).
Prandaj prisja te shihja keta te rinj ne radhe te pare pse te merkuren pasdite nuk shkojne ne shkolle, por edhe sepse nuk jane gjithnje te njejtet, kur mbarojne liceun me ose pa diplome largohen e vendin e tyre e zene te tjere; keshtu dje me takoi te flisja me gjashte vajza qe rrinin me te menjanuara, me te frikesuara nga ç’po ndodhte ( pastaj vajzat banlieues jane shpesh te mbajtura mbyllur ne shtepi nga prinderit qe jane shume te kujdesshem kundrejt tyre e kane shume frike).
Ne disa raste jane aktive e ne raste te tjera jane larg asaj qe ndodh.
Duke folur me keto vajza gjeja qe me shume me habiti ne menyre te vecante eshte niveli i ndergjegjshmerise politike qe kane per situaten ne te cilen po jetojne e te asaj çka po ndodh.
Kjo eshte nje gje e re sepse normalisht vajza banlieue mendon me shume per fustanet e te fejuarit (por mendoj qe kjo gje eshte e vertete ne te gjithe licete e kryeqytetit per keto mosha) sesa per politiken e betejat politike. Keto vajza ishin te kendshme e simpatike, te perqendruara kryesisht ne problemet e tyre sentimentale, por per here te pare thonin sa peshon mbi ato vemendja e shtypit ne prag te pervjetorit te ngjarjeve te banlieues, sa peshon mbi ato veshtrimi i gazetareve e i çdo qytetari kur shikon qe arrin ndokush nga banlieues qe per menyren se si leviz e se si vishet, per ngjyren e lekures dhe per menyren e komunikimit ne shoqeri, deklaron origjinen e vet te banlieues.
Ky diskutim mbi veshtrimin e te tjereve ishte nje diskutim mbi vuajtjen qe provohet te jesh objekt diskutimi i te tjereve. Qe eshte fillimi i nje mekanizmi te riautondergjegjesimit se cili je e se çfare po ben. Sa rendon fakti te jesh objekt tregon edhe sa urgjence ka per te permbysur situaten e per t’u kthyer te jesh objekt i vetes tende.
Ai diskutim ishte qartesisht ne diskutimet politike e te politiçizuara te revoltes se nje viti me pare e akoma me shume, ndofta, ne levizjen kunder CPE e me pas ne impenjimin e mevonshem te shume te rinjve ne çeshtjen e sans-papier edhe pse ata jane me – papier (e kjo eshte interessante).
Te degjoja keto gjera nga ato vajza molto simpatike, te kendshme e te dashura por absolutisht jo ne qender te te asaj qe ndodhi vitin e kaluar, dhe te degjoja te ma thonin ne menyre mjaft te qarte duke analizuar çka banlieue ishte ne realitet per to e domethene vendi, koha por edhe raportet e bashkepunimit e te pjesemarrjes ne vuajtje e gezime, ne prodhim, ne inovacion, ne marredheniet me prinderit e me kulturen e origjines qe shpesh nuk eshte me ne menyre absolute( nje vajze duke qeshur me tha: “ Per mua Algjeria eshte pak a shume e njeta gje qe jane per ju Vikinget; te mite kane lindur ne France, une jam brezi i dyte i lindur ne France. Tashme per mua Algjeria eshte ne rastin me te mire nje vend pushimesh, nje kujtim i ushqyer nga familjaret e asgje me shume”).
Te gjitha keto jane gjera te reja.
Gjithe preokupimi eshte, se cili je ne veshtrimin e te tjereve e cili deshiron te jesh, i atij ndryshimi te vetvetes qe me ne fund nuk varet veç nga ty (varet nga mosha e nga ç’deshiron te besh, varet nga rrethanat, varet edhe nga betejat qe e pershkojne).
E gjithe kjo me duket qe eshte perhapur me shume e ne menyre me kapilare nga ç’ishte perpara.
Dhe mendoj qe eshte nje fakt i rendesishem tejmase".
