|
|
Praktikat jo korrekte te kuesturave: rasti i nje kiliani
Pershendetje! Jam nje qytetar kilian me qendrim te rregullt ne Itali. Gruaja ime eshte algjeriane dhe ka nje lejeqendrimi franceze qe eshte duke skaduar, per motive studimi. Jemi martuar ne France vitin e kaluar. Do te deshiroja te dija qe sipas ligjit gruaja ime a mund te kerkoj nje lejeqendrimi per turizem e me pas te bej bashkim familjar ne Itali?
Kemi kerkuar vizen turistike nga mesi i dhjetorit 2003 qe eshte pranuar por tani nuk duan te me japin lejeqendrimin per turizem. Motivet jane gjithnje te ndryshme e akoma nuk kam nje pergjigje te shkruar nga ana e komisariatit. Fillimisht ishte per mungese te vizes se hyrjes, e tani me thone qe nuk mund te ma japin pasi gruaja ime ka nje lejeqendrimi Shengen.
Ne keto momente kam riçevuten e dhene nga kuestura qe kam kerkuar vize turistike por nuk di se çfare te bej karshi administrates publike.
Per me teper ne Kuesture nuk me kane pranuar kerkesen per konvertim me riçevuten e lejeqendrimit per turizem ne motive familjare, sikurse parashikon ligji. Kam nevoj per ndihmen tuaj.
Kuptohet qe ne nje fare menyre, ekziston synimi se jo dyshimi mbi mundesine e aktualizimit nga ana e kuestures te asaj qe eshte parashikuar nga ligji: eshte duke u dekurajuar nje mundesi qe eshte plotesisht e rregullt. Nder te tjera duhet te jete plotesisht ne interes te administrates publike qe te lehtesoj kete praktike, pasi nuk kuptohet se per ç’arsye duhet te ndalohet nje person qe ka nje lejeqendrimi te rregullt qe te vij ne Itali per te jetuar me burrin e saj qe edhe ai ndodhet me qendrim te rregullt.
Kjo forme obstruksionizmi (bojkotimi) – nuk e dime nese eshte e vullnetshme ose qe i detyrohet njohjes se paket te normes se ligjit, qe aplikohet çdo dite ne te gjitha zyrat e te huajve te kuesturave, ne fakt eshte duke shtyre kete çift drejt zgjidhjeve qe nuk jane me te rregullta, pasi ndalohet qe te perdoren praktika te ligjshme te parashikuara nga ligji.
I interesuari, i cili ka demostruar qe te kete ide te qarta e te jete dokumentuar gjeresisht mbi normat ekzistente akoma para se te sillte gruan ne Itali, i keshillojme qe te insistoj ne praktikan e kerkuar e te kerkoj notifikimin e nje akti nga ana e kuestures.
Me fjale te tjera ky zoteri ka te drejte qe te kete nje pergjigje lidhur me kerkesen per lejeqendrimi per turizem. Me presupozimin qe kuestura duhej qe akoma te ishte pergjigjur, e nuk mund te jete ai qe te paguaj vonesat e kuestures, mund te nisi direkt edhe nje kerkese specifike per konvertimin e lejeqendrimit ne motive familjare, duke bashkangjitur te gjitha dokumentat e nevojshme e duke demostruar te plotesoj te gjitha kriteret e parashikuara nga ligji per bashkim familjar.
E ftojme te interesuarin qe te na informoj lidhur me vazhdimesine e kesaj praktike pasi mund te jete me interes te pergjithshem, me qene se situata te kesaj natyre jane gjithnje e me difuze, per te njohur praktiken e aplikuar nga kuestura ne fjale, por mbi te gjitha per te pare perfundimin e ketij problemi, pasi po te jete e nevosjhme mund te behet edhe nje apel ne TAR. Por kjo e fundit ka nje kosto e nje kohe pritjeje e nderkohe ky çift eshte i detyruar qe te jetoj ne irregolaritet e ne veshtiresi.
[ giovedì 11 marzo 2004 ]
|
|