Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Preçizime mbi sanatorian

Kane mundesi qe te rregolarizohen te gjitha kategorite e punetoreve. Kjo vjen si rezultat i nje sensibilizimi ne rritje te forcave politike e sociale lidhur me nevojen e garantimit te nje mundesie rregolarizimi pas nje qeverisjeje te keqe qe qeveria i ka bere flukseve migratore, qe ka qene shkak i nje prezence te forte te punetoreve te huaj ne kushte jo te rregullta.
Fillimisht kategoria e interesuar per rregolarizim eshte individualizuar vetem per punetoret shtepiak (colf e badanti), por me tej, per shkak te tregut te punes, eshte shtrire edhe per kategori te tjera. Ne rast se nuk do te jepej kjo mundesi, ekzistonte rreziku qe te gjithe punetoret ne kushte te pa rregullta, te tentonin qe te rregolarizoheshin duke shfrytezuar sanatorian per colf e badanti, duke krijuar karta fallso.
Pra, per te garantuar nje shfaqje efektive te punes se zeze, e nje vazhdimsi efektive te raporteve te punes eshte bere nje projektligj, i cili i jep kete mundesi edhe kategorive te tjera.

Punedhenesi

Duhet theksuar qe mundesia e rregolarizimit lidhet me iniciativen e punedhenesit. Eshte vet punedhenesi i cili vendos nese do te rregolarizoj ose jo punetorin e huaj.
Punedhenesi i cili vendos te mos e rregolarizoj vartesin e tij (nuk ka rendesi ne eshte punetor shtepiak apo i punenesuar ne ndonje ndermarrje), eshte subjekt i ndjekjes per shkalje te ligjit, duke instauruar e duke mbajtur ne vijim nje raport pune te parregullt me nje punetor jo komunitar. Rregolarizimi lejohet vetem per raportet e punes qe jane akoma ne vijim. Nuk mund te imagjinohet rregolarizimi i nje qytetari te huaj qe nuk eshte duke punuar por qe ka gjetur mundesine e punesimit prane nje familjeje apo nje ndermarrje.

Punedhenesi i cili vendos qe te rregolarizoj punetorin e huaj nuk denohet per te gjitha shkeljet e normave qe lidhen me qendrimin e te karakterin financiar. Perkundrazi e mbron nga kontrolle te ndryshme e nga nje sere pergjegjesish shume te renda (civile, administrative, fiskale e penale) per shkelje ne vijim.
Punedhenesi, duke nisur kerkesen per rregolarizim SHMANG, vetem per faktin qe ka paraqitur kerkesen, te gjitha shkeljet qe ka bere ne te kaluaren.
Ne rast se rregolarizimi nuk autorizohet, ndoshta per motive te panjohura per punedhenesin, gjithesesi ai ka bere diçka te nevojshme per te pasi eviton rrezikun e sanksioneve qe mund t’i jepen edhe me kohe me vertetimin e nje raporti te parregullt pune me nje qytetar jo komunitar.

Tre muajt paraprake

Deklarata e shfaqjes se punes se pa rregullt, qe duhet te perpilohet nga punedhenesi, i referohet nje raporti pune ne vijim prej te pakten tre muajsh. Per kete qellim eshte bere nje preçizim, nje interpretim i restriktiv i ligjit, nepermjet nje qarkoreje te Ministrise se Brendeshme te 9 shtatorit.
Ne fakt, norma qe flet per tre muajt, eshte formuluar ne menyre te tille qe le hapsire per mundesine e rregolarizimit edhe te atyre qe jane duke punuar por jo qe prej 3 muajsh. Teksti i ligjit flet per nje raport pune te instauruar “… ne tre muajt para…” hyrjes ne fuqi te ligjit.
Nga kendveshtrimi letrar mund te interpretohet si nje raport qe eshte instauruar ne tre muajt e meparshem edhe pse mund te mos jete ushtruar per te gjithe periudhen. Per shembull, mund te jete i vlefshem nje raport i instauruar edhe nje jave para hyrjes ne fuqi te ligjit.
Pas deklaratave te para te cilat linin te kuptonin nje aplikim me te gjere, Ministria e Brendeshme ka preçizuar qe duhet te behet nje interpretim restriktiv. Pra, raporti i punes objekt i rregolarizimit duhet te jete ne vijim e te kete filluar prej nje periudhe jo me pak se sa tre muaj para hyrjes ne fuqi te normatives (10 qershor), si per colf e badanti per edhe per punetoret e tjere.
Prembledhje: mund te perfshihen ne sanatorie vetem ato raporte pune qe sot jane akoma ne vijim e qe kane filluar para dates 10 qershor 2002.

