Zakonisht thirren “colf e badante”, jane zonja qe vijne nga vendet e Lindjes qe ushtrojne ne familjet italiane asistence dhe kujdesje per te moshuarit.
Sipas te dhenave te prefekturave, ne Emilia Romanja keta persona perfaqesojne gjysmen e te huajve te rregolarizuar nepermjet rregolarizimit te fundit. Por pjesa dermuese e bashkepunetoreve shtepiake ushtron aktivitet pune ne te zeze, pasi ne perfundim te rregolarizimit, te mbyllur ne nentor 2002, kerkesa per colf dhe badante nuk eshte ezauruar.
Nje studim i promovuar nga Rajoni i Emilia Romanjes nen kujdesin e Irs te Milanos ne bashkepunim me Ausl te Ravenes, evidencon nje fete gjithnje e me konsistente te aktivitetit te kujdesit dhe asistences se te moshuarve perfaqesohet nga tregu privat formal dhe informal, i perbere ne pjesen dermuese nga qytetare te huaja. Ne menyre me preçize nga studimi del qe 21,5% e te moshuarve mbi 75 vjeç residente ne ER shfrytezon asistencen private me pagese, duke bere nje shpenzim mesatar mujor prej 570 eurosh.
Ne 73,2% te rasteve asistenti shtepiak gjendet nepermjet kanaleve informale, siç jane miqte dhe te njohurit. Ne 90% te rasteve behet fjale per nje grua nga lindja, moshe mesatare 41 vjeç. Shpenzimi mesatar i familjeve eshte 900-1000 euro ne muaj. Tre punedhenes ne kater pohojne qe kane rregolarizuar nje punetore te huaj nepermjet sanatorias.
Ne kuvendin qe eshte mbajtur diten e enjte 15 prill ne Bolonja kemi intervistuar Verica Tretu, nje asistente familjare qe punon ne provincen e Ravenes: ne intervisten qe do te degjojme pas pak Verica flet per punen e saj.
Pergjigje – Ndodhem ne Itali qe prej 6 vjetesh. Kur kam marre propozimin per pune per te asistuar nje familje ne Brisigela isha ne Padova, ku kam nderprere punen. Me kane bere nje propozim per pune me premtimin qe te me vinin ne rregull e qe atehere punoj gjithnje aty. Kam mundur qe te futem ne kuotat e hyrjes per vitin 2000, qe kane qene te pakta.
Pyetje: Sa zgjat lejeqendrimi yt aktual?
P: lejeqendrimi i pare ka qene per nje vit, pastaj dy vjet e ne gusht duhet te kerkoj rinovimin. Shpresoj qe ta ma rinovojne per nje kohe me te gjate pasi praktikat burokratike jane shume imenjative.
P: çfare tip aktiviteti ushtron ne punen tende?
P: Duhet te kujdesem per dy persona te te njejtes familje: nje autosuficiente 83 vjeçe shume e veshtire, dhe nje tjeter te te nejtes moshe por qe eshte jo autosuficiente. Duhet te them qe psikologjikisht puna me personin jo autosuficient eshte me e veshtire pasi kerkon perkujdesje te vazhdueshme. Une banoj me ta, fillimisht nuk kisha nje dhomen time, por pas shume kerkesash arrita qe ta kem. Kam qene e detyruar qe ta marr pasi kjo eshte jeta jone e nese mendojme te qendrojme sa me shume kohe te jete e mundur eshte e nevojshme qe te krijohen kushte, ndryshe nuk mund t’ja dalim.
P: Cili eshte orari yt i punes?
P: Nuk pushoj kurre se punuari, e normalisht nuk respektohen oret qe jane shkruar ne kontrate pasi ka gjithnje per te bere. Une nuk kam vetem pergjegjesine per keta dy persona por edhe per shtepine, shpenzimet, ilaçet, gjithçka. Kam pergjegjesi per te gjithe qeverisjen e shtepise se tyre.
P: Si jane te organizuara momentet e kohes se lire?
P: Nga ky kendveshtrimi ndoshta jam me me fat nga te tjerat pasi duke patur qeverisjen totale te shtepise mund te zgjedh se kur te dal. Sipas kontrates kam nje dite te lire ne jave te ndare ne dy mbasdite. Persa i perket pushimeve, te parashikuara ne kontrate, jane nje muaj ne vit, qe une e perdor per te shkuar ne shtepi ne Moldavi ku kam dy femije.
P: ç’gje mund te permiresoj cilesine e jetes dhe kushtet e punes se asistenteve familjare?
