Çeku social eshte nje lloj pensioni qe njihet ne prezencen e treguesve preçiz anagrafik e ne baze te te ardhurave.. E veçanta e tij eshte ajo e te qenit "i pa eksportueshem". Ndaj, kur titullari transferon perfundimisht residencen jashte, ky sherbim nuk jepet me.
E drejta e çekut social lind kur verifikohen konditat e meposhteme:
1) Mosha 65 vjeç;
2) Qytetaria italiane apo karta e qendrimit per te huajt;
3) Mungesa e te ardhurave ose te ardhura me te ulta nga limiti i stabilizuar nga ligji. Per te drejten e çekut konsiderohen edhe te ardhurat e bashkeshortit;
4) Te gjithe duhet te jene residente ne Itali.
Ata qe kane si qellim qe te kthehen ne vendin e tyre te origjines ose lene Italine per t’u transferuar jashte, ligji nuk parashikon eksportimin e ketij çeku, ndaj kujdes, kush iken e humbet.
Kerkuesit nuk duhet te kene te ardhura te tjera ose te kene te ardhura gjithesesi inferiore nga ato te fiksuara çdo vit nga ligji. Per te patur te drejten e çekut nuk konsiderohen vetem te ardhurat e te interesuarit por edhe ato te bashkeshortit. Ne rast se kerkuesi kaperxen limitin e te ardhurave personale por duke i mbledhur me ato te bashkeshortit nuk kaperxen limitin e parashikuar nga ligji, ka gjithesesi te drejten e çekut, edhe pse ne mase me te reduktuar.
Te ardhurat qe duhet te deklarohen, jane ato te vitit ne te cilin behet kerkesa. Me qene se, nuk eshte e mundur qe te deklarohet paraprakisht se cilat do te jene te ardhurat e vitit, deklaruesi mund te bazohen ne te ardhurat e vitit te meparshem. Ne vitin ne vijim, INPS, do te parashikoj ne barazimin e asaj qe eshte paguar me ate qe duhet te jepet.
Vlera e çekut social per vitin 2002 eshte e barabarte me € 350,57 ne muaj. Gjithashtu eshte parashikuar nje shtese sociale prej 12,92 euro ne muaj per ata qe kane moshe nga 65 ne 75 vjeç, e 20,66€ per ata qe kane kaluar moshen 75 vjeç.
Ne formimin e te ardhurave perfshihen te ardhurat e çdo natyre, si te ardhurat subjekt i IRPEF; te ardhurat qe i perjashtohen taksave; pensione e çeqe te paguara nga Ministria e Brendshme te verberve civil, invalid civil e shurdhmemec; pensionet e luftes; te ardhura mbi jeten te paguara nga Inail; te ardhura te fituara nga lojra te ndryshme, nga konkurse, nga persona juridike publike e private; te ardhura subjekt i interesave postale e bankare, BOT, CCT e çdo titull tjeter i shtetit, te dhena prej bankave, aksioneve etj, apo tituj te dhena nga ente publike ekonomike te trasnsformuara nga ligji ne shoqeri aksionare; çek ushqimor qe i korrespondojne normes se kodit civil; çeku social te cilit eshte titullar bashkeshorti i kerkuesit.
Nuk perbejne te ardhura: çeku social i te interesuarit; trajtimet e perfundimit te raportit te punes e paradheniet; kompetencat e dhena subjekte te taksave te ndara; trajtimet e familjes; shtepia ne pronesi ne te cilen banon; pagasa shoqerimi te çdo tipi, çeku per asistencen personale e te vazhdueshme te dhena nga Inail ne rastin e invaliditetit te perhershem; çeku per asistencen personale e te vazhdueshme te paguar nga Inps pensionisteve jo suficient; pagesa per komunikimin e shurdhmemeceve.