leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 
share

Deklarata e mikpritjes (dichiarazione di ospitalità)

Eshte nje deklarate nepermjet te cilet pohohet mikpritja ne shtepine e te interesuarit te nje emigranti ekxtrakomunitar. Kjo deklarate duhet te behet nga titullari i kontrates se qerase, duke e shoqeruar kete deklarate me fotokopjen e denoncimit te bere (cessione di fabbricato) e me fotocopjen e nje dokumenti identiteti te tij. Gjithashtu eshte e nevojshme qe te bashkangjitet edhe fotokopja e kontrates se shtepise e cila duhet te jete e rregjistruar, e qe duhet te jete ne emrin e personit qe jep ospitalitet. Te gjitha keto detyrime duhet qe te ribehen ne rastin e nderrimit te shtepise.

Kur behet fjale per emigrante pa lejeqendrimi, shume shpesh personi qe mikpret – edhe pse eshte i detyruar legalisht – nuk prezantohet ne kuesture per denoncimin e ospitalitetit, duke evituar qe te ekspozoj mikun e tij karshi rrezikut te nje provedimenti espulsioni. Ne projektligjin e konvertuar ne ligj, eshte parashikuar nje lloj mini-sanatoria, edhe per te gjithe ata qe deri me sot nuk kane respektuar kete detyrim. Ne paragrafin 9 bis te artikullit 1 parashikohet qe: “... per subjektet qe nuk jane punedhenesit detyrimi i komunikimit te shtepise, sikurse parashikohet ne art.7 te TU , e mund te kryhet deri me daten 11 nentor 2002” Pra, brenda 11 nentorit 2002 duhet te prezantohet deklarata e mikpritjes edhe pse ajo mund te kete filluar prej shume kohesh e qe nuk eshte denoncuar brenda 48 oresh siç parashikohet nga ligji. Gjithesesi mikpritesi nuk rrezikohet nga asnje sanksion.

[ giovedì 24 ottobre 2002 ]

TELE RADIO CITY s.c.s. Onlus - P.I. 00994500288 - Iscr. Albo Soc. Coop. n. A121522 | presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2010 creative commons |