Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Legalizimi i dokumentave te huaja

Legalizimi i dokumentave (çertifikata, akte etj.) nga vendet e origjines eshte nje problem qe ka te bej me te gjithe qytetaret emigrante qe kane nevoj per to per proçedurat e parashikuara nga ligji, ose me mire per t’i legalizuar per t’i perdorur ne Shtetin italian.

Shembull praktik – Le te mendojme per dokumentat e nevojshme per t’u martuar ne Itali: çertifikata e lindjes e “nulla-osta” (autorizimi) per martese. Keto dokumenta duhet t’i nenshtrohen proçedures se legalizimit, pasi nuk eshte e mundur qe te proçedohet me te ashtuquajturen autoçertifikate. Autorçertifikata njihet nga ligji italian si nje mundesi alternative lidhur me nje çertifikate te vertete, duke njohur e vertetuar rrethana o akte te caktuara.
Ligji n.15 i vitit 1968 pasur nga modifikime e intergrime, parashikon qe nje person mund te autoçertifikoj e te deklaroj nen pergjegjesine e tij personale qe te jete ne poses te treguesve te caktuar, duke zevendesuar çertifikatat e verteta qe, ndryshe duhej t’i kerkonte here pas here ne zyra te caktuara. Per ekonomi burokratike e per te thjeshtuar aktivitetin administrativ, ligji italian lejon perdorimin e pergjithesuar te kesaj praktike.

Por per qytetaret e huaj nuk eshte e mundur qe te behet autoçertifikate. Ose me mire, nuk eshte e mundur qe te autoçertifikohen fakte, gjendje, akte, rrethana qe nuk jane zyrtarisht te njohura nga nje zyre publike italiane.

Art. 2 i Rregullores se Aktualizimit ka bere sqarimin e kesaj situate. Ne rast se nga njera ane ka vene rregull ne lenden, nga ana tjete ka ndaluar (duke filluar qe nga hyrja ne fuqi e vet rregullores) perdorimin e proçedurave “te pranuara nga praktika” por qe nuk rregullohen nga asnje normative. Ne te kaluaren ishte toleruar qe nje çertifikate e caktuar e huaj te mund te perdorej ne Itali duke u bazuar thjesht ne perkthimin e saj direkt ketu.

Kjo norme, ne paragrafin 1 parashikon qe qytetaret e huaj me qendrim te rregullt ne Itali mund te perdorin nje deklarate zevendesuese parashikuar nga art. 2 e 4 i ligjit 15/68, por kjo parashikohet vetem per situata, fakte e cilesi personale te çertifikueshme ose te vertetueshme nga ana e subjekteve publike ose private italiane. Bejne perjashtim dispozitat eTU ose rregulloreve qe parashikojne paraqitjen ose prodhimin e dokumentave specifike.

Me fjale te tjera, nje qytetar i huaj mundet – ne te njejtat kushte si nje qytetar italain – te autoçertifikoj rrethana te caktuara, por me kushtin qe te jene zyrtarisht te njohura prane zyrave publike italiane kompetente.

Shembull praktik – Ne rast se biri i nje qytetari te huaj lind ne Itali, eshte mundur qe te autoçertifikohet lindja e tij. Kjo me kushtin qe te kete lindur ne Itali, pasi ne kete rast behet rregjistrimi i te miturit ne zyren e gjendjes civile te vendit te lindjes.
Eshte ndryshe kur femija lind jashte. Ne te tilla raste nuk eshte e mundur qe te autoçertifikohet pasi nuk eshte nje fakt i njohur nga asnje zyre publike italiane.

Ne te tilla raste aplikohet rregulli i parashikuar nga paragrafi 2 i art.2 te R.A. qe thote qe gjendjet, faktet, cilesite personale qe nuk jane ato qe parashikohen nga paragrafi 1 jane te dokumentueshme (me perjashtim kur kushtet nderkombetare disponojne ndryshe), nepermjet çertifikateve ose vertetimeve te dhena nga autoritetet kompetente te shtetit te huaj. Te bashkangjitura me perkthimin ne gjuhen italiane, te autentikuara nga autoritetet konsullore italiane, qe vertetojne konformitetit e origjinalit. Pasi eshte lajmeruar i interesuari qe prodhimi i akteve ose dokumentave jo te verteta parashikohet si krim nga ligji italian.

Me fjale te tjera, kjo pjese e dyte e normes thote qe nuk mund te autoçertifikohet e duhet te çertifikohet nepermjet dokumentave qe duhet te jene te legalizuara.

