leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 

Multietnicitet ne media - Çmimi gazetaresk Mostafa Souhir

Ne Itali jane 26 gazeta te drejtuara direkt prej emigranteve, ndersa 46 drejtohen prej italianeve me pjesmarrjen direkte te te huajve. Informacioni multietnik ze gjithnje e me shume vend ne panoramen editoriale e gazetareske italiane e mjeti radiofonik rezulton te jete kanali i komunikimit me i perdorshmi per te bere nje informim multietnik e shumegjuhesh. Ne vitin 2003 jane realizuar 70 projekte radiofonike drejtuar te huajve ne Itali.

Çmimi gazetaresk Mostafa Souhir, promovuar nga Cospe, ControRadio e Fabbrica Europa – propozon vlersimin e profesionalitetit te origjinave emigrante qe jane afrmuar ne kuadrin e ketyre eksperiencave gazetareske. Çmimi i dedikohet kujtimit te nje gazetari aktivist me origjine emigrante qe nuk eshte me, e sivjet inagurohet me nje edicion te pare radiofonik.

Per te folur per çmimin dhe per kontekstin ne te cilin inserohet, kemi intervistuar Anna Mali te Cospe.

P: çmimi Mostafa Souhir ka si qellim qe te vlersoj profesionalitetin ne boten e emigracionit qe punojne ne fushen e komunikimit e ne menyre te veçante ne ate gazetareske. Cospe kohet e fundit eshte duke monitoruar realitetin multikultural te te gjitha transmetimeve radiofonike, televizive e atyre gazetareske ne gjuhe e qe nuk jane promovuar nga qytetare me origjine emigrante. Pas tyre zakonisht gjenden persona qe ose ne vendin e origjines ose ketu kane nje formim gazetaresk qe shesh nuk arrijne qe ta perdorin ne fusha te tjera. Deshirojme qe te vlersojme kete eksperience e keta persona qe impenjohen e kerkojne qe te inserohen ne boten e medias; le te shpresojme qe nepermjet ketij çmimi te vlersohen edhe profilet mediatore qe lindin. Kete vit do te niset me formatet radiofonike, por idea eshte ajo e perdorimit te ketij çmimi er çdo mjet komunikimi: vitin qe vjen sigurisht do t’i dedikohet kartes se stampuar.

P: Nga hetimet tuaja cila eshte panorama qe del lidhur me perdorimin e mjetit radiofonik?

P: Radioja eshte sigurisht nje mjet i privilegjuar nga qytetaret emigrante e jo vetem nga ata. Eshte nje mjet i nevojshem me koston me te ulet. Shume shpesh jane qytetaret emigrante qe prezantohen ne emitentet me idene e nje transmetimi qe shpesh i krijon atyre mundesine e hapsirave gratis ose shpesh me pagese. Transmetimet radiofonike konfecionohen ne menyre autonome. Lidhur me iniciativat gazetareske te llogaritura, radio prezanton me shume se 70% te iniciativave te mediacionit multikultural.

P: Ne keto raste behet fjale per nje informacion qe transmetohet kryesisht ne gjuhen italiane apo edhe ne gjuhet e origjines?

P: Jane transmetime mikse. Disa jane njegjuheshe, te tjera shumegjuheshe me pjese ne gjuhen italiane e te tjere akoma vendosin qe te transmetojne plotesisht ne gjuhen italiane. Varet sigurisht nga objektivat qe jane vene ne promovimin e kesaj iniciative radiofonike. Idea origjinale e çmimit eshte ajo e vlersimit te prodhimeve shumegjuheshe, qe sigurisht jane me te e rendesishme e qe duhet te mesohemi gjithnje e me shume. E ne fakt i pergjigjet nevojave si ajo e shprehjes ne gjuhen e nenes; ne vende te tjera te nje tradite me te gjate te emigracionit ekzistojne e bashkejetojne informacione ne shume gjuhe e qe kane nje utence me te gjere, le te imagjinojme ate italiane ne Shtet e Bashkuara. Kjo eshte rruga qe pret edhe vendin tone e besojme qe dhe opinioni publik e vet mediat te mesohet me nje informacion ne shume gjuhe. Le te shpresojme qe çmimi te kontroboj ne debatin mbi kete aspekt te komunikimit.

Ne banden e vitit 2004 mund te marrin pjese:

-  Qytetare me origjine emigrante ose kerkues te azilit qe kane promovuar ose promovojne si ideatore, autore, prodhues e redaktore formate radiofonike te realizuara ne dy vitet e fundit.

-  Te rinjte me origjine emigrante qe kane realizuar ne dy vitet e fundit, vetem ose ne grup, prodhime te karakterit informativ-multikultural (format radio, TV, shtyp ose internet).

Per te marre pjese ne konkurs, eshte e nevojshme qe moduli te shkarkohet nga interneti ne sitin www.premiomostafasouhir.it

Moduli i plotesuar duhet te niset, se bashku me formatin radiofonik, brenda 20 prillit 2004. Dhenia e çmimeve do te behet ne maj ne Firence, ne kuadrin e Extrafesta, nje-dy dite dedikuar artisteve me origjine emigrante e komuniteteve te tyre qe do te mbahet ne kuadrin e Festival Fabbrica Europa.

[ martedì 30 marzo 2004 ]

| presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2007 creative commons |