leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 

Hotel Africa: Kur nuk mjafton e drejta e azilit

Nen kujdesin e redaksise romane te Projektit Melting Pot

Shume komunitete emigrantesh te merguar prej lufterave e persekutimeve politike ne vendet e tyre jane duke luftuar per njohjen e te drejtave te tyre ne Itali.
32 kurd kane qene te detyruar qe te mbajne nje greve urie prej 17 ditesh per njohjen e azilit politik dhe statusin e refugjatit dhe per te njejtin motiv 800 senegaleze e ganeze kane zene piazen San Pietro gjate meshes se dites se djele, duke marre nje takim me departamentin per lirite civile dhe emigracionin.
Te dy iniciativat jane rezultat i nje mobilizimi te madh politik dhe social qe ka arritur kulmin ne manifestimin evropian te emigranteve kunder ligjit Bossi-Fini, per mbylljen e qendrave te qendrimit te perkohshem (QQP) e per te drejten e qytetarise, mbajtur ne daten 31 janar 2004.

Por e drejta e azilit eshte nje nga shume problemet qe duhet te perballojne emigrantet qe jetojne ne Itali.
Restiktimet, mohimet, mungesa e struktures se pershtatshme per pritjen jane ne fakt nje mohim total i çdo te drejte themelore.
Pikerisht ne Rome keto dite eshte ne qender te vemendjes ngjarja e te ashrtuquajturit Hotel Afrika ne zonen Tributina.

Emilio Viccaro i te pabindurve te Romes, gazetar i “Carta” e i sitit “Altremappe” na tregon per situaten.

Pyetje – Le te flasim per Hotel Africa, qe ndodhet prane stazionit Tributina ne te cilin ndodhen tre banesa te abandonuara ne brendesi te nje kantieri qe do t’i transformoj pamjen stacionit. 400 refugjate politike dhe kerkues te azilit me origjine kryesisht afrikane prej me shume se nje viti jetojne ne kushte absolutisht te keqia per nje qytet modern. Nje qytet ne te cilin sindako shprehet per nje politike solidariteti e pritjeje shume te rendesishme. Por si jeni vene ne kontakt me kete emergjence dramatike?

P: Praktikisht e kemi njohur kete ngjarje nepermjet nje takimi me Mjeke pa Kufij qe eshte e vetmja shoqate humanitare prezente ne kete okupim e qe na ka pershkruar nje situate te pa imagjinueshme. Komuna e Romes dhe Hekurrudha, te cilat jane pronaret e ketyre ndertesave, vitin e fundit nuk kane garantuar asnje nderhyrje emergjence te denje per kete emer. Te vetmet nderhyrje humanitare jane bere si pasoj e nderhyrjes se mbrotjes civile dhe Amnisty International e shoqata te tjera.

P: Cila eshte situata? Çfare jane duke bere politika, institucionet dhe levizjet?

P: Ne keto ndertesa jetojne gati 400 persona, mungon drita, uji dhe banjot... Jane 5 banjo per gati 300 vete vetem ne njeren ane, kurse pallati tjeter nuk ka asnje banje. Plerat jane mbledhur vetem nje here e tani ka kuintale te tera plerash te hedhura perreth zones e qe jane rrezik semundjesh infektive. Lidhur me kete ngjarje eshte krijuar nje rrjet social qe perfshin shoqata lokale, qendra sociale e organizata te tjera vullnetare qe kane ngritur çeshtjen edhe nepermjet nje okupacioni gjate nje konference per shtyp. Kemi marre nje takim me keshilltarin e te djathtes Bartolucci qe eshte Presidenti i Komisionit, e qe merret me çeshtjen e votes per emigrantet.

Te hene me se fundi ka filluar bonifikimi i zones rreth Hotel Africa. Jane hequr 30 tonelata plerash te mbledhura ne muajt e fundit. Komuna ka garantuar nje nderhyrje periodike te Ama-s, shtyrjen e boshatisjes te pakten deri ne qershor, e ka shprehur vullnetin qe te marri persiper te gjithe refugjatet e te blej nje zone prane stacionit per krijimin e nje strukture pritjeje. Por situata mbetet e veshtire me qene se Hekurudha nuk eshte e disponueshme per te vene drite e gaz.

Shoqatat qe kane ndjekur gjendjen ne Hotel Afrika e quajne te rendesishme qe te hapet nje fushate mbi çeshtjen e refugjateve dhe akoljencen lidhur me betejen e pergjitheshme mbi te drejten e banimit, duke perfshire komunitetet e emigranteve, rrjetin social, bashkine dhe administraten komunale. Gjithashtu eshte individualizuar nevoja e hapjes sa me shpejte te nje tavoline takimesh me Komunen, Hekurrudhen e Shtetit dhe Prefekturen per te sigurimin e garancive publike e formale mbi qeverisjen e situates e per te mos perseritur boshjatisje te dhunshme.

[ sabato 28 febbraio 2004 ]

TELE RADIO CITY s.c.s. Onlus - P.I. 00994500288 - Iscr. Albo Soc. Coop. n. A121522 | presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2010 creative commons |