Çfare eshte e per çfare sherben:
Eshte nje lloj çertifikate (autoçertifikate, per te qene me preçiz) per te verifikuar te drejten e perfitimit te sherbimeve asistenciale
Te gjitha administratat per te afruar sherbime mund t’i kerkojne pajtimtareve çertifikaten ISEE per t’u siguruar qe ata qe kerkojne lehtesira ndodhen me te vertete ne nje situate nevoje. Per kete qellim merret ne konsiderate situata ekonomike e te gjithe njesise familjare, duke patur si pike referimi gjendjen anagrafike te famijes. Per kete qellim merren ne konsiderate te ardhurat e te gjithe komponenteve te familjes ne vitin para berjes se kerkeses si dhe pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e te gjithe njesise me 31 dhjetor te vitit te meparshem.
Sherbimet qe lidhen me ISEE jane:
· Çeku per njesine familjare; çeku i lindjes
· Çerdhja e sherbime te tjera edukative per te miturit
· Menca shkollore
· Sherbime shkollore (tekste shkolle, bursa studimi etj.)
· Lehtesira per taksat universitare
· Sherbime socio sanitare ne shtepi
· Sherbime socio sanitare ditore, residenciale etj...
· Lehtesira per sherbimet publike (drite, telefon, gaz)
· Sherbime te tjera ekonomike asistenciale.
Çertifikata ISEE ka vlere 1 vit nga data e nenshkrimit, ne rast se nuk ndodhin ndryshime, siç mund te jete lindja e nje femije.