leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 

Venecia - Pas kampit te Zelarinos eshte mbyllur perfundimisht edhe kampi i S. Xhiulianos

Njoftimi zyrtar eshte bere nga Sindako, Paolo Costa, asesori komunal per Politikat Sociale Giuseppe Caccia, ne nje konference per shtyp organizuar ne Ca Farsetti, ne te cilen kane marre pjese pergjegjesit e Sherbimit te emigranteve Rossana Marcato e Maurizio Mauro, si dhe perfaqesues te kooperativave Codes e Caracol qe kane ndjekur kete projekt.

Do te na flasi Rossana Marcato

“Me 31 mars 2003, ashtu siç ishte programuar nga Komuna e Venecias, eshte mbyllur perfundimisht kampi i akoljences S.Xhuliano qe kishte mikpritur familjet e fundit te refugjateve rom nga Kosova.

Zjarri i rene me 14 shkurt e kishte bere akoma edhe me urgjente sistemimin e familjeve te mbetura (gati 70 vete) edhe pse ne prezencen e zgjidhjeve te gjetura, kemi qene te detyruar qe t’i sistemonim prane ish Shkolles Gramshi ne Kampalto.

Arrin keshtu ne perfundim nje pune qe ka zgjatur 10 vjet, pas ketyre ndryshimeve historike, politike, legjislative, sociale e personale qe çdonjerit prej protagonisteve jane nderthurrur duke shkaktuar komplesitet ne gjetjen e zgjidhjeve duke mbajtur parasysh veçantite e kesaj popullsie si dhe nje perdorim kurajoz te burimeve.

Kjo udhe mjaft komplekse e cila ka hasur shume veshtiresi ne trajtimin e kesaj teme antike e qe nuk eshte zgjidhur kurre, ajo e bashkejeteses me popullsine rom, eshte bere e mundur vetem si pasoj e nje objektivi te perbashket te shume subjekteve publike e private: Komuna, kooperativa Coges, Caracol qe kishin si objektiv te perbashket integrimin e kesaj popullsie ne kuadrin e shoqerise duke i kthyer ne qytetare me te gjitha efektet.

Pengesa me e madhe ne integrimin e ketyre personave ka qene sistemimi me shtepi ne te cilin kemi derdhur edhe pjesen me te madhe te burimeve. Por kane lindur edhe shume probleme te tjera lidhur me lejeqendrimin, qe kane vijuar nga tre legjislatura, dy dekrete legjislative e tre sanatoria. Edhe kjo ka qene nje pune e jashtezakonshme. Po kaq e rendesishme ka qene edhe puna ne shkolla me sherbimin social e sanitar ne territor.

Veçantia e ketij projekti eshte perpunimi i nje plani te individualizuar per çdo familje, e qe ka ditur qe te bazohet ne burimet personale te te interesuarve, duke gjetur se pari zgjidhje punesimi e me pas banimi.

Sherbimi per Emigracionin i Komunes se Venecias ka mesuar shume nga kjo eksperience qe ka lejuar qe te zhvillohen dituri e metodologji nderhyrjesh te aplikueshme me tej ne projekte te tjera te akoljences ne favor te refugjateve. Veçanerisht e rendesishme ka qene eksperienca e punes me nje privat social qe ka bere prodhuese burimet e vena ne dispozicion.

Po kaq e rendesishme ka qene edhe pergjigja e dhene nga qyteti lidhur me kete problematika. E ka bere me disponibilitetin e shume vullnetareve. Pikerisht duke u nisur nga emri i nje vullnetareje e nga puna e saj politike e sociale ka lindur edhe emri i projektit per mbylljen e kampit, quajtur “Mila”. Projekti eshte aprovuar nga keshilli komunal ne dhjetor te vitit 1999 e i eshte besuar kooperatives Caracol, e cila ka bere nje pune te madhe ne gjetjen e zgjidhjeve te banimit e ne mbylljen e kampeve te Zelarinos ne vitin 2001 e S.Xhiuliano ne 31 mars 2003.

[ martedì 15 aprile 2003 ]

TELE RADIO CITY s.c.s. Onlus - P.I. 00994500288 - Iscr. Albo Soc. Coop. n. A121522 | presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2010 creative commons |