Pak me pare kujtoje nje çeshtje qe me duket themeltare ne brendesi te debatit politik e mediatik aktual. Jemi gati nje vit pas revoltave qe shperthyera ne banlieues gjate tetorit-nentorit te kaluar e ne lidhje me kete shtypi mainstreem ofron shpesh e me dashje, pershkrime te diskutueshme te ngjarjeve qe, se bashku po kerkojme te analizojme.
Nje nga shembujt qe doja te te propozoja e e te kerkoja nje koment tuajin, i perket nje artikulli te Gianni Riotta i botuar ne Corsera pak jave me pare me titull “ Ideologjite e djegura ne banlieues”
Nje artikull qe ve bashke, ne nje kazan te vetem, çeshtjen e te ashtuquajtures “perplasje te qyteterimeve„ me zjarret parigine deri duke mbledhur “perleshjen urbane te Parisit“, si e perkufizon vete Riotta, me kampet e vdekjes ne Irak. Te gjithe kete e mbyll me nje finale absolutisht jo te lumtur “Zjarret e neteve franceze do te shuhen, siç u shuan edhe ato te Halloween-it ne geton e Detroitit.„
“Ka nje vulgaritet ne analisa qe tashme te tremb. Nje vulgaritet qe ka qene me kohe ne diskutimet estremiste te se djathtes esktremiste e te legisteve.
Tani ka nje banalitet, nje perhapje te perbashket te banalizimit te ketyre diskutimeve qe tremb pak, sepse o jane diskutime fashiste ose jane diskutime fallco. E gjithe kjo eshte fallco dhe leteratura sociologjike jo plotesisht e majte, dhe kush eshte i interesuar te ndjeke faktet ne menyre objektive e di qe gjerat nuk ndodhin keshtu.
Mbi pervjetorin e revoltes duhen thene dy gjera:e para eshte qe televisioni dhe gazetat ne France ben çdo gje qe te ndodhte me e keqja serish. Bene gjithshka qe te mund te ndodhte me ne fund çka nuk ndodhi vitin e kaluar, domethene rreshqitja drejt tmerrit.
Vitin e kaluar, megjithe numrin e makinave te djegura, dy te vdekurit qe duhet gjithnje t’i kujtojme (edhe pse jo te lidhur drejtperdrejt me faktet) ngjarjet qene jo shume te ekzagjeruara ne kuptimin qe pati te plagosur por qendrimi i Nicolas Sarkozy-it i nje viti me pare ishte nje lloj nxitje e perhershme drejt se keqes sepse neqoftese do te kishte ndonje te vdekur, atehere gjithe kjo ligjeronte politiken shtypese.
Argument prej fushate zgjedhjeje qe pohohet gjithnje me shume ne afersi te zgjedhjeve te Majit 2007.
Kete vit jemi disa muaj larg zgjedhjeve e sigurisht shpresa qe te kishte ndonje viktime pershkonte ne menyre tangenziale gjithe diskutimet e politikaneve e te medias dhe ishte nje gje e frikshme sepse rritja e vazhdueshme e rrezikshmerise, ne te cilen kerkohet te rritet rreziku per te pare me ne fund se c’ndodh eshte nje gje e rende.
Per fat banlieues nuk shperthyen ne menyre te verber e te dhunshme siç ata shpresonin. Por kjo nuk ndodhi sepse ne banlieues ka vetedije politike, siç te thosha me pare, pra njerezit nuk bejne lojen e tyre. Dhe e dine mire motivin. Prandaj pati nje kontroll te situates qe ishte i habitshem.
Pati dhe incidente te renda por kane vleren e te çmendurit te pire qe shtyp dy persona qe ecin ne rruge. Domethene: ndodhin incidente te tilla por qe nuk jane ne rendin e dites e qe jane larg aktualitetit te banlieues.
Ndodhi qe u dogj nje autobus, ku jepja mesim e ku vazhdoj te shkoj akoma, ne komunen e Saint-Denis, pastaj pati te tjere autobus qe iu dhane flaket, qe ka shume propabilitet, te ishin provokime te policise ( kur ju jepet flaka 15 autobuseve ne nje super-depozite te kontrolluar nga roje, telekamera e qener eshte improbabile qe disa djem te vegjel te hyjne e t’i djegin te gjithe).
