leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 

News 12 11 04

. Verilindje – Eshte koha per t’i njohur te drejten e votes qytetareve emigrante
. Venecia – Vota per emigrantet, vazhdojne punimet e Presidences
. Rifillon proçesi kunder Regina Pacis, drejtuese e QQP ne San Foca te Leçes
. Agrixhento – Arratisen 18 vete nga qendra e denimit
. Ndryshon formati i lejeqendrimeve
. OJQ jo qendra denimi jashte kufijve evropiane
. 40 milion euro per SIS II dhe Vizat
. Shtetet e Bashkuara – Arizona aprovon nje referendum kunder emigracionit

Verilindje – Eshte koha per t’i njohur te drejten e votes qytetareve emigrante

Verilindja rreshtohet ne favor te votes per emigrantet. Gjashte qytetare ne dhjete, ne Veneto e ne Frliuli Venecia Xhulia, kerkojne zgjerimin e elektoratit, ne nivel administrativ, per emigrantet e rregullt. Maxhoranca do ta shtrinte kete te drejte edhe per zgjedhjet politike.

Na e sinjalizon kete nje sondazh periodik i Oservatorit te Verilindjes qe, kete jave, azhornon kuadrin e sjelljeve te ngjallura ne zonen e verilindjes ne lidhje me fenomenin migrator. Keto hetime jane kryer nga Demos dhe te drejtuara nga Ilvo Diamanti.

26% e te intervistuarve e konsideron te drejte qe te huajt, ne qofte se jane ne rregull dhe paguajne taksat, te mund te votojne ne zgjedhjet komunale. Ndersa 48% shikon ne favor pjesmarrjen e popullsise emigrante edhe ne zgjedhjet e parlamentit kombetar.

Shiko artikullin origjinal

****

Venecia – Vota per emigrantet, vazhdojne punimet e Presidences

Zgjedhjet administrative te pranveres 2005 do te kene zgjedhes te rinj. Jane qytetaret e huaj rezidente ne Komunen e Venecias qe mund te marrin pjese ne zgjedhjet e ardhshme. Praktika per modifikimin e Statutit komunal qe rregullon kete çeshtje ka arritur gati ne perfundim. Teksti baze me modifikimet e te statutit eshte duke perfunduar perpunimin e tij dhe ne ditet e ardhshme do t’i nenshtrohet diskutimeve ne Presidence. Me tej eshte e nevojshme te votohet ne Keshillin komunal.

Objektivi baze eshte ai i perfshirjes se plote te qytetareve te rinj. Nga ana tjeter, vrojton Beppe Caccia, asesor i Politikave Sociale te Komunes se Venecias, qe ka ndjekur keto muaj çeshtjen e votes se emigranteve, “11.700 te huajt rezidente ne Komunen tone, nuk jane thjeshte punetore te ftuar (siç thuhej nje kohe), por jane persona qe bejne pjese ne komunitet dhe qe jane duke hedhur rrenje ketu. Jo rastesisht eshte shume i larte numri i bashkimeve famijare. Nuk jane persona qe kane ardhur per te punuar e me tej te kthehen mbrapsht, keta jane qytetare qe do te qendrojne. Dhe pa te drejten e pjesmarrjes demokratike, proçesi i perfshirrjes (me te gjitha sherbimet e integrimit te vena ne jete nga Komuna), do te rezultonte i cunguar.

Nderkohe komuna eshte duke vazhduar ne aksionet e saja te perfshirjes demokratike te komuniteteve te huaja. Eshte shperndare nje pyetsor rreth 400 personave per te kuptuar nevojat e popullsise se huaj dhe do te lindin Forume tematike.

Shiko artikullin origjina 4050

****

Rifillon proçesi kunder Regina Pacis, drejtuese e QQP ne San Foca te Leçes.

Leçe- Ka rifilluar proçesi kunder drejtorit te QQP Regina Pacis te San Foca (Leçe), don Cesare Lodeserto se bashku me bashkepunetoret e tij, njembedhjete karabiniere dhe dy mjeke ne sherbim ne qender: akuza eshte shkelje dhe keqtrajtim karshi 11 emigranteve me origjine magrebine ne nentorin 2002.

11 emigrantet jane thirrur sot qe te deshmojne kunder te pandehurve per dhunen qe kane pesuar ne brendesi te qendres. Eshte proçesi i pare ne Itali kunder drejtuesve te nje QQP qe per shume emigrante eshte kthyer ne nje lager te vertete.

Akuzat e Pm Carolina Elia (Prokuroria e Leçes) jane te renda: dhune private, tortura, dhune me sfond etnik, plage te renda, padrejtesi, abuzime te mjeteve te korrektimit, shfrytezim te pozites zyrtare, redaktim i referteve mjeksore fallso. Pra qendra ishte kthyer ne “nje lloj Guantanamo all’italiana”, siç demostrohet ne filmin Mare Nostrum te Stefano Moncherini, prodhuar gati para dy vjetesh. Ishte pikerisht filmi, se bashku me nje denoncim i prezantuar prej qytetareve leçeze dhe disa emigrante, qe u be shkak per kete proçes.

QQP te San Fokas, drejtuar nga Kuria e Leçes se bashku me Fondacionin Regina Pacis, eshte nder te paret dhe me siguri me i madhi ne Itali. Ishte hapur nermjet ligjit Turco-Napolitano.

