leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 

Koment mbi disa lajme qe kane te bejne me krime me sfond racist

Nje denoncim i fundit nga ana e nje OJQ (organizate jo qeveritare Victim Support) i Britanise se Madhe, e cila i ofron mbeshtetje dhe asistence viktimave te krimeve me sfond racist, komunikon qe ne muajt e fundit i ka dhene asistence 33.374 personave qe kane pesuar abuzime vetem per shkak te ngjyres se lekures ose perkatesise fetare.

Para dhjete vjeteve, ata qe i kishin kerkuar ndihme kesaj organizate ne nje vit ishin 3.072; kjo do te thote qe krimet e lidhura me urretjen raciale jane shtuar ne Britanine e Madhe 11 here vetem ne dhjete vjetet e fundit. Por le te shikojme tani se çfare eshte duke ndodhur ne Itali. Mban daten e 5 tetorit te kaluar lajmi i nje shitesi ambulant i cili eshte goditur ne qender te Udines, ne syte e te gjitheve.

Por gjithnje keto dite arrin nje tjeter njoftim, i 23 tetorit te kaluara: jane çfajsuar 23 nazi-skin te proçesuar ne Viçenca per racizem.

Pas njezet minutash te Dhomes se Keshillit (Camera di consiglio), ka perfundur proçesi i 23 skinheads per nxitje per urretje racore, krim i parashikuar nga “ligji Mancino”. Te pandehurit, te gjithe perfaqesues te Frontit Veneto Skinhead, fillimisht duhej te proçesoheshin ne Verona, me pas kompetenca territoriale i i kaluar Viçences.
Mes materialeve te marra ne konsiderate gjate proçesit, artikuj te marre nga revista “L’inferocito”, perveç traskrivimit te deklaratave te bera neper koncerte apo mitingje te aderuesve te Frontit Veneto Skinhead. Ne origjinen e hetimeve manifestimi i skinheas ne Viçenca ne vitin 1994 me pershendetje me krahe te ngritur larte ne shenje te pershendetjes romane. Pasi kane degjuar nje numer policesh dhe pasi kane krijuar shrurtimisht proçesin, me 8 tetorin e kaluar, PM Alessandro Severi, ka perfunduar duke kerkuar pafajsimin, pasi siç ka bere te njohur, krimi i nxitjes per urretje raciale parashikon (duhet te parashikoj) qe te kryen akte dhune nga te pandehurit, gje qe nuk eshte provuar per asnje nga 23 skin edhe pse ne shume raste kane shprehur mendimin e tyre, shume te kundert, per emigracionin klandestin dhe te huajve ne pergjithesi.
Menjehere pas çfajsimit, avokatet e skinhead kane njoftuar qe do te prezantojne kerkese per demshperblim per 7 anetaret e levizjes qe, ne vitin 1994, jane burgosur per 22 dite, lidhur me nje urdherese burgimi te dhene nga Prokuroria e Verones. Eshte njoftuar gjithashtu apel ne Keshillin te Strasburgut qe te sanksionet kohezgjatja e proçesit me fakte te marra gjate proçesit te 1989.

