Karta e qendrimit - Nje shembull diskriminimi
Pershendetje. Prej gati nje viti jam bere qytetare italiane. Ne vitin 2002 kane ardhur qe te jetojne me mua prinderit e mi qytetare ekstrakomunitare me te cilet kam bere bashkim familjar. Duke lexuar art. 9 te TU mbi emigracionin, paragrafi 2, kam vene re qe eshte e mundur qe ata te pajisen me karten e qendrimit me qene se jane “prinderit” bashkejetues te nje qytyetari italian, pavaresisht prej 6 vjeteve te residences ne Itali, qe sipas mendimit tim, eshte nje tregues qe parashikohet vetem per te huajt e indikuar ne paragrafin 1 te art. 9. Duke hetuar ne internet kam lexuar disa qarkore ministrore qe sqaronin p.sh. qe treguesit e parashikuar nga paragrafi 1, kerkoheshin vetem per kerkuesin e huaj e jo per familjaret e tij, te cilet mundet ne te njejten menyre qe te marrin karten e qendrimit, me qene se jane bashkejetues me kerkuesin e gezojne po ato te drejta. Si eshte e mundur qe kuestura e qytetit tim me ka thene qe per prinderit e huaj, te nje qytetari italian, duhet te mbetet treguesi i qendrimit ne Itali? Nuk ju duket qe behet nje diskriminim per familjaret e nje qytetari italian ne krahasim me familjaret e huaj ne poses te treguesve per karten e qendrimit?
Ky ka qene motivi me te cilin kuestura nuk me ka pranuar kerkesen e bere per prinderit. Ne qofte se do ta hedh ne gjyq, jam e bindur qe do ta fitoj. Por perse duhet te pesoj kete torture kur ne pjese te tjera te Italise njihet kjo e drejte?
Ne baze te ligjit e ne baze te kushtetutes dime qe nuk mund te ekzistoj asnje diference mes qytetareve italiane qe ne lindje me ata qe jane bere qytetare italiane, e si rrjedhim te te gjithe rruajne te drejten e trajtimit te barabarte. Art. 9, paragrafi 2 i TU (qe nuk eshte modifikuar nga ligji Bossi Fini), preçizon qe: “karta e qendrimit mund te kerkohet edhe nga i huaji, bashkeshort ose femije i mitur i nje prindi, bashkejetues me nje qytetar italian ose qytetar i nje prej vendeve anetare te BE, resident ne Itali”.
Eshte e qarte qe per qytetaret e huaj qe gjenden ne nje situate te veçante si kjo e lidhjes familjare dhe e bashkejeteses me nje qytetar italian, dhenia e kartes se qendrimit eshte me e thjeshte. Eshte me e thjeshte pasi nuk kerkohet nje qendrim pre 6 vjetesh per te marre karten e qendrimit. Me fjale te tjera, edhe sikur prinderit e ketij personi te ishin ne Itali vetem prej nje viti, kane gjithesesi te drejte qe te pajisen me karte qendrimi, duke ju shmangur rregullit te stabilizuar qe parashikon nje qendrim minimal prej 6 vjetesh. Kjo ne baze te normes specifike qe sapo cituam, norme qe favorizon personat e huaj qe jetojne me qytetarin italian.
Ne rastin specifik na paraqitet nje kuesture e cila pretendon qe prinderit te demostrojne nje tregues “qendrimin e gjate ne Itali” edhe pse nuk kerkohet nga ligji, ndryshe nuk do te kishte asnje arsye qe te behej dallim mes kartes se qendrimit per ekstrakomunitaret me ata qe kane lidhje me nje qytetar italian.
Ligji mbi kete argument eshte shume i qarte e nuk ka nevoj per sqarime te metejshme ose per interpretime nepermjet qarkoreve ministrore.
Ky eshte nje shembull tipik i shtemberimit te interpretimit e praktikave operative ne kuestura te ndryshme. Si rrjedhim nuk mund te sugjerojme rruge te tjera se jo ate te drejtimit ne Ministrine e Brendshme e cila te parashikoj ne dhenien e udhezimeve perkatese ne kueturen e interesuar per aplikimin korrekt te ligjit. Behet fjale per nje rruge akoma edhe me te veshtire nga ajo e drejtimit ne TAR e pa qartesine e nje pergjigjeje.
Nuk na mbetet gje tjeter veçse ta keshillojme te interesuaren qe te ne rast se provedimenti i kuestures do te jete negativ, te bej nje rikors ne TAR, edhe pse e dime qe afatet jane shume te gjata. Kuptohen mire motivet per te cilat e interesuara kerkon me urgjence dhenien e kartes se qendrimit per prinderit. Me kete jane te lidhura shume forma te asistences sociale te cilat fatkeqesisht mohohen ne rastin e pajisjes se nje lejeqendrimi normal. Duke filluar nga pensioni i invaliditetit civil per te arritur tek asenji social. Situata te kesaj natyre shohim shume, do te deshironim nje ilaç per çdo semundje, por fatkeqesisht kjo gje jo gjithmone eshte e mundur.
[ sabato 6 dicembre 2003 ]
|