leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 
share

Martesa: çfare duhet te behet kur mungon autorizimi (nulla-osta) per martese?

Verifikohet shpesh qe, per motive fetare ose politike, qe martesa mes qytetareve te huaj, ose mes qytetareve te huaj e qytetareve italiane qe jetojne ne Itali te behet shume e veshtire, pasi mungojne disa çertifikata te nevojshme per berjen e publikimit e si rrjedhim celebrimin e marteses. Art. 116 i kodit civil per berjen e publikimit kerkon nje sere dokumentash:

· Kerkon publikimin e marteses. Behet fjale per nje formalitet qe ka si qellim qe te lejoj, per ke ka ndonje motiv, per te kundershtuar kete martese. Afati i ketij lajmerimi nuk eshte me pak se 10 dite (perfshire dy te djela) duke filluar nga dita e fillimit te publikimit e dita e celebrimit te marteses.

Per te kerkuar publikimin e marteses eshte e nevojshme qe çifti i ardhshem te pergatisi çertifikaten e lindjes si dhe te ashtuquajturen null-osta (autorizim) per martese ne rastin e qytetareve te huaj. Nulla-osta nuk eshte gje tjeter veçse nje çertifikate qe jepet nga autoritetet e vendit te origjines ne baze te se ciles konsiderohet qe eshte i lire per t’u martuar e nuk rezultojne pengesa. Me keto dy çertifikata, te dyja te perkthyera e te legalizuara prane ambasades italiane ne vendin e origjines, eshte e mundur qe te kerkohet publikimi i marteses.

Shume qytetare te huaj nuk arrijne qe te marrin kete autorizim per martese prej autoriteteve te vendit te tyre. Kjo ndodh shpesh ose per motive te karakterit fetar ose per motive te karakterit politik.

Çfare duhet te behet ne te tilla raste?

Zyrtari i Gjendjes Civile duhet te refuzoj berjen e publikimit te marteses per mungese dokumentash. I interesuari ne kete rats i drejtohet gjykates e cila do te verifikoj nese ekzistojne kushtet per berjen e marteses si dhe mungesen e rrethanave qe mund ta ndalojne.

Ekziston nje urdherese e fundit e Gjykates se Kasacionit qe i referohet parimeve interpretuese qe jane trajtuar deri me sot nga magjistratura. I referohet nje çeshtjeje te ngritur nga Gjykata e Romes e cila kerkon nje zgjidhje te mundshme te ketyre problemeve. Gjykata e Romes, duke ngritur kete çeshtje prospekton ilegjitimitetin kushtetor te art.116 te kodit civil i cili kerkon dokumentat. Norma nuk parashikon shprehimisht qe ne rast se nuk arritet qe dokumentat te merren nga autoritetet e vendit te origjines te mund te parashikohet me nje vertetim zevendesues. Sipas Gjykates se Romes kjo gje nuk parashikohet ne art.116 te k.c., pra nuk parashikohet qe te demostrohet ne nje menyre tjeter qe ekzistojne treguesit per t’u martuar. Le te mendojme hipotezen e atij qe eshte i martuar ne vendin e origjines apo rasti kur kane afersi familjare. Ne kete menyre Gjykata e Romes ka ngritur çeshtjen e ligjshmerise kushtetore e Gjykata e Kasacionit ka kthyer mbrapsht me nje urdherese interpretuese n.14 te 30 janarit 2003.

Ne urdherese permblidhen orientimet e magjistratures mbi kete teme e kujtohet qe ne rast se nga bashkeshortet demostrohet qe nulla-osta eshte refuzuar nga autoritetet e vendit te origjines per motive qe bien ne kundershtim me urdherin tone juridik (si motive fetare ose politike), eshte e mundur qe te gjendet nje zgjidhje nepermjet autoriteteve gjyqsore (ne baze te art.98 te k.c.). Kerkohet qe gjykata te vertetoj ekzistencen e pengesave per martese e te urdheroj zyrtarin e gjendjes cilive qe te proçedoj me publikimin e marteses.

Hedhja poshte e rikorsit nga Gjykata e Kasacionit nenvizon faktin qe nuk eshte e nevojshme qe te anullohet art.116 i k.c. per te lejuar nje zgjidhje te problemit, por eshte plotesisht e mjaftueshme perdorimi i nje zgjidhjeje te parashikuar nga ligji ose nje apel ne gjykate kunder refuzimit te publikimit te martese e cila do t’i lejoj autoriteteve gjyqsore qe te verifikojne mungesen e pengesave per martese (te vlefshme sipas parimeve te urdherit italian). Art.16 i ligjit 218/95, qe rregullon normat e te drejtes nderkombetare private (si rrjedhim edhe pranimin e akteve te autoriteteve te huaja), parashikon qe nuk mund te njihet ne udherin italian nje provediment i autoriteteve te huaja qe eshte ne kundershtim me parimet themelore te urdherit juridik italian, te ashtuquajturit parime te urdherit publik nderkombetar.

Ne rastin ne te cilin refuzohet e ashtuquajtura nulla-osta (autorizimi) per martese (p.sh. nga Algjeria) eshte e mundur qe te behet nje apel ne gjykaten italine per te verifikuar nese ekzistojne ose jo pengesa per martese. Eshte ne interes te çiftit te ardhshem qe te demostroj me dokumenta e deshmitare qe nuk ekzistojne pengesa qe parashikohen nga ligji italian, e si rrjedhim t’i kerkojne gjykates qe te urdheroj zyrtarin e gjendjes civile qe te bej publikimin e marteses edhe ne mungese te dokumentit te kerkuar. Kjo praktike, tashme, eshte mjaft e perhapur ne te gjitha gjykatat e behet fjale per nje proçedure mjaft te shpejte e cila i lejon mjaft shpejt çiftit qe te kurorezoj endren e tij.

[ venerdì 11 aprile 2003 ]

TELE RADIO CITY s.c.s. Onlus - P.I. 00994500288 - Iscr. Albo Soc. Coop. n. A121522 | presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2010 creative commons |