leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 
share

31 janar 2004 – Manifestime evropiane per te drejtat e emigranteve

Intervista me M. Riccardi e S. Mezzadra i Tavolo Migranti

Per here te pare ne Evrope, njekohesisht ne te njejten dite, do te zhvillohen mobilizime ne vende te ndryshme me tre fjale kyç te perbashketa, te diskutuara ne Forum Sociale ne S. Denis ne nentor te vitit te kaluar ne France.

- per mbylljen e qendrave te denimit brenda dhe jashte Evropes;

- per rregolarizimin e te gjithe emigranteve ne Evrope;

- pernjohjen e te drejtes se azilit.

Jane parashikuar manifestime ne Spanje, France, Zvicer, Britanine e Madhe, Gjermani e Belgjike. Ne Itali manifestimet do te mbahen ne Torino, Rome, Kaltaniseta e Krotone.

Ne kuadrin evropian dhe per motivet qe e kane shtyre kete mobilizim do te flasim me Maurizio Riccardi e Sandra Mezzadra te Tavolo Migranti te Socia Foruam Italiano.

Pyetje: Maurizio, aksioni i korrikut te kaluar ne qendren e denimit ne Bari Palese gjate No Border Camp di dhe dita avropiane e 31 janarit perfaqesojne mundesine per te ndertuar nje rrjet evropian per te drejtat e njeriut?

Pergjigje: Te flasesh per rrjetin evropian ndodhta eshte pak si shume. Eshte duke u ngritur nje network i perbashket qe ka nisur nga Forum Seciale ne Paris me deklaraten qe proklamonte diten e 31 janarit si dite lufte, jo vetem kunder qendrave te denimit ne Evrope por edhe per rregolarizimin e emigranteve e per te drejten e azilit. Kjo dite do te kete nje dimension evropian me karakteristika te ndryshme ne realitete te ndryshme gjeografike.

P: A do te kete momente te iniciativave te cilat do te paraprijne diten e 31 janarit?

P: Iniciativat do te mbahen ne javen para dates 31 janar ne shume qytete italiane, me objektivin per te kujtuar qe dita e 31 janarit nuk eshte nje skadence e zakonshme por nje moment kalimi per rinisjen e luftes kunder ligjit Bossi Fini e kunder riperkusioneve qe ky ligj ka bere ne jeten e emigranteve e ne tregun e punes edhe per vert italianet.

P: çfare vlere merr kjo lufte e perbashket e te gjitha vendeve evropiane?

P: Para se gjithash normativa qe parashikon qendrat e denimit, ne fornmat e tyre te ndryshme, eshte nje normative evropiane, ashtu sikurse eshte vendosur ne nivel evropian e ardhmja e ketyre institucioneve, tendenca e te cilave eshte krijimi i tyre jashte kufijve te BE per te evituar problemet ne kuadrin e saj. Ne rast se lufta nuk arrin te marri nje dimension evropian rrezikon te humbasi absolutisht ne vonesat ne planin kombetar qe nuk ekziston me.

P: Sandro Mezzadra, cila eshte situata nderkombetare lidhur me politiken e kontrollit te migracionit?

P: Besoj qe eshte efektivisht nje problem i rendit te dites per te gjitha levizjet. Natyrisht qe ekzistojne specificitete te cilat nuk duhet te harrohen. Puna e emigranteve vitet e fundit eshte terren i mobilizimit dhe i shprehjes politike qe del tej kufijve te Evropes e te te ashtuquajturit perendim dhe ka prekur edhe vende qe nje kohe quheshin ne zhvillim, e sot eshte nje nga temat me te rendesishme te mobilizimit ne kuadrin e realiteteve sikurse India ose shume vendeve afrikane. Edhe pse ka shume diferenca qe ndajne realitetet evropiane nga ato te SHBA, duhet kujtuar qe ne dhjete vjetet e fundit ne SHBA levizjet e punetore emigrante kane qene element themelor dhe i rendesishem i levizjes sindikaliste amerikane.
Edhe pse 11 shtatori ka shkaktuar nje ngadalesim te proçesit te komunikimit mes levizjeve sindikaliste dhe emigranteve, gjuha e sindakalizmit ne vitin e fundit ka qene ajo e nje rinisjes se iniciativave nga vet emigrantet. Ky eshte nje nga argumentat kryesore rrotull te cilit sillet debati i levizjes brenda te majtes dhe ne opinionin publik.

[ venerdì 16 gennaio 2004 ]

TELE RADIO CITY s.c.s. Onlus - P.I. 00994500288 - Iscr. Albo Soc. Coop. n. A121522 | presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2010 creative commons |