P: Sipas mendimit tim kemi nevoje per mbeshtetje, per nje pike referimi qe neve na mungon plotesisht. E kam propozuar edhe ne Kuvden e uroj qe te reagohet ne kete drejtim. Ky peron mund te bej shume gjera per ne por edhe per personat per te cilet kujdesemi. Kjo figure duhet te jete prezente qe ne fillimin e raportit te punes. Duhet konsideruar gjithashtu qe edhe ne nuk e dime se kur mund te perfundoj raporti i punes. Kur raporti mbaron ne gjendemi edhe pa shtepi e kemi nevoj per dike qe te na adresoj e te na ndihmoj, edhe per njohjen e diplomave te titujve te studimit qe kemi marre ne vendin tone.
Ky ishte zeri i Verica Tretu, nje bashkepunetore familjare punesimi i te ciles ka ndjekur nje rruge me shume unike se sa te rralle, nepermjet kuotave te Dekretit te Flukseve.
Por çfare mund te thuhet per ato familje qe deshirojne te punesojne nje bashkepunetore shtepiake? Jane te shumta letrat e degjuesve qe na shkruajne per te ditur se si mund t’i “vene ne rregull”. Por ligji Bossi Fini nuk parashikon asnje tip mundesie per shfaqjen e punes se zeze, ndaj te gjitha te ashtuquajturat “colf e badante” qe jane punesuar kur rregolarizimi ka perfunduar kane qene te detyruara qe te qendrojne te parregullta dhe klandestine.
Kerkesa qe bejne gjithmone shoqatat she sindikatat eshte qe te mbahet gjithnje hapur nje rregolarizim i perhershem. Nje zgjidhje e mire per te ridimensionuar realisht klandestinitetin. Makar edhe duke ripristinuar te ashtuquajturin “sponsor”, ose me mire mundesine per te hyre ne Itali per kerkimin e nje pune per nje periudhe te caktuar, gje qe eshte perjashtuar nga ligji Bossi Fini.
Edhe Rajoni i ER i ka drejtuar Qeverise ne dhjetorin e kaluar disa kerkesa, mes te cilave kerkesa per t’i destinuar ketij rajoni 2.000 vende per asistente familjare ne kuadrin e dekretit te flukseve si dhe kerkesa per rifutjen e “sponsorit” per kete kategori profesionale.
Keto jane treguasit baze per te garantuar nje siguri minimale per qytetaret e huaja te cilave gjithnje e me shume ju drejtohen familjet italiane, duke lehtesuar punen e strukturave nga nje sere problemesh serioze qe karakterizojne shoqerine. Ne fakt perkoheshmeria e punes, erozioni i fuqise blerese te rrogave, rritja e kohes se punes se bashku me vjetersimin ne rritje te popullsise, te pa aftesive si rrjedhim dhe te rritjes se nevojes per kujdesje, bejne qe familja te jete gjithnje e me e detyruar qe t’i drejtohet asistences informale me nje çmim qe llogaritet te jete nje e treta e tregut te rregullt dhe formal, per te mos folur me tej per koston e larte te sherbimeve publike.
Por natyrisht kushtet e pjese dermuese te bashkepunetoreve shtepiake jane akoma shume larg nga nje pune me te drejta dhe tutele te garantuar, e situata e Verica Tretu fatkeqesisht perfaqeson nje situate te monitorizuar.
E perfundojme kete takim te sportelit radiofonik melting Pot me nje takim te rendesishem, qe do te mbahet kete te shtune perballe Prefektures se Bolonjes. Duke filluar nga ora 10.30 ne piacen Roosvelt, do te kete nje miting te organizuar nga shoqata te ndryshme e levizje, por kryesisht nga qytetaret e huaj e nga komunitetet e tyre. Iniciativa do te kundershtoj lidhjen mes lejeqendrimit dhe kontrates se punes ne baze te ligjit Bossi Fini, por ne menyre te veçante manifestimi do te kerkoj:
Qe te futet lejeqendrimi te paktem nje vit per kerkim pune dhe kohezgjatje e lejeqendrimit te jete te pakten per nje vit edhe ne prezencen e kontratave te perkohshme per periudha kohe inferiore. Ndaj takimi per te gjithe qytetaret, jo vetem te huaj, do te mbahet diten e shtune 24 prill ne ora 10,30 ne Piacen Roosvelt perballe prefektures per te kundershtuar efektet dramatike te ligjit Bossi_fini mbi qindra mijera vete.