Proçedura e legalizimit parashikon qe te kerkohet dhe te merret nje çertifikate e nevojshme nga autoritetet kompetente te vendit te origjines e qe duhet te perkthehet nga nje perkthyes i akredituar nga konsullata italiane.
Çertifikata e perkthyer e cila duhet te bashkangjitet me origjinalin duhet te legalizohet prane konsullates italiane.

Çdo te thote qe te legalizohet nje dokument? Autoritet konsullore italiane, ne kete rast, duhet te vertetojne qe nje çertifikate e caktuar te jete formalizuar nga legjislacioni i vendit te origjines. Pra te jete dhene nga ana e zyres kompetente te atij vendi.

Legalizimi eshte i nevojshem pasi ne Itali asnje nuk e di me te vertete ne se nje dokument i caktuar vjen nga nje zyre e huaj e cila te jete kompetente e te jete me te vertete i vlefshem. E vetmja zyre qe ka nje njohje te nevojshme te ligjeve te vendit te huaj eshte konsullata italiane qe ka seli ne ate vend.

Proçedura e legalizimit ne te vertete eshte shume me komplekse nga ç’e kemi sintetizuar deri ketu. Jo vetem me qellim qe te sigurohet verifikimi i çertifikates, por edhe per te verifikuar qe personeli qe e firmos eshte i autorizuar.

Shembull praktik – çertifikata e dhene nga komuna e lindjes se te huajit nuk mund te çohet direkt ne ambasaden italiane. Me pare duhet te behet konvalidimi nga ana e autoriteteve te vendit te huaj. Normalisht eshte Ministria e Jashteme. Konsullata italiane ne Rumani, p.sh. nuk njeh te gjitha firmat e funksionareve te zyrave komunale, si rrjedhim, para se sa çertifikata te perkthehet e te legalizohet duhet te konvalidohet nga Ministria e Jashteme e atij vendi.
Nepermjet legalizimit konfirmohet qe eshte dhene sipas ligjeve te vendit te origjines e nga ana e funksionarit te autorizuar. Pasketaj eshte e mundur qe kjo çertifikate te behet e vlefshme per perdorim ne Itali.

Ne Itali nuk mund te proçedohet me perkthimin e saj, ne rast se nuk eshte legalizuar prane konsullates italiane ne vendin e origjines.

Dokumentat e marra jashte qe nuk jane legalizuar e qe jane perkthyer ne Itali, nuk mund te konsiderohen te vlefshme ne Itali, pasi norma flet qarte e nuk mund te behen shkelje.

Nje menyre alternative. Perfaqesite konsullore ne Itali
Duhet te themi qe ka lindur nje praktike alternative, gjithnje e me e perhapur ne vende te ndryshme. Ne shume raste nje çertifikate mund te jepet edhe nga ambasada e vendit te te huajit me veprim ne Itali.
Edhe pse nuk parashikohet nga asnje ligj i shtetit, kjo njihet si nje proçedure alternative.
Eshte e drejte qe te konsiderohet qe perfaqesia konsullore e nje vendi te huaj ne Itali eshte perfaqesuese e te gjitha zyrave administrative te atij vendi.
Kjo zgjidhje mund te duket shume me e thjeshte e me komode, por ne te vertete nuk eshte keshtu. Normalisht edhe perfaqesite konsullore ne Itali nuk japin direkt çertifikata me kerkesen e te interesuarit. Te interesuarve ju kerkohet nje çertifikate nga vendi i origjines (pa perkthim e legalizim) e cila duhet te paraqitet ne perfaqesine konsullore ne Italia, e me pas, kjo e fundit i jep te shkruajtura ne Italisht. Edhe ne kete rast duhet te proçedohet me legalizimin e çertifikates pasi asnje zyre publike italiane nuk eshte ne gjendje qe te vertetoj nese ky dokument eshte me te vertete i vlefshem. Me pare duhet te behet legalizimi i firmes se konsullit prane prefektures kompetente per territorin.

Ashtu sikurse ambasada taliane jashte duhet te njohi firmat e funksionareve te ngarkuar ne Ministrise e Puneve te Jashteme te vendit ku ndodhen qe konvalidojne çertifikatat e dhena ne ate vend, ne te njejten menyre per çertifikatat e dhena nga perfaqesite konsullore ne Itali eshte e nevojshme qe te behet njohja e firmes se konsullit ne prefekture.

Kjo proçedure alternative nuk eshte me pak e lodhshme e me pak ekonomike, por mund te konsiderohet pak a shume me me leverdi per te interesuarit.
Me tej kemi edhe nje menyre tjeter e cila eviton keto proçedura legalizimi si ne terma akonomike por edhe ne termin kohe.

