Kemi te bejme me nje argument qe behet gjithnje e me i mprehte, nje e drejte qe perben nje te drejte te plote subjektive qe i njihet te gjithe qytetareve emigrante me qendrim te rregullt pavaresisht nga ekzistenza ose nga mundesia e kuotave, d.m.th. e limiteve numerike per hyrjen e familjareve.
Eshte nje e drejte e njohur ne nivel nderkombetar nga konventa n.143/1975 e Organizates Nderkombetare te Punes ne te cilen ka aderuar edhe Italia, e si e tille kushtezuese per urdherin juridik italian. Sidomos eshte kushtezuese per legjislatorin italian, pasi art. 10 i Kushtetutes imponon konformimin me parimet e stabilizuara nga konventat nderkombetare ne lende. Keshtu qe e drejta e bashkimit familjar nuk mund te kushtezohet aspak nga kuotat e hyrjes e nuk mund te ndryshet nga ana e legjislatorit te Shteteve qe aderojne ne konvente, por vetem mund te parashikohet ashtu siç ka ndodhur me Tekstin Unik (TU) mbi emigracionin qe ka stabilizuar nevojen e verifikimit te disponibilitetit te nje shtepie te pershtatshme e te nje te ardhure adeguate para autorizimit te bashkimit familjar.
Duke lene menjane keto rregulla, behet fjale per nje te drejte subjektive qe gjithesesi gjen gjithnje e me shume veshtiresi nga ana e administrates kompetente italiane, duke filluar qe nga konsullatat italiane qe, siç eshte e njohur, imponojne kohe pritje shume te patolerueshme per shqyrtimin e praktikave qe ne vetevete nuk kerkojne verifikime te veçanta me qene se, ne momentin ne te cilin autorizimi eshte dhene nga kuetura kompetente, autoritetet konsullore duhet vetem qe te verifikojne ekzistencen e lidhjeve martezore ose familjare mbi bazen e dokumentave e çertifikatave te dhena nga autoritetet kompetente te vendit te origjines.
Lidhur me kete pike eshte duke u perhapur nje praktike gjithnje e me frekuente prane konsullatave te ndryshme qe tentojne qe te kundershtojne vlefshmerine e ketyre çertifikateve, e tentojne te verifikojne vertetesine e ketyre dokumentave deri ne ate pike sa te krijojne paradokse te verteta. Gjithnje e me shpesh sidomos ne Gana e ne Nixheri, por e njejta gje eshte duke ndodhur edhe ne vende te tjera. Ndodh qe qytetare te cilet kane te drejten e bashkimit familjar e qe jane te pajisur me autorizim, kur prezantohen prane Ambasades Italiane per te verifikuar qe pas disa muajsh pritjeje, nese eshte gati viza e hyrjes, ju komunikohet nje pergjigje ne te cilen thuhet qe ne baze te verifikimeve te kryera çertifikata rezulton fallso ose e tjetersuar.
Rasti i nje qytetari nixherian
Para pak ditesh erdhi tek une nje qytetar nixherian, i cili me tregoi kopjen e çeertifikates se marteses te shoqeruar me nje fotokopie te rregjistrit origjinal te akteve te marteses se zyres se Nixherise e cila ka celebruar kete martese. Provedimenti i konsullates thote qe ne baze te verifikimeve te kryera nga nje avokat i besuar i ngarkuar i konsullates, kjo çertifikate rezulton e fallsifikuar.
Duke qene se ka kuptuar plotesisht motivin e provedimentit i skandalizuar nga motivimi i bere, i interesuari tregoi te gjitha fotografite e ceremonise se marteses. Mund te thuhet qe fotografite mund t’i referohen nje feste çfardo ditelindjeje (edhe pse kuptohet qarte qe burre e grua jane te veshur me rrobat e festes e qe te gjithe te pranishmit jane per martesen e tyre). Ne vija teorike fotografite nuk jane nje prove ne sensis teknik te berjes se celebrimit, ne baze te ligjeve te atij vendi. Per me teper, per te provuar vertetesine e çertifikates se marteses, i interesuari ka paraqitur nje tjeter vertetim te dhene personalisht nga funksionari titullar kompetent per gjendjen civile prane administrates nixheriane. Ne vertetim konfermohet jo vetem autenticiteti i certifikates te dhene me pare, por edhe çka eshte shkruar ne ate çertifikate e qe eshte rregjistruar ne zyren e gjendjes civile, duke i bashkangjitur serish kopjen e rregjistrit te gjendjes civile ne te cilin eshte shenuar martesa.