Kush mund te rregolarizohet?

– Punetori i huaj qe eshte pa lejeqendrimi;
– Te gjithe ata qe ne te kaluaren kane patur nje lejeqedndrimi, por qe ka skaduar apo qe i eshte refuzuar rinovimi;
– Kush ka nje lejeqendrimi qe nuk lejon aktivitet pune (turizem, shendet, kura mjeksore, studime, residence te perkoheshme etj)

Ministria e Brendeshme nuk ka bere akoma asnje preçizim lidhur me tipologjine e qendrimeve, ndaj per momentin nuk mund te japim informacione lidhur me llojet e lejeqendrimeve te cilat do te perfshihen ne rregolarizim.
Per shembull, mund te konsiderohet qe nje i huaj i cili ka nje lejeqendrimi ne pritje te njohjes se statusit te refugjatit (natyrisht qe eshte duke punuar qe prej 3 muajsh), mund te perfshihet ne sanatorie. Sikurse te gjithe ata qytetare jo komunitare qe kane kerkuar njohjen e statusit te refugjatit e qe ju eshte mohuar dhenia e lejeqendrimit.
Gjithashtu dyshime mund te ngrihen edhe per ata qe kane nje lejeqendrimi ne kushte vlefshmerie por qe lejon nje aktivitet te kufizuar pune, siç mund te jete lejeqendrimi per motive studimi. Gjithashtu edhe ne rastin e punetoreve te spektaklit, ne rast se punedhenesi i tij demostron qe te jete i interesuar, edhe per kete kategori prodhuese konvertimi eshte i mundshem.
Ekzistojne dyshime lidhur me mundesine e regolarizimit te te huajve te cilet jane titullar te nje lejeqendrimi me cilesine e te transferuarve te nje ndermarrje te jashteme, te autorizuar per te hyre ne Itali per ekzekutimin e punimeve te ankandeve. Ne kete rast behet fjale per punetore te cilet kane nje lejeqendrimi kohezgjatja e te cilit varet me punimet e ankandit. Duke qene qe kjo frome e punetoreve nga jashte fsheh nje forme ndermjetesie te kraheve te punes, aty ku eshte e mundur, keta punetore mund te konsiderohen me te gjitha efektet e ligjit si vartes te ndermarrjes italiane qe i shfrytezon ata konkretisht, per kete arsye duhet te perfshihen ne rregolarizim. Kemi perballe nje raport te pa rregullt pune, instauruar si nje ndermarrje italiane e duke e fshehur nen format e punes te ushtruara per llogari te nje ndermarrjeje te jashteme.
I japim keto konsiderata pasi ne sanatorian e meparshme eshte bere nje aplikim analog i rregolarizimit. Ne vitet e kaluara mundesia e rregolarizimit eshte aplikuar ne menyre me te gjere duke i konsideruar te gjitha raportet e punes ne kushte te pjeseshme apo te plota irregolare, duke i dhene mundesi, keshtu, edhe subjekteve titullare te nje lejeqendrimi ne kushte vlefshmerie qe te rregolarizonin poziten e tyre duke bere te mundeshme mundesine e nje pune stabile ne Itali, duke lejuar rregolarizimin pavaresisht nga titulli i lejeqendrimit.
Per te bere nje dallim mes punes komplet te zeze e asaj gri, nuk ka asnje kuptim qe te lejohet rregolarizimi i klandestinit klasik, e te mos lejohet rregolarizimi i nje subjekti qe eshte duke ushtruar aktivitet pune ne kushte te pa rregullta edhe pse ka nje lejeqendrimi qe i lejon atij qe te qarkulloj lirisht ne territorin italian. Kjo edhe per faktin qe sanatoria ka si qellim qe te nxjerri ne drite te gjitha tipet e puneve ne kushte jo te rregullta e jo vazhdimesine e tyre.

Kush nuk mund te rregolarizohet

Mbeten te perjashtura kategori te shumta, per te cilat urojme, ne kuadrin e konvertimit te projektligjit, te behen modifikime te tilla qe te lejojne nje aplikim me te gjere te rregolarizimit.
Mbeten te perjashtuar te gjithe te huajt te cileve ju eshte dhene nje provediment espulsioni per motive te ndryshme nga mungesa e rinovimit te lejeqendrimit.
Nje i huaj i cili ka patur nje lejeqendrimi te cilit i eshte refuzuar rinovimi e si rrjedhim i eshte dhene provedimenti i espulsionit, mund te rregolarizohet.
Perkundrazi, perjashtohen te gjithe ata qe kane marre nje provediment espulsioni pasi jane gjendur ne Itali ne kushte ilegale.
Nuk eshte e drejte qe te behet nje dallim i tille mes te huajve me me shume apo me me pak fat.