Ky eshte efekti i simulimit qe nuk mund te mos llogaritet kur te gjithe ditet shtypi rreh ne te njejten pike, te dhunes ne banlieues. Domethene u perdoren pese te rinj te lehte qe bene siç pame ne television, por kjo eshte pergjegjesi sidomos e medias, jo fryt i banlieues.
Kuptohet duke vazhduar insistimin mbi keto gjera, situata eshte veshtire te permiresohet.
Per kete gje jam shume e indinjuar sepse besoj qe pushteti publik e media kane nje pergjegjesi shume te madhe. Dhe kjo eshte pika e pare qe doja te diskutoja.
Persa i perket shkrimit te Riottes. Duke bere emrin e tij mund te flasesh per aksionin mediatik qe po ben Corriere della Sera e jo vetem ajo. Artikulli i Riottes perserit fraza te pergjithshme qe i perzien ne menyre inteligjente (paradoks) e ben nje lemsh te nje sere elementesh qe jane njeri me fallco nga tjetri.
Ben nje lemsh, ne radhe te pare, persa i perket integrimit ne France. Flet per “ deshtim o integrim te te rinjve banlieues e ne menyre me te pergjithshme te dyndjeve te imigracionit ne France” qe eshte sipas te dhenave te sociologeve e te statistikave (flas per te dhenat e Istituti Kombetar te Statistikes francese, dhe jo nga te dhena te nxjerra nga ne militantet) nje diskutim komplet fallco.
Ajo qe ndodh ne banlieues nuk eshte nje problem i integrimit kultural e /ose fetar, ne menyre te kundert nga çka vete thote Sarkozy, por eshte nje diskutim mbi kushtet shoqerore dhe politike, mbi varferine absolute te jetes ne gjerat me elementare, pra thjesht te mbijeteses: te ngrenet, te piret, te fjeturit e te kesh nje çati mbi koke.
Jemi ne keto nivele.
E tregoj kete sepse ne fund te tetorit, u dorezuan dy relacione me porosi te kryeministrit francez e te sherbimeve sekrete franceze, dhe te dyja relacionet duke u bazuar ne revoltat e vitit te kaluar e zhvillimit te mevonshem te levizjes ne banlieues se bashku me studentet e me sans-papier, ne realitet thonin ç’po ju them une: nuk eshte nje problem kultural e fetar, ky eshte nje justifikim qe njihet me kohe, qe eshte dhene gjithnje, qe vete te rinjte banlieues e japin, dhe kjo eshte pika e pare.
Pika e dyte qe ngaterron Riotta eshte diskutimi mbi verberine shoqerore dhe vulgaritetin shoqeror te atyre qe djegin makinat.
Me kujtohet shprehja, qe me kujtoje edhe ti kohet e fundit, te djemve qe djegin makinen Renault proletare e nuk prekin makinen e kushtueshme te shpernadresit te droges te pallatit perballe. Mendoj qe mbi kete pike duhet te jemi ekstremisht te qarte: ne banlieues, ku eshte droga dhe merkata e droges per shembull, dhe nuk eshte nje rastesi, nuk digjen makina.
As ajo e shperndaresit te droges as ajo e punetorit te fabrikes sepse nuk eshte luajtur asgje.
Ku eshte tregu i droges nuk levizet asgje sepse nuk kane interes te terheqin vemendjen e policise. Per te mbyllyr pastaj me argumentin e fqinjit qe shkon te punoje ne fabrike e shikon qe makina e tij digjet nga nje bande mistrecash, makine per te cilen i eshte dashur te paguaje kredine per njezet vjet, edhe kjo eshte fallco sepse nuk ka me fabrika.
