Eshte me nje ton te shqetesuar qe Ministria e Brendshme, Drejtoria Qendrore e sherbimeve elektorale nxjerr nje qarkore qe ka si objekt elektoratin aktiv dhe pasiv te qytetareve ekstrakomunitare.
Ministria ka kuptuar qe shoqeria civile, ne dallim nga ajo politike, ka maturuar nevojen e kalimit nga fjalet tek faktet. Pra jo e drejte e votes abstrakte, siç eshte shprehur nje force politike ne qeveri, por nje e drejte e cila fillon te jete praktike.
Shume komuna ne fakt kane filluar ta konsiderojne mundesine e dhenies se qytetarise per mijera vete qe tashme jetojne ne menyre stabile ne territorin e tyre, qe marrin pjese ne jeten e qytetit, qe kontribojne ne mireqenien e tij me punen e tyre te ketyre viteve. Natyrisht qe me problemet e numerta qe lidhen me bashkejetesen, por qe pikerisht per kete shohin ne pjesmarrjen e te gjithe komponeve te popullsise nje nga instrumentat per qeverisjen e politikave te integrimit.
Kontributi i pjesmarrjes se shume emigranteve, qe perbejne nje burim ekonomik e kultural, eshte thelbesore per te mos krijuar nje shoqeri civile te verber e te shurdher karshi nevojave te mbartesve te rinj kulturor.
Qarkorja, natyrisht fryt i shqetesimeve te lindura ne Qeveri ne vijim te iniciativave te shumta mbi kete tematike nga ana e shume komunave qe jane duke kerkuar te bejne modifikimin e statuteve te tyre ne menyre qe te fusin te drejten e votes per emigrantet, i shtyn qe te konsiderojne negativisht mundesine qe qytetaret ekstrakomunitare te mund te marrin pjese ne votimet administrative edhe per zgjedhjen e organeve te decentralizuara komunale (keshilli i lagjes, municipaliteti etj.) funcionimi i te cilave displinohet nga statuti e rregullorja komunale.
Si te thuash mbi te gjitha Komunat qe jane duke perpunuar propozime per modifikimin e praktikes elektorale, propozime te bazuara juridikisht me ekipe juristesh qe kane nje profesionalitet te larte.
Behet fjale per projekte ambicioze, qe do te perplasen natyrisht, dhe ishte parashikuar, me pengesa te natyrave te ndryshme, si politike dhe burokratike e juridike, ndaj kjo qarkore nuk eshte e para.
Mekat qe ne Ministri harojne qe nje nga tekstet e aprovuara ne Parlamantin Evropian eshte nje rezolute, e janarit 2004, qe ne lidhje me te gjitha marrveshjet e direktivat e adoptuara nga Komisioni perfshin nder elementet e saj me te rendesishem, ne temat e politikave mbi emigracionin, konceptin e qytetarise civile.
Rezoluta fton shtetet anetare qe treguesit ne lenden e qytetarise te mos jene diskriminues e qe t’i lejoj qytetareve te vendeve te treta te “perfitojne nga nje status qe parashikon te drejta e detyra te natyres ekonomike, sociale e politike, perfshire te drejten e votes ne zgjedhjet komunale dhe evropiane”. Gjithashtu ngre rendesine e qytetarise civile per t’i dhene kuptim perkatesise ne nje komunitet si dhe integrimit.
Si rrjedhoj, qarkorja, ka arritur me vonese d.m.th. “kur qete kane dale nga rruga”. Sot tashme nuk eshte me e mundshme qe te ndalohet nje makine qe ka pelqimin e shoqerise civile ne kompleksin e saj (qytetare italiane e te huaj) e te politikaneve qe qeverisin shume Komuna.
Pjesmarrja ne krijimin e nje sistemi te pjesmarrjes efektive nepermjet aktivizimit te nje te drejte themelore dhe sjellja e saj ne nje kontekst me te gjere te respektimit te minoriteteve e te kulturave, besojme qe eshte pjesmarrja ne nje beteje civiliteti per krijimin e nje bashkejetese qe bazon ekzistencen e saj ne nje kondite te barazise se perfaqesimit, duke i dhene pushtet real e ze qytetareve te rinj.