leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 
share

Genjeshtra mbi te dhenat e emergjences emigracion

Nen kujdesin e Fulvio Vassallo Paleologo – Asgi Palermo

Perfaqesuesit e qeverise italiane kane ushqyer prej muajsh opinionin publik mbi nje permbatje sostanciale te emigracionit klandestine.

Pas nje sere te dhenash te paraqitura ne Parlament nga zevendesministri Mantovano, fushata elektorale e Berluskonit eshte bazuar mbi shifrat qe lidhen me rritjen e debimeve dhe zvogelimin e zbarkimeve. Nderkohe eshte zgjeruar me tej aktiviteti diplomatik karshi vendeve te tranzitit dhe te origjines se flukseve ilegale, edhe kur keto vende karakterizoheshin nga rregjime autoritare, si Turqia dhe Tunizia, e nuk garantonin njohjen e plote te te drejtes se azilit dhe te te drejtave te tjera njerezore te parashikuara nga Konventa nderkombetare ne favor te personave, edhe pse emigrante klandestine.

Tani faktet jane duke pergenjeshtruar arrogancen e atyre qe mendojne qe mund te bllokojne emigracionin klandestine duke ju kthyer masave policore, debimeve kolektive, te ndaluara edhe nga Konventa Evropiane e te drejtave te njeriut, dhe nga Karta e Nices. Ndersa mbetet i papreçizuar numri i “overstayers”, emigrante qe kane hyre me vize te shkurter me tre muaj skadim, por qe kane qendruar ne kushte jo te rregullta ne territorin tone edhe pas skadimit te vizes, eshte perseri ne rritje numri i te deshperuarve qe rrezikojne jeten ne kanalin e Siçilise duke kerkuar qe te hyjne ne Evrope. Jane kryesisht afrikane, potencial kerkues te azilit, shpesh Sudanez qe arratisen nga ferri i Darfur, ose Somaleze e Liberiane, te cileve ju mohohet edhe deri berja e proçedures, e trajtuar si “klandestine” te zakonshem ( me debim), kur nuk kthehen perseri ne det drejt ujrave tuniziane e libike, e marre ne dorezim prej autoriteteve lokale.

Tani eshte perseri emergjenca Lampeduza, me te rene qe arrijne vetem gra e femije. Qqp lokale eshte duke shperthyer “duke pritur” me shume se 300 persona, kur nuk mund te presi me shume se 120. qqp e Agrixhentos eshte ne kolaps dhe ne pritje te nje ristrukturimi, qqp e Trapanit jane te mbyllura dhe nuk funksionon as qendra e identifikimit.

Akoma dhjetra deportime drejt strukturave te Kalabrise dhe te Pulias, ekziston rreziku i debimeve te menjehershme nepermjet debimeve kolektive. Mohimi i te drejtes se azilit dhe te mbrotjes humanitare, ne rastet me te mira nje proçedure azili shume e gjate mbi 18 muaj, pa asnje asistence ose mundesi pune dhe bashkimi familjar.

Ftojme edhe nje here te gjitha agjensite humanitare te monitorizojne kushtet e emigranteve qe mbahen te mbyllur ne strukturat italiane, e te verifikojne njohjen e plote te te drejtes se azilit parashikuar nga art. 10 i Kushtetutes, e te denoncojne te gjitha llojet e abuzimeve dhe te shkeljes se Konventave nderkombetare ne dem te emigranteve dhe te familjeve te tyre.

[ venerdì 11 giugno 2004 ]

TELE RADIO CITY s.c.s. Onlus - P.I. 00994500288 - Iscr. Albo Soc. Coop. n. A121522 | presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2010 creative commons |