Domethene tentativa per te futur ne analize gjithçka ndodhi ne banlieues, model qe i ngjan shume atij te Pasolinit kur tregonte ç’kishte ndodhur ne Valle Giulia 40 vjet me pare (domethene qe ka proletare te vertete e proletare fallco. Proletaret fallco jane budallenjte qe djegin makinat e proletaret e vertete jane ata qe shkojne te punojne ne fabrike ne kembe sepse ju digjet makina) nuk eshte i vertete. Fabrikat nuk jane me. E thote edhe edhe ish- kryetari i bashkise se Saint-Denis qe tani eshte president i bashkimit urban qe mbledh 18 komuna te rajonit verior te Parisit.
Rajoni proletar i veriut te Parisit nuk eshte me, ka mbaruar sepse prodhimi ka nderruar. Atehere shperthimi i dhunes te te rinjve, nese duam ta quajme dhune edhe mbi kete do te diskutoja... po e quajme dhune megjithate.
Jemi mbyllur jo vetem ne kuptimin e hapesires ne nje nje zone siç eshte kjo e banlieues, por jemi mbyllur (sepse na keni mbyllur) edhe ne kuptimin e kohes ne nje kohe qe nuk eshte me, ne kohen e prodhimit fordist.
Nuk eshte me ajo kohe. Domethene eshte e kote qe ju te na thoni qe “ikni punoni ne vend qe te rrini rrugeve duke tregtuar droge e duke djegur makina sepse puna, ajo pune jo e kualifikuar qe i dhate baballareve tane, gjysherve tane kur mberriten ne vitet ’60 kur kishit nevoje per krahe pune jo te kualifikuar per te xhiruar prodhimin e tipit fordist, ajo lloj pune nuk ekziston me sepse eshte spostuar gjetke.
Prodhimi eshte spostuar gjetke jo ne delokalizime drejt vendeve te botes se trete por eshte spostuar ne forma te tjera prodhimi qe jane prodhime te te mirave jomateriale, te intelligjences kolektive e te bashkepunimit shoqeror e banlieues ne kete fushe mund te jete nje konkurruese, sepse eshte e pasur ne inteligjence, ne bashkepunim dhe pjesemarrje vetem se perdoret nje filter dhe pushteti thote: ose mbylluni ne nje prodhim te tipit fordist (dhe do te ishte vetevrasje sepse nuk ekziston me) ose nuk do te keni te drejten te merrni pjese ne asnje lloj prodhimi te tipit pas-fordist.
Eshte kjo qe ben sikur nuk sheh Riotta. Riotta vazhdon te lexoje situaten e banlieues njelloj si ne vitet ’60.
Pastaj eshte elementi i trete, elementi i “perplasjes midis qyteterimeve” (mungon vetem qe Riotta te shtoje edhe rrenjet kristiane, po ja ka lene Buttigliones per momentin…) qe nuk qendron as ne qiell e as ne toke sepse te gjithe te rinjte e banlieuesse jane franceze ne efekt – me shume se gjysma nuk di Arabishten, edhe kur e dine e jane fetare… nuk i kemi kerkuar italianeve te mos hanin me makarona kur arrinin ne France ne vitet ’20 e nuk kuptoj perse duhet te kerkojme sot qe te braktisin zakonet e tyre – ne keto lloj analizash arrihet dhe ne kete lloj vulgariteti
Ka forma te perhapjes se fese por jane akoma ne forma jo masive por ne se vazhdojme te rrahim çekiçin ne te njetin vend perplasja midis qyteterimeve do te na shpertheje ne fytyre.
Pastaj titulli i artikullit te Riottes “Ideologjite e djegura ne banlieues” mbi fundin e ideologjive te banlieues, si te gjithe ata qe ishin maoiste ne vitet ’70 – sepse duhet thene edhe kjo – e sot mbushin gojen me vdekjen e ideologjive, keta zoterinj i vrane ideologjite. Jane ata fajtore te vdekjes se ideologjive.