Tani, perveç çeshtjes qe ka te bej me afatet shume te gjata te proçeseve ne Itali, qe fatkeqesisht kane te bejne me te gjitha proçeset gjyqsore – penale ose civile – eshte e nevojshme qe te behen disa konsiderata mbi argumentat juridike, ne baze te te cilave, bazohet çfajsimi qe i eshte bere te 23 naziskineve.
Sipas PM krimi i nxitjes per urretje raciale, parashikuar nga ligji Mancino, kerkon qe te jene kryer akte dhune. Pra sipas PM per te patur nxitje per urretje raciale, qe te vertetohet ky krim, eshte e nevojshme ekzistenca e akteve te dhunes, te bera nga keta persona. Pra duhet te realizohen akte dhune qe me pas te kemi te bejme me nxitje per urretje raciale, e vetem ne kete rast mund te flasim per nxitje per urretje raciale.
Ne keto momente jemi duke u bazuar ne njoftimet e shtypit, qe siç ndodh shpesh mund edhe te mos jene shume preçize, pasi nuk ka qene akoma e mundur qe te lexohen aktet e proçesit. Sikur ky pozicion intrpretues i PM te jete i vertete, kjo ngjall shume perplesitet pasi ne realitet krimi i nxitjes per urretje raciale i parashikuar nga ligji Mancino, nuk parashikon kushtin e ekzistences se akteve te dhunes, por mbeshtet vetem faktin qe qe te jete realizuar e kjo te provohet, si ne te gjitha proçeset e tjera penale, nje sjellje qe çon ne nxitje raciale.
Ne fakt krimi i sanksionur nga ligji Mancino eshte ai i parashikuar karshi atyre qe perhapin, ne çdo lloj menyre, ide te bazuara mbi superioritetin ose urretjen raciale ose etnike, qe nxit ne kryerjen e akteve te diskriminimit per motive raciale, etnike, nacionaliste ose fetare.
Formulimi i kesaj hipoteze te krimit nuk i referohet vetem kryerjes efektive te akteve te diskriminimit per motive raciale, etnike, nacionaliste ose fetare, por edhe ne krimin karshi atyre qe, thjesht, perhapin ne nje fare menyre, ide te bazuara mbi superioritetin, ose urretjen raciale ose etnike, e gjithesesi karshi atyre, qe ne nje fare menyre, nxisin ne kryerjen e dhunes per motive raciale, etnike, nacionaliste ose fetare.
Me fjale te tjera na duket, e dukej edhe per Prokurorine e Republikes se Verones qe kishte kerkuar çuarjen ne drejtesi- qe ky krim ekziston vetem per faktin qe eshte demostruar nje nxitje per urretje raciale dhe gjithashtu, eventualisht, nje nxitje per kryerjen e krimeve te diskriminimit ose te akteve te dhunes, dhe eshte nje krim qe parashikon sanksionimin edhe vetem karshi nxitjes, pa kerkuar ne menyre te domosdoshme proven qe keta persona, qe nxisin per urretje raciale, me tej te kene kryer akte te dhunes qe ne vetvete jane krime te tjera.
Ky interpretim ngjall shqetesim, sidomos duke marre parasysh klimen ne te cilen jemi duke jetuar qe fatkeqesisht keqsohet gjithnje e me shume, siç demostrojne edhe statistikat ne lenden e krimeve me sfond racist, statistika qe ne Britanine e Madhe publikohen e perhapen vazhdimisht, kurse ne Itali eshte veshtire qe te gjenden.

Ne kompensim, kemi nje rast me shenje komplet te kundert, d.m.th. te “racizmit ne te kundert”. Rasti i 27 shtatorit:

“Qelbanik i bardhe shoferit te nje autobuzi – Senegalez i denuar”
Nje i ri emigrant senegalez ne Montevekio (Leko) eshte denuar nga Gjykata e Lekos pasi ka ofenduar shoferin e nje autobuzi te linjes. Avokati i shoferit gjate audiences ka nenvizuar valencen raciste te ofendimit “qelbanik i bardhe, bastard i bardhe”.

Ndoshta i riu senegalez nuk dinte sesi ta apostrofonte ndryshe kete person e duke qene trajtuar sistematikisht si zezak e konsideroi t’i drejtohej, kush e trajtonte si te tille, si nje te bardhe. Nuk behej fjale per nje person qe udhetonte pa bilete, por per nje pasagjer i cili ishte zemeruar per faktin qe shoferi kishte ndaluar nja dhjete minuta larg stacionit, pasi ishte para kohe nga tabela e udhetimit. Ndoshta, me qene se ky zoteri nxitonte qe te shkonte per te punuar, kishte kerkuar shpjegime e duke qene se i ishte dhene nje pergjigje ofenduese, kishte reaguar, duke e quajtur shoferin “qelbanik i bardhe, bastard i bardhe”.
Pasagjeri senegalez eshte denuar me pagimin e shpenzimeve te proçesit dhe me 100 euro gjobe dhe me 200 euro per dem moral te cilat shoferi ka deklaruar t’ja japi nje kishe. Pajtimtari eshte mbrojtur duke thene qe dhe ai ishte ofenduar dhe ka qene i detyruar qe te zbresi. “Qelbanik i bardhe” perben nje krim “qebanik i zi” me sa duket jo.

[ giovedì 11 novembre 2004 ]

| presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2007 creative commons |