leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 
share

Refugjate dhe punetore

Nga Chris Tomesani, Sherbimi i Emigranteve (Venecia)

Mes imazheve qe do te zgjedhin per te treguar keto vite te emigracionit ne Itali, natyrisht qe do te jete nje zbarkim. Ndoshta ndonje prej atyre te viteve 90 me anijet e vjetra nga Shqiperia, ose ndonje nga ato te shekullit te ri: nje zbarkim kadavrash e te mbijetuarish qe arrin nga Libia te etur e te perveluar.
Mes suxhestionit te ketyre imazheve eshte edhe masa e dallueshme e personave qe vijna nga kush e di, çdokush me historine e vet qe nuk arrijme ta imagjinojme, por qe e kuptojme te jete e tmerrshme. E tmerrshme e qe ka rrezikuar jeten, e tmerrshme qe ka pare te arrijne te gjithe bashke e te mendosh se çfare te besh: t’i ndihmosh, t’i injorosh, i shtysh, t’i presesh.
Autoritetet italiane organizojne fluturime per personat pa dokumenta e qe kane motive speciale per faktin qe kane perballuar kete udhetim. Persona qe sipas normatives nderkombetare mund te marrin statusin e refugjatit ne Itali. Proçedura per kerkimin e azilit eshte e gjate dhe lejon qendrimin ne Itali, edhe pa te drejten e punes, per kedo qe e ndjek. Udhetaret e tjere do te largohen dhe debohen. Per te ardhur per te punuar ne Itali eshte e nevojshme qe te ndiqet nje rruge tjeter, thote ligji. Nje rruge gati e pamundur. Policia per kete kerkon te evitoj kerkesat per azil instrumentale, te finalizuara per te kaperxyer ndalimin e hyrjes.
Proçedura per azil do te perfundoj pas nje viti e gjysem me vendimin e Komisionit qendror per njohjen e statusit te refugjatit. Ne dy vitet e fundit me shume se 90% e kerkesave te ekzaminuara kane marre pergjigje negative. Mohimet shpesh motivohen duke mbeshtetur qe projekti migrator i kerkuesit eshte me shume i natyres ekonomike se sa mbrotja.

Dallimi mes migrimit ekonomik dhe refugjatit i praktikuar tashme nga e gjithe Evropa, demostron sesi politika kryesore eshte finalizuar ne kontrollin e flukseve migratore te parregullta, me shume se sa tutela e te drejtes se azilit.
Mbyllja e kufijve praktikuar prej vendeve evropiane qe prej viteve 70, ka pasur si rezultat konsolidimin e nje kanali klandestin si rruga kryesore e hyrjes ne territorin e BE. Kjo rruge, kontrolluar nga trafikantet e organizuar, perdoret pa dallim nga kushdo: punetore, familje, te merguar, kriminele.... Qe ketu lind nevoja e berjes se dallimit. Ka pak kuptim te mendosh qe nje kerkues i azilit nuk mund te jete nje punetore ose nje familar qe ndjek familjen.
Vet idea e refugjatit qe dominon ne mendimin e pergjithshem ndosh edhe ne organet e thirrura per te bere kete dallim mes refugjateve dhe te tjereve, qe nuk duket t’i korrespondoj me historise aktuale. Deri me 1990 mund te kerkonte njohjen e statusit te refugjatit ne Itali vetem kush vinte nga territori i BRSS. Ekuacioni refugjat=disident politik i nevojshem per te pritur dezertoret e luftes se ftohte, duket qe nuk funksionon me kerkuesit e sotem te azilit.
Udhet e azilit te sotem ngjajne me arratisje te pafund me shume se sa zgjedhje politike: Jane refugjatet e lufterave humanitare ne Afganistan e ne Irak. Persona qe sot nuk rrezikojne persekutime individuale si pasoj e regjimeve te permbysura, por natyrisht rrezikojne jeten duke u kthyer ne nje vend te shkaterruar ku fuqia e armeve eshte e pakontrollueshme. Jane Kurdet dhe Irakianet: persona qe arratisen nga rregjime qe shkelin lirite e fjales dhe te mendimit, qe imponojne veshje dhe sjellje. Jane popullsite e ish Bashkimit Sovjetik qe arratisen nga nacionalizmi dhe pushteti. Jane te merguarit e Afrikes: Liberia, Sierra Leone, Kongo, Sudani....; burra, gra e femije qe kane mbijetuar nga goditja direkte e popullsise: nje strategji e re e lufterave civile.

A ka kuptim te mendosh qe arratisja e ketyre personave ne kerkim te territoreve te lira e te sigurta ne Evropen e pasur te te drejtave te njeriut, te mos jete ne te njejten kohe nje kerkim i nje fati? Çdonje perj personave te elenkuara ka eksperience qe ka rrezikuar jeten ne vendin e tij, akoma para se sa te udhetonte, por ne te njejten kohe ka edhe karakteristiken qe i perket te varferve te tokes. Dallimi mes emigranteve ekonomike dhe te merguarve nuk eshte me e ngjashme: pjesa dermuese e personave ne kerkim te azilit sot eshte edhe nje emigrant ekonomik.
Nje politike me e respektueshme e te drejtes se azilit duhet te abandonoj kete kriter selektiv e te zgjedhi te tjere, ndoshta me te thjeshte. Nje kriter me te barabarte, p.sh. mbrotjen humanitare qe ju njihet te gjithe personave qe vijne nga ato zona te botes ku behen luftera, ku nuk ekziston e drejta e fjales, ku diskriminimi behet ne baze te etnise.

Sherbimet dhe shoqatat qe merren me kerkuesit e azilit nuk jane imun karshi rrezikut te dallimeve te ngurta mes emigranteve ekonomike dhe azilanteve. Pjesa me e madhe e rrezikut rrjedh nga perkthimi i termit administrativ te kategorive te ndryshme te emigranteve. Te drejtat, detyrat dhe nevojat te kujdo ka nje lejeqendrimi per kerkim te azilit, per njohjen e statusit te refugjatit, ose per motive humanitare jane te ndryshme nga ato te te huajve me nje tip tjeter lejeqendrimi. Duke punuar ketu dhe tani, edhe Sherbimi Imigracionit te Komunes se Venecias ka krijuar nje Njesi Operative Komplekse qe ben ndarjen e personave ne baze te tipit te lejeqendrimit.

UOC Gestione Accoglienze qe merret me azilin, punon nen optiken e nje perfaqesimi me kompleksiv te kerkuesve te azilit dhe refugjateve. Duke punuar ne kontakt te ngushte me te ftuarit ne strukturat e akoljences, nderhyn ne nevojat e jetes qe kaperxejne percaktimet administrative. Njohja e historive te kerkuesve te azilit, para dhe pas arritjes ne Itali, lejon nje vrojtim me te artikulluar te personave e te udheve te tyre te shumta edhe tej kerkeses per azil.

[ venerdì 23 aprile 2004 ]

TELE RADIO CITY s.c.s. Onlus - P.I. 00994500288 - Iscr. Albo Soc. Coop. n. A121522 | presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2010 creative commons |