Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Speciale Melting Pot 10 vjet pas mbytjes së anijes fantazëm

Për të mos harruar tragjedinë më të madhe të detit në 50 vjetët e fundit

Redaksioni i Melting Potit ka përgatitur një speciale audio dedikuar përmbytjes së “anijes fantazëm” gjatë natës midis 25 dhe 26 dhjetorit 1996, kur 283 emigrantë të ardhur nga Azia drejt Italisë humben jetën te përmbytur në gjuhën e detit midis Maltës dhe Portopalos së Capo Passeros, në Siçili.
10 vjet pas asaj dite, duam të ripërshkruajmë këtë histori nëpërmjet zërave të gjithë atyre që me kurajo e krenari deshën të nxjerrin në pah të vërtetën e fshehur për kaq kohë.
Ky tregim për ne do të thotë të flasim për atë që ndodh ende sot në detin mesdhetar. Ai nuk është më udhekryq e vendtakim popujsh, siç na tregon historia, por kufi që i kushton shpeshherë jetën atij që mundohet t’a kalojë.
[ Dëgjo emisionin komplet ] (zgjatja 1 orë)
Publikojmë në tërësi audion e të gjithë intervistave të përdorura për përmbledhjen e këtij speciali.
Falenderojmë vecanërisht Renato Sartin dhe gjithë Teatrin e Kooperativës të Milanos, që na ka lejuar të përdorim audion e spektaklit “Anija fantazëm“.

Intervistë me Salvo Lupo, peshkatari siçilian që gjeti të ngatërruar në rrjetën e vet të peshkut letërnjoftimin e Ampalagan Ganeshut, një nga viktimat e përmbytjes. Falë denoncimit të tij, që i kushtoi jo pak telashe, u arrit të gjendet vendi i saktë i përmbytjes së anijes, e cila ndodhet ende në fund të detit me ngarkesën e tij njerëzore.
Shko tek intervista
Intervistë me Giovanni Maria Bellun, gazetar i La Repubblica dhe autor i librit “Fantazmat e Porto Palos” që, pasi njohu Salvo Lupon rastësisht, nisi një hetim mbi përmbytjen, gjatë të cilit arriti të filmojë reliktin e anijes fantazëm, dukei treguar të gjithëve që të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave “nuk kishin gënjyer”.
Dëgjo intervistën
Intervistë me Renato Sartin, aktor, regjizor dhe autore teatri,që prej 2004-ës, së bashku me Gian Maria Bellun dhe Bebo Stortin, ka vënë në skenë ne gjithë Italinë spektaklin “Anija fantazëm”. Eshtë e rëndë, siç thotë ai, nëse teatri merr mbi vete detyrën për të zëvendësuar politikën apo gjykatën ose kur e vetmja mënyrë për të përpunuar zinë është t’a shfaqësh mbi një skenë teatri.
Dëgjo intervistën
Intervistë me Simonetta Criscin, avokat i Shoqatës pa Kufi dhe që së bashku me Dino Frisullon është përpjekur prej 1996-ës të nxjerrë ne pah të vërtetën mbi tragjedinë. Aktualisht është avokate e 31 familjeve pakistaneze, që në atë rast humbën njerëzit e tyre dhe që janë akuzues në proçesin penal që ka filluar.
Dëgjo intervistën
Intervistë me Alfonso Di Stefanon, anëtar i Attac Sicilia dhe i Rrjetit Antiracist Katanez, ndër të paktët siçilianë që ka ndjekur e treguar këtë ngjarje në të gjitha fazat e saj, duke luftuar përditë për të drejtat e emigrantëve në Siçilinë lindore. Ai është gjithashtu midis organizatorëve të iniciativave antiraciste 10 vjet pas përmbytjes.
Dëgjo intervistën
Intervistë me Shabir Mohammed Khan, president i Shoqatës së Punëtorëve Pakistanezë ne Itali. Ka qënë gjithmonë në krah të familjeve që prej momentit kur denoncuan ngjarjen. Për shumë kohë bashkëpunoi me Dino Frisullon në kërkimin e anijes Johan, e braktisur pas përmbytjes në Reggio Calabria, në një kohë kur autoritetet italiane mohonin ngjarjen.
Dëgjo intervistën
Artikull i Milena Zappon e Alessandra Sciurba.

* Shko tek arkivi i Melting Pot mbi tragjedinë e Porto Palos