Shiko artikullin origjinal 4030

****

Agrixhento – Arratisen 18 vete nga qendra e denimit

Jane arratisur 46 emigrante nga QQP te Agrixhentos, 28 prej te cileve jane bllokuar nga forcat e rendit pas disa oresh. Vazhdojne kerkimet per 18 te tjeret, te cilet kane humbur gjurmet ne zonen industriale te qytetit. Emigratet kane perfituar nga hyrja ne qender e disa punetoreve te ndertimit. Brenda pak minutash, nderkohe qe dera ishte e hapur, jane larguar.

Shiko artikullin origjinal

****

Ndryshon formati i lejeqendrimeve

Ministri i brendshem ka nxjerre nje dekret nepermjet te cilit jep udhezimet e para lidhur me formatin e ri te lejeqendrimit dhe te kartes se qendrimit, duke ju pershtatur rregullores evropiane te 13 qershorit 2002, per krijon nje model uniform per lejeqendrimet qe ju jepen qytetareve te Vendeve te treta.

Lejeqendrimi i ri do te permbaj te dhenat identifikuese te qytetarit te huaj, te femijeve te mitur kur ka si dhe nje “çeles biometrik” qe permban transformimin ne sekuenca numerike te origjines se gjurmes se gishtit ose te dhena te tjera biometrike.

Se bashku me lejeqendrimin ose me karten e qendrimit do te jepet edhe nje kod PIN, pra nje numer identifikues personal i rendesishem per perdorimin telematik te dokumentit te qendrimit. Do te ekzistoj edhe nje kopje elektronike e ketij dokumenti, pra formati digital. Modalitetet per zevendesimin e lejeqendrimeve do te stabilizohen me dekret nga Ministria e Brendshme, qe do te jete garantuesi i mbrotjes se te dhenave personale.

****

OJQ jo qendra denimi jashte kufijve evropiane

Jo kunder lindjes se kampeve per emigrantet dhe kerkuesit e azilit jashte kufijve te BE, ashtu siç eshte propozuar nga qeveria italiane dhe gjermane: eshte ky apeli i bere nga qindra organizata dhe parlamentare italiane dhe te huaj, qe do t’i prezantohet 25 kryetareve te qeverive te BE me rastin e mbledhjes se Keshillit Evropian me 4 e 5 nentorin e ardhshem, qe duhet te shprehet per te ardhmen e politikes evropiane ne temen e emigracionit dhe te azilit.

Apeli i bere me 12 tetorin e kaluar ka mbledhur qindra firma nga organizatat dhe shoqatat e Evropes dhe te Mesdheut, dhe me shume se 100 parlamentare kombetare dhe evropiane. Ne tekst kritikohet idea “e krijimit ne vendet e treta te kampeve, ne te cilat do te depozitohen, dhe dergohen, te gjithe te huajt qe tentojne qe te hyjne ne territorin evropian, duke kerkuar azil ose per motive te tjera, per te kerkuar mbrotje ose nje jete me te mire”. “portat e emigracionit” ose “qendrat e asistences”, pohojne organizatat, perfaqesojne nje “udhe te rrezikshme dhe antidemokratike te dergimit jashte te proçedurave lidhur me hyrjet e kerkuesve te azilit dhe te emigranteve”, si dhe nje “heqje dore e hapur nga impenjimet e marra me firmimin e traktateve dhe konventave nderkombetare”.

Idea e krijimit te kampeve jashte kufijve – perfundojne OJQ – duhet te abandonohet perfundimisht nga BE, pa u rishfaqur çdo here qe nje ngjarje tragjike ose nje mbritje e medializuar e emigranteve te demostroj mundjen e politikave te adoptuara ne lenden e flukseve migratore.

Shiko artikullin origjinal

****

40 milion euro per SIS II dhe Vizat

Drejtoria e pergjitheshme e drejtesise dhe mardhenieve te brendshme te Komisionit evropian ka firmosur nje kontrate me nje grup multinacional te nje shoqerie informatike te drejtuar nga STERIA – France dhe HP-Belgjike per zhvillimin e nje Sistemi te ri Informativ Shengen (SIS II) si dhe Sistemin Informativ te Vizave (VIS). Kontrata e firmosur nga Komisioni per nje total prej 40 milion eurosh do te garantoj qe brenda 2006 dhe 2007 te dy sistemet e skedimit do te kene perfunduar dhe do te vihen ne funksionim

****

Shtetet e Bashkuara – Arizona aprovon nje referendum kunder emigracionit

Nga 3 nentori do te jete gjithnje e me e veshtire qe te jesh nje emigrant pa dokumenta ne Arizona. Qytetaret e shtetit amerikan ne kufi me Meksiken, ne nje prej 163 referendumet qe jane bere ne vend, njekohesisht me votimet presidenciale, kane aprovuar nje ligj qe nuk ishte pare me pare kunder emigracionit. Emeruar “Proposition 200”, iniciativa e referendumit eshte e llojit te pare ne SHBA.

Afatet e ligjit te ri, detyrojne emigrantet te prezantojne dokumentat e rregolarizimit çdo here qe i drejtohen sherbimeve publike, si asistenca mjeksore dhe ushqimore. Mnderkohe, teksti i referendumit parashikon qe mjeket dhe vartesit e ndryshem publike te punesuar prane sherbimeve per emigrantet, si mensat dhe shtrimet, te denoncojne ata qe jane pa dokumenta. Ne rast se nuk do ta bejne, ligji parashikon provedimente denimi.

Shiko artikullin origjinal

[ venerdì 12 novembre 2004 ]

TELE RADIO CITY s.c.s. Onlus - P.I. 00994500288 - Iscr. Albo Soc. Coop. n. A121522 | presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2010 creative commons |