|
|
Si mund te inserohen femijet e mitur ne lejeqendrimi pasi kane hyre ne Itali?
E nderuar redaksi, ju shkruaj nga Ventimilia per llogari te Qendres se Orientimit per Qytetaret jo Komunitare. Do t’ju ngrinim nje rast te veçante qe na eshte prezantuar se fundi: nje grua marokiane titullare e nje lejeqendrimi per motive pune, me hyrjen e saj ne Itali nuk ka denoncuar femijen e mitur me moshe 12 vjeç.
Duke qe se eshte nen moshen 14 vjeç, a mund te inserohet ne lejeqendrimin e nenes (sipas art. 31 te dekretit legjislativ 286/98), apo duhet te ndjeki proçeduren e marrjes se nje lejeqendrimi per bashkim familjar?
Pershendetje.
Ne rast se nena ka
1) te ardhura mbi 5 mije euro ne vit
2) nese ka nje shtepi te pershtatshme
3) deklaraten e pelqimit nga ana e babait, te legalizuar prane ambasades italiane ne Marok, sipas te ciles femija mund te jetoj me nenen ne Itali
4) çertifikaten e lindjes se femijes te legalizuar prane ambasades italiane ne Marok
i mituri mund te inserohet direkt ketu ne Itali ne lejeqendrimin e nenes, sikur te ishte perfeksionuar proçedura per bashkim familjar. Natyrisht qe duhet te jete i pajisur me pashaporte te vlefshme ose gjeneralitetet e tij duhet te jene te rregjistruara ne pashaporten e nenes
[ giovedì 18 marzo 2004 ]
|
|