Shembulli qe beje i perfundimit jo te lumtur te artikullit te Riottes persa i perket shuarjes se zjarreve franceze si ato te Halloween-it ne geton e Detroitit, neqoftese duam te mbajme krahasimin dhe metaforen e lindjes se mesme duhet te kemi kujdes se qe prej 30 vjetesh eshte vepruar ne menyre qe te shtypen, te fshihen e te mbyten tentativat e pergjigjes politike rreth problemit te lindjes se mesme. Eshte ndaluar qe te kete nje diskutim politik ne lindjen e mesme e pastaj 40 vjet me mbrapa habitemi qe nuk gjendemi me perballe protagonisteve e personaliteteve politike, por perballe personalitetesh fetare sepse politika u ndalua.
I njejti diskutim mund te behet per Irakun.
Duke dashur qe te mbytet çdo lloj proteste e rezistence politike kemi protesta e rezistenca qe jane perhapur e i perkasin nje tipi tjeter, karakterit fetar. Ne qofte se kete e bejme dhe ne banlieues do te ndodhe edhe aty, per fat nuk eshte akoma e vertete qe do te duhet kohe para se te ndodhe sepse mbi te gjitha banlieue eshte krejtesisht tjeter.
Por duke luajtur me zjarrin ne fund rrezikojme te digjemi. Atehere banlieues nuk eshte kampi i stervitjes ne Irak per dy motive: se pari, sepse per te vajtur ne Irak duhet ditur per cilin Irak flet, per cilet kampe stervitjeje. Ne se luan me barazimin Irak baraz Al Qaeda, qe eshte fallco e, duke qene se banlieues po ze rrenje, atehere do te shkojne te bejne kamikaze ku te jete e mundur ne lufte kunder perendimit, gje qe eshte absolutisht fallco.
Por, ajo qe eshte e vertete eshte qe modeli i rezistences ne Irak po gjen vend ne mendjet e te rinjve. Perballe nje pushteti qe po i mohon te gjitha hapesirat e diskutimit politik, subjektivitetit i mbetet e vetmja mundesi qe eshte ajo e shakterrimit, e vetevrasjes. Fati i banlieue eshte qe e dine mire qe ajo eshte vetevrasje, qe nuk eshte nje zgjidhje politike e kjo me duket tej mase e rendesishme e qe vlen te theksohet“.
Ajo qe kujtove eshte e nje rendesie themeltare duke qene se nuk eshte vetem problemi i artikullit nga i cili u nisem per te folur mbi çka ndodh banlieue, domethene artikulli i Gianni Riottes, por eshte pjesa me e madhe e shtypit dhe e televisionit qe arrin te zbertheje nje diskutim mbi banlieues vetem duke u bazuar ne bilancin e makinave te djegura...
Statitikisht, ne France, çdo nate digjen 40 makina perveç atyre te te rinjve te banlieues... mund te konsiderojme qe ajo qe ndodh ne brendesi te banlieues ndodh ne Itali ne Napoli. Provojme te shikojme si e trajtojne mediat kete fakt. Provojme te shikojme se ç’ndodh ne Padova ne rrugen Anelli dhe ne Scampia prej dhjetra vjetesh.
Keto ngjajne me banlieue. Ne Scampia asnje nuk do guxonte te thoshte qe po vihet ne jete nje perplasje midis qyteterimeve. Por kushtet ne te cilat jetojne te rinjte ne banlieue jane shume te ngjashme me ate qe ndodhe ne zonen e Napolit.
Ka nje ngjashmeri shume te madhe ne trajtimin politik e ne ndertimin me art te rasteve te urgjences e te rrezikut shoqeror.
Tani, qe ka probleme ne Napoli siç ka ne banlieue nuk mund te mohohet, por qe te shpikesh termat e nje perpasjeje kaq te ekzagjeruar me duket nje nga mjetet, nje nga strategjite aktuale te pushtetit, te kujtdo pushteti. Duhet te kemi kujdes se tashme menyra e te treguarit te faktit ben pjese ne manovrimin politik te konflikteve.
Te tregosh nepermjet mediave eshte nje nga teknikat e kontrollit te territorit e te personave e duhet te jemi jashte mase te kujdesshem“