Nuk kuptohet se ne baze te cileve elemente te tjere administrata italiane konsideron fallso ate çertifikate ose fallso rrethanat e celebrimit te marteses. Per te qene te kujdeseshem kemi verifikuar qe i interesuari, i cili ka marre autorizimin per bashkim familjar ne Itali, te kete shkuar me te vertete ne Nixheri per te marre pjese ne celebrimin e marteses se tij. E gjithe kjo rezulton ne baze te dokumentave te pakundershtueshme, pra ne baze te vulave te hyrjeve e daljeve ne policite e ndryshme te kufirit qe demostrojne qe ky zoteri efektivisht ka shkuar, jo rastesisht, ne vendin e tij te origjines.
Gjendemi perballe nje situate me te vertete paradoksale: administrata italiane thote qe keto çertifikata jane fallso e administrata nixheriane insiston kur thote qe jane autentike.
Kujtoj qe persa i perket te drejtave te Shtetit e ne menyre te veçante marteses, aplikohen, e duhet te respektohen e njihen nga urdheri italian normat e vendit te origjines. Ne rast se kjo martese efektivisht eshte celebruar ne baze te ligjeve ne fuqi ne Nixheri, e kur rezulton qe nuk ka asnje shkelje te parimeve te pergjitheshme te urdherit tone juridik, ajo çertifikate duhet te konsiderohet e vlefshme e si rrjedhim ajo martese duhet te njihet me te gjitha efektet me qellim bashkimin familjar.
Si mund te kaperxehet ky paradoks?
Ne rast se administrata e Nixherise pohon autenticitetin e asaj çertifikate, atehere eshte e qarte qe administrata italiane mund te kundershtoj vlefshmerine vetem kur demostron konkretisht fallsitetin e asaj çertifikate apo te tjetersimit te saj. Ndryshe, nje pohim i thjeshte nuk mund te ligjeroj refuzimin e autorizimit te bashkimit familjar, ose me mire refuzimin e vizes se hyrjes per bashkim familjar karshi autorizimit te dhene nga kuestura kompetente.
Ne raste si kjo e vetmja mundesi per te patur nje dokument qe mund te konsiderohet legal per autoritetet italiane eshte qe te demostroj edhe nje here autenticitetin e çertifikates dhe efektivitetin e marteses se celebruar, pasi thjesht nje fotokopje nuk mund te konsiderohet nje dokument autentik e si rrjedhim nuk mund te vlej karshi nje gjykatesi italian per te kerkuar (ne baze te art. 30, paragrafi 6) nje provediment te karakterit urgjent qe urdheron administraten kompetente qe te japi vizen e hyrjes.
Nje keshille
Keshtu duhet t’i sugjerojme te interesuarit qe te pergatisi dokumenta ne origjinal, çertifikatat e perkthyera e te legalizuara prane selise konsullore italiane qe ka thene qe ato dokumenta jane fallso. Mund te duket si loje pasi mund te kuptohet menjehere qe konsullata, ne menyre qe te mos pergenjeshtroj veteveten, mund te refuzoj legalizimin e atyre dokumentave, qe jane paraqitur ne forme origjinale, duke thene qe ka verifikuar qe jane fallso (pa shpjeguar aspak se ne baze te cilave elemente provohet ky fakt).
Alternativa
Ne nje rast te kasaj natyre, qe fatkeqesisht ndodh shpesh, mund te sygjerojme nje zgjidhje alternative, qe ky dokument te jepet prej autoriteteve konsullore kompetente te vendit te origjines se te interesuarit ne Itali, nje çertifikate e cila te konfermoj, duke ju referuar kontrolleve e verifikimeve te bera, autenticitetin e kesaj çertifikate dhe efektivitetin e mateses se celebruar (ne daten e treguar ne çertifikate) si dhe efektivitetin e rregjistrimit te asaj martese ne rregjistrin qe mbahet nga zyra kompetente e gjendjes civile te administrates lokale.
Karshi nje çertifikate te kesaj natyre, te dhene direkt ne gjuhen italiane nga perfaqesia konsullore, e cila i referohet ne menyre specifike te gjitha dokumentave te permendura, me verifimin e bere dhe autenticitetin e tij, gjendemi ne poses te nje dokumenti-çertifikate qe duhet te njihet si legale nga ana e autoriteteve gjyqsore italiane me kushtin e vetem qe berjes se legalizimit te tij ne prefekture.
Siç e kemi theksuar, ne prefekture gjenden te depozituara firmat e funksionareve konsullore te vendeve te ndryshme, gje e cila lejon qe kjo çertifikate te konvalidohet ne Itali, me dhenien e saj nga autoritetet konsullore prane prefektures kompetente ne Itali.
