leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 

Kontrata e qendrimit – Puna si “badante” parashikon ne baze te ligjit nje kontrate pa afat? Cilin afat marrin ne konsiderate kuesturat per dhenien e kartes?

Te nderuar zoterinj, Pike se pari do te deshiroja t’u falenderoja per sherbimin e vyer ne favor te qytetareve te huaj. Do te deshiroja t’u ngrija nje çeshtje qe lidhet me karten e qendrimit. Nje mikesha ime tuniziane, jeton dhe punon ne Verona prej shume vitesh, dhe ka te drejten per te marre karten e qendrimit. Por perkundrazi i eshte refuzuar pasi ne momentin e berjes se kerkeses kishte nje kontrate pune me afat prej nje viti si “badante”. Kam ndjekur ne internet pergjigjet qe i keni dhene çeshtjeve te ngjashme, e di qe rruga qe keshilloni eshte ajo e apelimit te vendimit te kuestures.
Pyetja ime specifike, para se sa te vendosim se çfare do te bejme eshte:
Puna si badante a kerkon nje kontrate pune pa afat apo mund te barazohet me tipologjite e tjera te punes? A akziston per kete tip aktiviteti, nje veshtiresi me e madhe ne demostrimin e te ardhurave? Ndonje veçanti qe e ben me te veshtire marrjen e kartes se qendrimit? Ju faleminderit per vemendjen.
Pershendetje.

Jemi ndalur ne kete argument duke shpjeguar qe gjendja aktuale e punesimit e si rrjedhim situata e te ardhurave, hyn ne parashikimin e ligjt e nuk ekziston asnje motiv per te cilin duhet te perjashtohet nga karta e qendrimit nje person i cili ka nje pune me kohe te percaktuar (me afat), ne momentin ne te cilin asgje nuk garantonqe nje person i cili aktualisht mund te jete i punesuar me kohe te papercaktuar do te kete nje te ardhme te sigurt dhe nje te ardhur stabel ne te ardhmen.
Nga ky kend veshtrimi ligji nuk parashikon asnje dallim e asnje kusht ndaj nuk ezitojme te themi qe interpretimi i adoptuar ne kete rast nga Kuestura e Verones nuk eshte konform me ligjin.

Fakti qe ushtron nje aktivitet si badante me kontrate vjetore, a mund te sjelli ndonje ndryshim?

Edhe kontrata e punes si shtepiake mund te stipulohet rregullisht me kohe te kufizuar kur eshte e destinuar qe te perballoj nevoja te tipit tranzitor. Ndaj nuk ekziston asnje arsye qe te behet dallim mes pozites se punetorit shtepiak lidhur me ate te punetoreve te tjere, as persa i perket kohezgjatjes se kontrates se punes, e as persa i perket titullit te te drejtes se marrjes se kartes se qendrimit qe nuk i nenshtrohet asnje kushti te veçante nga ligji.

[ lunedì 21 giugno 2004 ]

| presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2007 creative commons |