Apostila (Postilla)
Kjo mundesi eshte parashikuar vetem per ata qytetare qe vijne nga vende te cilat kane nenshkruar Konventen e Hages te tetorit 1961, lidhur me heqjen e legalizimit te akteve te huaja publike. Me kalimin e viteve kjo eshte ratifikuar e eshte bere ekzekutive nga shume shtete e parashikon qe nuk eshte e nevojshme – per qytetaret e atij vendi – qe te proçedohet me legalizimin e dokumentave prane autoriteteve konsullore, duke qene se zevendesohen nga e ashtuquajtura apostile.

Çfare eshte apostila
Eshte nje shenim specifik qe duhet te behet mbi origjinalin e çertifikates se dhene prej autoriteteve kompetente te vendit te te interesuarit, nga ana e nje autoriteti te identifikuar nga ligji i ratifikimit te vet traktatit.
Pra, apostila zevendeson legalizimin prane ambasades. Le te japim nje shembull: ne rast se nje person ka nevoj qe bej te vlefshme ne Itali nje çetifikate lindjeje e vjen nga nje vend i cili aderon ne kete konvente, nuk ka nevoj qe te shkoj ne ambasaden italiane per te bere legalizimin e dokumentit, por mjafton qe te paraqitet prane autoriteteve te vendit te tij per te bere shenimin specifik njohur si apostila. Pasketaj ky dokument duhet te njihet ne Itali, pasi edhe Italia ka ratifikuar kete konvente e ne baze te ligjit Italian, ai dokument duhet te konsiderohet i vlefshem, edhe pse eshte i pergatitur ne gjuhen e vendit. Ne kete rast mjafton nje perkthim i thjeshte qe mund te behet edhe ne Itali ne menyre qe te jete i vlefshme per autoritetet italiane. Pra mjafton nje perkthim normal i bere ne Itali.

Preçizoj qe konventa ka te bej ne menyre specifike me heqjen e legalizimit te akteve publike te huaja mes te cilave futen, pasi jane parashikuar shprehimisht nga konventa, dokumentat qe jepen nga nje autoritet ose nje funksionar vartes i nje administrate shteterore, perfshire ato te formuluara nga hetuesi i shtetit, nga nje kancelier, nga nje nenpunes gjyqsor, dokumentat administrative, aktet notariale, deklaratat zyrtare qe tregojne nje rregjistrim, verifikimin mbi nje date te caktuar, nje autentifikim firme te vene ne nje akt privat, ndersa perkundrazi nuk vihet mbi dokumentat e pergatitura nga nje agjent diplomatik ose konsullor ose mbi dokumentat administrative qe i referohen nje operacioni tregtar ose doganor.
Pra siç e kemi pare, te gjitha çertifikatat tradicionale qe kane te bejne me familjen perdoren direkt ne gjuhen origjinale me apostilen e vene prej autoriteteve kompetente, por vetem nga ata qytetare qe vijne nga ato vende qe kane ratifikuar konventen.

Gama e dokumentave qe mund te kalojne nevojen e legalizimit, nepermjet kerkeses e shenimit te ashtuquajtur “apostila” direkt nga autoritetet e vendit te origjines eshte shume e gjere. Mbi te gjitha behet fjale per dokumenta qe normalisht kane te bejne me raporte familjare, lidhje familjare, situata te cilat ne pergjithesi intersojne gati te gjithe emigrantet.
Duke lene menjane vendet te cilat perfitojne edhe nga konventa te tjera ne BE, le te elenkojme vendet qe kane ratifikuar Konventen e Hages e qe mund te perdorin apostilen:
Japonia
Jugosllavia
Zvicera
Turqia
Argjentina
Armenia
Austria
Belize
Brunei
Qipro
El Salvador
Federata Ruse
Izraeli
Letonia
Liberia
Lituania
Malavia
Malta
Meksika
Niue
Panama
Republika çeke
Rumania
San Kristofer e Nevis
San Marino
Seishel
SHBA
Afrika e Jugut
Hungaria
Venezuela
Antigua e Barbuda
Bahamas
Barbados
Biellorusia
Bosnja Herxegovina
Bostvana
Kroacia
Figi
Lesoto
Maqedonia
Mauricius
Sllovenia
Suazilend
Suriname
Tongo
Ucraina

Shume prej ketyre vendeve jane te nje interesi te veçante nga pikpamja migratore per Italine. Shpresojme qe shume te tjere te aderojne ne kete konvente pasi mund te kontribojne ne lehtesimin e jetes se qytetareve te tyre.

Per individualizimin specifik te zyres kompetente te çdo vendi, e cila eshte e ngarkuar per venien e apostiles ne çertifikate referojuni ligjeve individuale te ratifikimit te çdo vendi.