I interesuari, me nje çertifikate te tille, mund t’i drejtohet direkt autoriteteve gjyqsore italiane duke paraqitur kete situate, duke treguar autenticitetin e çertifikates e mbi te gjitha efektivitetin e marteses, duke kerkuar nje provediment urgjent karshi konsullates kompetente e Ministrise se Jashtme.
Ne rast se konsullata do te kembenguli ne vendimin e saj, i takon Ministrise se Jashtme qe te zevendesoj konsullaten.Natyrisht qe e gjithe kjo eshte nje torture e vertete, por mbetet e vetmje rruge alternative e cila mund te lejoj, ne afate relativisht te shkurtera, perfundimin e praktikes. Duhet pare qe ne provedimente te tilla gjyqsore, ne baze te cilave elemente perfaqesia konsullore ka konsideruar fallso çertifikaten ne fjale.
Ne provedimentete ne te cilat pohoet autenticiteti ose fallsifikimi i çertifikatave nuk shpjegohet se ne baze te cilave rrethana eshte arritur ne kete perfundim, pasi kufizohet vetem ne komunikimin qe ne baze te verifikimeve rezulton qe çertifikata eshte fallso. Eshte nje pohim nga i cili nuk mund te mbrohesh se jo duke ndjekur rrugen qe thame e cila kerkosh shume kohe, duke lene larg njeri tjeterin bashkeshortet ose femijet. Megjithate mbetet e vetmja rruge.
Natyrisht uroj qe, duke krijuar rastet te kesaj natyre, mund te abandonohen praktika te tilla te diskutueshme. Kuptohet qe ndoshta sunohet qe te frenohet ne nje fare menyre evazioni nga emigrantet i territori italian, por duhet te konsiderojme qe ky synim nuk gjen asnje referim ne legjislacionin italian.
E drejta e bashkimit familjar eshte nje e drejte subjektive e njohur ne nivel nderkombetar, e Shtetet qe aderojne ne kete konvente mundet vetem qe te rregullojne kete te drejte, duke parashikuar kontrollet e nevojshme por nuk mundet ne asnje menyre qe ta ndryshin.
Natyrisht, bashkimi familjar nuk sherben per te sjelle krahe pune te fresketa ne territorin tone, sherben vetem ne njohjen e te drejtave te tyre themelore.
E drejta e bashkimit familjar çon ne impenjimin e strukturave sociale pasi femijet e emigranteve do te shkojne ne shkolla, bashkeshortet e emigranteve mundet te shkojne ose jo te punojne por kane gjithesesi te drejten qe te qendrojne ne Itali, duke renduar, po te marrim si shembull, shpenzimet sanitare. Por duhet te kujtojme qe keta persona, akoma para se te gezojne e te ushtrojne te drejten e bashkimit familjar, kane paguar taksat, kontributet ne Itali, e kane kontribuar ne sistemin italian te sigurise sociale, duke paguar pensionet qe jane ne likujdim e siper per pensionistet italiane.
Ndaj nuk eshte e mundur qe te injorohen te drejtat e tyre te bashkimit familjar vetem pasi behen shume, kjo gje nuk eshte e lejueshme.
Por fatkeqesisht rregjistrohen sinjale te qarta qe tregojne per kete tendence te ndrydhjes se te drejtes se bashkimit familjar. Lidhur me kete aspekt kuestura te ndryshme reagojne ne menyra te ndryshme.
Shembull praktik – Ndodh qe per te prezantuar kerkesen per bashkim familjar, te huajit i kerkohet te tregoj nje lejeqendrimi me vlefshmeri mbetese mjaft te gjate, me motivimin qe ndryshe ekziston rreziku qe, ne momentin ne te cilin do te autorizohet bashkimi e do te jepet viza e hyrjes, ndoshta i huaji nuk do te kete arritur qe te bej rinovimin e lejeqendrimit.
Kur pohoen rregulla te kesaj natyre, qe nuk ekzistojne ne ligj, biet ne kundershtim me te. Ne fakt, e drejta e bashkimit familjar eshte nje e drejte subjektive e ligji parashikon qe i huaji te kete nje lejeqendrimi te vlefshem per pune, qe te kete te ardhura te mjaftueshme e nje shtepi te pershtatshme, ndersa per te tjerat, asnje norme ese rregullore parashikon qe i interesuari te kete nje lejeqendrimi qe te vlej akoma edhe per shume kohe.
Duke arsyetuar keshtu, e ky eshte synimi kryesor i kesaj praktike, arrihet ne perfundimin qe te perjashtohen nga ushtrimi i kesaj te drejte themelore te bashkimit familjar gati pjesa dermuese e emigranteve.