Nuk mund te rregolarizohen subjektet te cilet jane denoncuar apo jane denuar (edhe me sentence jo definitive) per nje nga krimet e parashikuara nga artikujt 380 e 381 te Kodit te Proçedures Penale, me perjashtim te rastit kur i eshte dhene nje provediment pafajesie, ose kur me kalimin e kohes eshte reabilituar.
Le te japim nje shembull. Ne artikujt 380 e 381 jane permendur nje sere krimesh, te cilat perfshihen nga vjedhja e siper. Edhe per krime shume te lehta siç mund te jete vjedhja e nje gjeje te vogel ne supermekat, thjesht edhe sikur te jete bere denoncimi, edhe ne kete rast perjashtohet nga regolarizimi. Edhe ne kete pike te ligjit jane bere shume kritika pasi edhe shume krime te vogla ( te ashtuquajtura krime te varferise), edhe keto perjashtojne mundesine e rregolarizimit. Te tilla mund te jene vjedhja e nje biciklete, vjedhja e energjise elektrike etj.

Nga ana tjeter, ka nje sere krimesh te vogla te cilat nuk perfshihen ne artikujt 380 e 381 te Kodit te Proçedures Penale. I tille eshte zenia abuzive e nje shtepie, shitja e prodhimeve fallso, dehja, shtytja e te miturve ne lypje, refuzimi i dhenies se identitetit personal, fallsifikimi i nje lejeqendrimi autentik (zevendesimi i fotografise e emrit).
Perkundrazi fshehja apo blerja e dokumentave fallso (hipoteza me frekuente) nuk lejon rregolarizimin, pasi behet fjale per nje krim qe perfshihet ne artikujt 380 e 381.
Nuk perfshihen ne rregolarizim subjektet e konsideruara te rrezikshme per sigurine e Shtetit e per rendin publik, e te cileve ju jane dhene masa parandaluese.

Espulsionet (debimet)

Kujtoj qe ne sanatorien e meparshme (1998) norma perjashtonte te gjithe ata te cileve ju ishte dhene nje provediment espulsioni. Ne ate rast, nje interpretim i metejshem i bere nga Ministria e Brendeshme dha mundesine e modifikimeve. U be e mundur qe se bashku me kerkesen per rregolarizim, te behej edhe nje kerkese per revokimin e provedimentit te espulsionit, kerkese kjo qe i drejtohej Prefektit te vendit qe ishte dhene espulsioni. Behet fjale per nje kerkese e cila nuk detyron Prefektin qe te heqi automatikisht provedimentin e espulsionit. Analizohen rast per rast. Megjithate, ne 1998, jane hequr te gjitha provedimentet e tipit administrativ.
Lidhur me kete hipoteze mbetet problemet qe lidhen me afatet.
Urojme qe ne te ardhmen, edhe per kete sanatorie, te mbetet e njejta mundesi, duke dhene nje perfundim pozitiv kerkesave per revokimin e espulsionit brenda limiteve te rregolarizimit. Gjithashtu, ne baze te urdherit juridik italian, eshte e mundur qe te paraqitet kerkesa per revokimin e provedimentit te espulsionit e gjithmone eshte e mundshme per prefektin qe te vendosi nese do ta japi ose jo. Ndaj keshilloj te gjithe ata qe kane kete problem qe te paraqesin gjithesesi kerkesen per rregolarizim te shoqeruar me nje kerkese te revokimit te provesimentit te espulsionit drejtuar te njejtit prefekt qe ka dhene espulsionin e per njohuri kuestures se vendit ku zhvillohet ky raport pune, e qe do te bej ekzamininmin e kerkeses.

Natyrisht, qe nje espulsion (debim) administrativ ka me shume mundesi qe te revokohet ne krahasim me espulsione te cilat jo vetem jane notifikuar por jane ekzekutuar me shoqerimin e menjehershem ne kufi.
Ne mendojme qe eshte i veshtire revokimin (heqja) e provedimentit te espulsionit personave te cilet jane shoqeruar jashte Italise, per te cilet edhe pse ka qene e ndaluar kane rihyre perseri.
Perkundrazi, per te gjithe ata te cileve ju eshte bere ftesa per te lene territorin Italian, por qe kane qendruar, ka shume shpresa ne ne kuadrin e sanatorias t’u njihet mundesia e heqjes se espulsionit.
Me qene qe sanatoria eshte nje ngjarje e ralle, te gjithe punetoret e debuar te cilet citova me siper, nuk kane asgje per te humbur ne rast se kerkojne rregolarizimin, e qe punedhenesi i tyre te tentoj gjithesesi qe te vej ne rregull raportin e punes.

