leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 

Shtypi dhe ksenofobia; rregullat e perdorimit

e Giovanni Maria Bellu

Nga Repubblica.it on line e 4 shkurtit 2007

Komisioni i propozuar nga Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuar dhe i mbingarkuar per hartimin e nje kodi sjelljeje për shtypin në mbrojtje të emigranteve nisi punë te enjten e shkuar. Që në fillim u bë i dukshëm kompleksiteti i kësaj nisme. "Karta e Treviso-s" (që përcakton rregullat për mbrojtjen e të miturve) është model nga i cili mund të merren shembull disa vija udhëheqëse, por cështja shtyp-emigracion ka edhe probleme të tjera më të vështira. P.sh.: si mund të dallohen shfaqjet ksenofobe në shtyp nga klishetë e fejtonet e zakonshëm gazetareskë?
Historia ëshë e vjetër. Në kohët kur Italia nuk ishte ende vend emigrimi, ajo ekzistonte ndaj qytetarëve jugorë e ishullorë. Mund të ndodhte që shprehje si "bandit sardenjas" (që kishin një logjikë sepse tregonin jo vetëm prejardhjen, por edhe një mënyrë banditizmi) të zgjeroheshin në raste krejt të ndryshëm. P.sh. Flavio Carboni mund të thirrej "mafioz sardenjas", ndërsa Roberto Calvi nuk ishte kurrë "falimentuesi lombard".
Në pritje të kodit të sjelljes, ka mundësi që, duke përdorur eksperiencën ksenofobe rajonale, t’i sugjerohet lexuesve dhe kolegëve një sistem të thjeshtë, por efikas, për të kuptuar kur përcaktimi i statusit (emigrant,klandestin,etj.) ose i nënshtetësisë janë pjesë e lajmit dhe kur, në të kundërt, përmbajnë paragjykime.
Eshtë e thjeshtë, mjafton që një qytetar italian të hapë letënjoftimin, e të shohë vendlindjen. P.sh. "Vendlindja: Milano". Pastaj të kontrollojë disa tituj gazetash që përmbajnë përcaktimin e statusit ose të nënshtetësisë dhe t’a zëvendësojë me epitetin "milanez", pë të parë se ç’ndodh.
Për t’i lehtësuar provën, kemi sjellë si shembull një kampion lajmesh të nxjerra nga agjensitë gjatë muajit janar. Ja disa resultate: "Vit i Ri: një milaneze lind dhe hedh të miturin nga dritarja", "Kërcënon bashkëkombetaren dhe burrin e saj; arrestohet milanezi", "Arrestohet milanezi per kontrabandë cigaresh", "Një milanez provokon aksident pastaj i vë flakën 2 veturave", "Në burg një milanez qep gojën dhe ngul hekurat ne kokë", Një provë të tillë e kemi bërë edhe me qytete të tjerë, me resultate jo më pak të habitshëm.

Po t’i bashkonim këtij eksperimenti edhe faktin që në jetën e vërtetë disa persona na shikojnë me dyshim, me siguri nuk do na vinte për të qershur. Ata persona do ishin të gatshëm të shikonin tek ne një propension pozitiv ndaj krimit, vetëm për faktin që jemi nga Bergamo, Cagliari, Milano apo Bari. Kjo është ç’ka ka ndodhur në 15 vitet e fundit, siç del nga të gjitha hetimet e sondazhet.
Imazhi i emigrantit është shumë larg emigrantit real. Mendohet që është myslyman kur është kristian, që ka ardhur nga deti kur ai ka ardhur nga toka,etj,. Të trullosur nga terma si "sulm", "valë", "pushtim", qytetarët italianë kujtojnë se emigrantët janë më shumë se ç’janë në të vërtetë. Këta janë resultate që bëjnë të lindin pyetje shqetësuese jo vetëm mbi kodin profesional, por mbi gjithë gazetarinë italiane tout-court.

Përktheu e redaktoi: Dr.Adriatik Sado.

[ domenica 4 febbraio 2007 ]

| presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2007 creative commons |