Diten e shtune 28 mars do te jete pervjetori i shtate i tragjedise se ka ndodhur ne kanalin e Otrantos ne marsin e vitit 1997, tragjedia e qytetareve shqiptare ne bordin e Kater i Rader, nje motovedete me te cilen tentonin arratisjen nga Shqiperia mbi 100 femije, burra e gra, qe ne vijim te nje perplasjeje me nje anije ushtarake kane humbur jeten.
Per te verifikuar pergjegjesite e marinesh ushtarake hapet nje proçes qe ne kuadrin e 7 vjeteve eshte shtyre gjithnje, e siç denoncojne familjaret e viktimave e shoqata italo-sghqiptare Skenderbeg, rrezikon qe te mos behet kurre.
Klima politike e asaj kohe nuk eshte ndryshe nga kjo aktuale. Qeveria e qendres se majte kishte hapur rrugen e tolerances zero karshi levizjeve migratore drejt Italise, duke u perforcuar ne mesin e viteve ’90, sidomos me lufterat ne Ballkan. Pikerisht aksidenti i shkaktuar me anijen ushtarake demostroi mungesen totale te disponibilitetit te pritjes ne vendin tone, ndersa mungesa e e te vertetes e qartesise ka demostruar ne keto vite vullnetin per te fshehur arsyet e kesaj tragjedie.
Pas shtate vjetesh shoqata Skenderbeg e famijaret e viktimave propozojne qe 28 marsi i çdo viti te behet dita e emigranteve dhe e refugjateve, por mbi te gjitha kerkojne, nepermjet nje letre thirrje drejtuar Kryeministrit italian, Presidentit te Komisionit Evropian e Kryeministrit te Shqiperise qe proçesi te zhvillohet pa shtyrje te metejshme, pa humbje te memorjes dhe te dinjitetit.
Kemi intervistuar Krenar Xhavara, nje nga 34 e mbijetuar, Krenari gjate asaj bate ka humbur 7 familjare. Para se gjithash i kemi kerkuar se cila eshte pergjigja kryesore e asaj letre thirrje.
Pergjigje: Ne kerkojme denimin e anijes se marines italiane Sibila qe ka goditur vullnetarisht femijet, grate e te moshuarit. Ne kerkojme qe ky rast te proçesohet nga nje gjykate nderkombetare pasi kemi pare gjithçka e mbeten shume dyshime.
P: Si eshte e mundur qe pas 7 vjetesh qe mos jete hedhur akoma drite?
P: Pasi ata e dine mire se çfare kane bere 28 marsin e vitit 1997. Ata kane vrare keta persona qe gjendeshin ne anijen shqiptare. Motin perse e kane bere duhet ta shpjegojne ata.
P: Ju keni kujtuar qe ate nate ndihma ka arritur me shume vonese
P: Ndihma ka arritur me shume vonese edhe per motivin qe keshtu do te kishin me pak deshmitare. Kemi patur edhe dyshime te tjera: kur ata na kane çuar ne nje anije tjeter, qe edhe ne do te kishim te njejtin perfundim, qe do te na hidhnin ne det per te mos folur persa kemi pare me syte tane.
P: çfare keni pare me syrte tuaj e si eshte afruar anija?
P: Sibila na ka ndjekur per shume kohe, e kur ra nata na ka perplasur.
P: Kjo ka ndodhur ne ujra nderkombetare?
P: Ne qe ne fillim kemi kerkuar qe te merrej nje gjykata nderkombetare e Strasburgut, por shihet qe akoma qeveria shqiptare nuk ka dinjitet per te prezantuar qytetaret e saj perballe nje gjykate per t’i mbrojtur nga ajo qe ka ndodhur ne kanalin e Otrantos e mendoj gjithashtu qe personat ne Strasburg nuk kane vullnetin qe te denojne krimin qe ka ndodhur.
P: A kane marre familjaret ndonje demshperblim?
P: Kane marre nje demshperblim ne baze te ligjit ektra-gjyqsor ne 2002 e jane pjesmarres ne nje mashtrim te parlamentareve italiane. Kane marre nje shifer shume te ulet, jo te drejte, pasi nje qytetar italian, gjerman ose shqiptar nuk kushton kaq. Kemi pare edhe rastin e Cermisit qe eshte vlersuar shume here me tepr nga rasti i shqiptareve. Nje qytetar gjerman eshte vlersuar rreth 2 milion dollare. Ne kete menyre shihen paragjykimet per qytetaret ne bote.
Qeveria Italiane, ne fakt, propozoi shifren prej 35 mije euro per nje bashkeshort ose per nje femije e 4.500 euro per nje nip. Nje propozim i turpshem qe shume familjare te deshperuar e kane pranuar. Kjo ka ndodhur me mashtim, pasi nuk e dinin qe ky ishte nje i vetem, pas nje shume ne perfundimin e gjykimit, e nder te tjera i kushtezuar nga terheqja nga pozicioni i pales se ofenduar ne proçes.
P: Tani jeni duke kerkuar drejtesi e te njihet e verteta, por gjithashtu propozoni qe 28 marsi i çdo viti ti dedikohet emigranteve dhe te merguarve.
P: kemi menduar qe kjo te jete dita qe te kujtoj te gjitha raste si ky qe kane ndodhur neper bote. Te kerkosh drejtesi do te thote qe te mos perseriten me krime si keto: duhet te bashkohemi per te luftuar te gjitha krimet qe ndodhin kunder emigranteve.