leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 

Karta e qendrimit – A mund te shtrihet edhe per prinderit ne ngarkim?

Na kane mbritur shume pyetje lidhur me mundesine per prinderit e qytetareve te huaj me karte qendrimi qe te marrin karten e qendrimit per shkak te shtrirjes se saj.
Mundesia per punetoret ekstrakomunitare per te autorizuar hyrjen ne Itali per prinderit per bashkim familjar eshte kufizuar me hyrjen ne fuqi te ligjit Bossi Fini. Bashkimi familjar parashikohet per prinderit ne ngarkim qe nuk kane femije te tjere ne vendin e origjines, qe kane mbi 65 vjeç, kur femijet e tjere ndodhen ne pamundesi per mbatjen e tyre per motive te dokumentuara shendeti.
Me fjale te tjera, kuptohet qe bashkimi familjar per prinderit ne ngarkim (te mbajtur pjeserisht ose plotesisht nga ana e femijes ne Itali) eshte e kufizuar. Por nuk duhet te ngaterrojme te drejten e bashkimit familjar me te drejten e kartes se qendrimit.
Edhe pse art. 9 i TU preçizon qe “i huaji me qendrim te rregullt ne territorin e Shtetit prej te pakten 6 vjetesh, titullar i nje lejeqendrimi per nje motiv qe lejon nje numer pambarimisht rinovimesh, i cili demostron te kete nje te ardhur te mjaftueshme per mbatjen e familjareve te tij, mund te kerkoj karten e qendrimit per vete, per bashkeshortin dhe per femijet e mitur bashkejetues”, ne rastin kur behet fjale per prinderit, kemi te bejme me persona qe nuk perfshihen ne mundesine e shtrirjes se kartes se qendrimit.

Shembull praktik – Nje emigrant me pune fikse e me nje shtepi te pershtatshme mund te kerkoj karten e qendrimit, jo vetem per vete por edhe per bashkeshortin e per femijet e mitur bashkejetues. Nuk mund ta kerkoj per prinderit.
Kjo nuk do te thote qe prinderit qe kane perfituar nga bashkimi familjar nuk mund te pajisen me karten e qendrimit .... duhet te demostrojne me vete qe te plotesojne kriterin e banimit (pune dhe shtepi te pershtatshme) duke bere nje kerkese autonome.
Ndersa per bashkeshortin dhe per femijet eshte parashikuar shtrirja, kjo gje nuk eshte e mundur per prinderit, edhe pse demostrohet qe jetojne ne ngarkim te te njejtit person qe mund t’i mbaj e te kene nje shtepi te pershtatshme. Ligji nuk e parashikon kete mundesi.

Keshtu qe prinderit – le te mendojme qe jane akoma ne moshe per pune, mund te demostrojne per llogari te tyre nje te ardhur e mbi bazen e kesaj te kerkojne karten e qendrimit.
Ndaj eshte e vertete qe kane te drejte te marrin karten e qendrimit por nuk eshte e vertete qe femijet t’ja shtrijne atyre kee te drejte.

Dime qe kjo kerkese behet per motive shume konkrete. Kush kerkon karten e qendrimit mund te perfitoj nga barazvlersimi me qytetaret italiane persa i perket asistences sociale, çekut social ose pensionit social ne rastin kur i kane kaluar te 65 vjetet e nuk kane te ardhura te nje natyre tjeter per mbatjen e tyre.
Keshtu qe per karten e qendrimit kjo mundesi nuk njihet, siç e kemi nenvizuar shume here duke denoncuar nje diskriminim themelor, ndaj ky eshte motivi qe shume duan qe ta marrin.

[ lunedì 9 agosto 2004 ]

| presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2007 creative commons |