Dime ne fakt qe ligji i ri Bossi Fini, i cili ka stabilizuar rregullin e korespeondences mes kohezgjatjes se kontrates se punes me lejeqendrimin, ka bere qe te jepen ne mase lejeqendrime me kohezgjatje prej nje viti se jo me pak, kjo edhe per shkak te perdorimit ne mase te kontratave te punes me kohe te kufizuar qe tashme perdoren gjeresisht ne shume ndermarrje.
Ne kete menyre, nese pjesa me e madhe e emigranteve kane nje lejeqendrim te nje kohezgjatjeje vjetore ose me pak (pikerisht pasi kane stipuluar kontrata me kohe te kufizuar), kur kuesturat kerkojne qe per bashkim familjar i interesuari te kete nje lejeqendrimi me kohezgjatje mbetese te pakten prej nje viti, ky pretendim tingellon si nje tallje e vertete.
Vlefshmeria e lejeqendrimit
Nga ana tjeter ndodh qe kur i huaji ka bere rinovimin e lejeqendrimit, zbulon qe afati i tij fillon jo duke ju referuar momentit ne te cilin dorezohet, por shume muaj me pare, pra kur ka prezantuar kerkesen per rinovim.
Ne thelb, nje pjese e kohezgjatjes qe i takon lejeqendrimit eshte konsumuar qe nga koha e pritjes per dorezim. Ndaj, ne momentin ne te cilin i huaji, me se fundi, mund te bej rinovimin e lejeqendrimit te tij, zbulon qe te mos kete perpara nje vit, pasi nje pjese e asaj kohe eshte konsumuar brenda ne kuestura, gjate kohes se pritjes per te ashtuquajturin “perpunim” te praktikes.
Shembull praktik – Nje i huaj qe shkon prane Kuestures se Venecias per te kerkuar rinovimin e lejeqendrimit (duke patur nje sjellje plotesiht korrekte, plotesisht legale e qe ka ushtruar nje aktivitet te panderprere pune), takimi i jepet per ne gusht e vetem atehere mund te prezantoj dokumentat e te marri riçevuten qe tregon te kete prezantuar kerkesen. Kur me pas do te shkoj qe te terheqi lejeqendrimin e rinovuar, zbulon qe nje pjese e lejeqendrimit eshte konsumuar gjate kohes se pritjes brenda ne kuesture.
Natyrisht qe kjo praktike nuk eshte neutrale por tenton qe te ndrydhi te drejten e bashkimit familjar, si dhe shume te drejta te tjera si ajo e kthimit ne atdhe per nje periudhe te shkurter per te kaluar pushimet e per tu takuar me familjaret.
Kjo ndodh pasi nepermjet ketyre afateve shume te gjata te pritjes se rinovimit te lejeqendrimit i ndalohet personave, qe te ushtrojne te drejten per te shkuar per vizite, ne periudhen e pushimeve, tek familjaret e tyre, pasi pa lejeqendrimi, ose vetem me riçevuten e cila verteteton qe eshte bere kerkesa per rinovimin e lejeqendrimit, ose vetem me bileten e prenotimit te takimit, sigurisht qe mund te dilet nga Italia, por eshte e pamundur qe te hyet me. Kjo natyrisht perqafeson ne fakte nje te drejte themelore te çdo qenieje njerezore.
Nje tjeter shenje kuptimplote e veshtiresise se njohjes se nje aplikimi korrekt te normes akoma ne fuqi, qe nuk eshte prekur nga ligji Bossi Fini ne lenden e te drejtes se bashkimit familjar, mund ta gjejme lidhur me aplikimin e parimit qe eshte stabilizuar ne menyre shume te qarte nga art. 30 i TU. Ne menyre te veçante ne paragrafin 1, germa c parashikohet qe “eshte e mundur qe te jepet nje lejeqendrimi per motive familjare, familjarit te te huajit, me qendrim te rregullt, ne poses te treguesve per bashkim me:
. Qytetar italian ose te nje prej shteteve anetare te BE;
. I huaj me qendrim te rregullt ne Itali. Ne kete rast lejeqendrimi eshte konvertuar ne lejeqendrimi per motive familjare. Konvertimi mund te kerkohet brenda nje viti nga data e skadimit te titullit te qendrimit qe eshte marre fillimisht nga familjari. Kur ky qytetar eshte nje refugjat lihet menjane fakti i ekzistences se nje lejeqendrimi te vlefshem nga vet familjari.
Por nje rast qe na eshte sinjalizuar nepermjet meilit, na demostron qe praktika eshte duke marre nje drejtim tjeter.