Hapsira shengen

Siç eshte e njohur, nuk vlejne vetem provedimentet e espulsionit te dhena nga autoritetet italiane por te GJITHA provedimentet e “sinjalizimit me qellim mos lejimin ne territorin e shtetit” te inseruara ne sistemin operativ SHENGEN nga ana e vendeve qe aderojne ne te.
Ne rast se nga njera ane kemi shume shpresa lidhur me heqjen e espulsionin administrativ te dhene prej autoriteteve italiane, ndodh e kunderta kur kemi te bejme me provemdimentet e dhena nga autoritetet e huaja (edhe pse kerkesa mund te niset nga autoritetet italiane). Eksperienca e sanatorieve te meparshme na meson e demostron qe kane qene shume te pakta rastet e rregolarizimit ne Itali kur espulsioni eshte dhene nga autoritete e nje vendi tjeter evropian.
Kujdes jo vetem karshi provedimenteve te espulsionit te dhena ne Itali, por edhe nga provedimenetet e largimit apo te debimit te sinjalizuara ne S.I.S. te bera nga vende te tjera evropiane.

Sa deklara mund te bej nje punedhenes?

Ne rastin e puneve shtepiake, nje familje mund te rregolarizoj vetem nje person. Nuk ekzistojne limite numerike per personat qe bejne asistencen familjare (badanti). Kjo me kushtin e nje personi vertet te semure e qe ka nevoj per nje asistence 24 oreshe. Per te gjitha tipologjite e tjera te punes, punedhenesit mund te rregolarizojne te gjithe punetoret e huaj qe aktualisht jane punesuar ne kushte jo te rregullta.

Çdo te thote raport pune ne vijim

Ndodhemi ne nje moment qe sapo ka mbaruar periudha e pushimeve verore. Gati te gjitha ndermarrjet nderpresin aktivitetin e tyre ne kete periudhe e per kete arsye punetoret tentojne qe te nderpresin aktivitetin e te perfitojne per t’u kther ne shtepite e tyre e me pas per te rihyre ne Itali. Jemi duke foluar kryesisht per persona qe vijne nga Evropa Lindore, per te cilen nuk ka nevoj per vize, siç mund te jete Rumania, per te cilet mjafton te deklarohet qe hyrja behet per motive turizmi. Mund te imagjinohet qe shume punetore rumune ne gusht te jene kthyer ne Rumani. Ne kete rast mund te thuhet qe raporti nuk eshte nderprere e nga kendveshtrimi legal vazhdon me te gjitha efektet. Vlen i njejti arsyetim edhe ne rastin kur ky raport pune nderpritet perkohesisht per shkak te semundjeve apo per marrveshje mes punetorit e punedhenesit te tij.
Me qene qe kerkeses per rregolarizim i bashkangjitet edhe nje fotokopje e plote e pashaportes, kuestura do te verifikoj, ne baze te vulave qe rezultojne ne te, ne rast se raporti i punes ka filluar qe prej tre muajsh. Mund te imagjinohet kur nje person ka nje vule hyrjeje pas dates 10 qershor, ne kete rast duhet te japi shpjegime.

Keto probleme do te verifikohen per shume persona. Eshte e vertet qe proçedura e vendosur nga Ministria e Brendshme nuk parashikon proven e prezences ne Itali para nje date te caktuar, siç ishte sanatoria e vitit 1998.
Por edhe pse mund te mos kerkohen shprehimisht keto prova mbi prezencen e punetorit, nuk duhet gjithesesi te rezultojne elemente prove ne kuptimin e kundert.
P.sh. : ne rast se nje punedhenes do te deklaroj qe nje person punon prane ndermarrjes se tij prej te pakten 3 muajsh e me pas do te verifikohet (nepermjet nje kontrolli) qe ky punetor ka filluar pune ne kete ndermarrje vetem para nje muaji, eshte e qarte qe deklarata do te konsiderohet fallso.
Karshi atyre qe bejne deklarata fallso eshte parashikuar nje sanksion penal e burgim nga 2 ne 9 muaj.