MP - Leja e qendrimit per kura mjekesore- Prinderi i nje femije ka te drejte te punoje?
leggi in: | italiano | english | français | español | shqip | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 

Leja e qendrimit per kura mjekesore- Prinderi i nje femije ka te drejte te punoje?

Disa prinder te femijeve te huaj qe gjenden ne kushte te caktuare qe citon artikulli 31, 3 e TU ( prinder pa leje qendrimi ) kishin marre nga Gjykata e Femijeve te Firences ne vitet e shkuara, autorizimin per te qendruar ne Italy dhe te drejten e leshimit te lejes se qendrimit per motive familiare perfshire lejen per te punuar ne Italy. Kuestura e Firenzes, pas disa resistecave (e ankim pare gjykates me pergjigje positive), jepte leje qendrimi per motive familjare. Prinderit e ketyre femijve, vecanerisht kur patologjia e femijes ishte e rende e kerkonte nje qendrim te gjate ne Italy per te kryer terapite e nevojshme, kane patur gjithmone mundesine te punesohen ne Italy e ne rastet me te mira, kane arritur dhe te jene te pavararur nga asistenza e istituzioneve perkatese, duke arritur te paguajne qirane e apartamentit e te mbulojne vete shpenzimet mjekesore te femijes. Pas aprovimit te dekretit te presidentit te republikes D.P.R 334/2004 (me art 11, c-5 stabilizon qe ne favor te prinderit te nje minoreni, i cili gjendet ne kushtet e artikullit 31, 3 e TU ( prinderve pa leje qendrimi, duhet ti jepet nje leje qendrimi vetem per motive “kura mjeksore”). Kestu qe, Kuestura e Firences, prinderve te permendur mesiper, qe prezantojne nje kerkese rinovimi per lejen e qendrimit, nuk ua rinovon me lejen per “motive familjare”, por leshon nje leje qendrimi per motive “kura mjeksore”.
Rrjedhojat e nje marreveshje te tille jane dramatike: prindi nuk eshte me i autorizuar te punoje dhe si pasoje nuk eshte me ne gjendje as te paguaje qirane dhe as te mbaje femijet. Ai eshte serish i detyruar te kerkoje asistencen e istitucioneve perkatese (duke renduar keshtu mbi shpenzimet publike!), te cilat, duhet te sigurojne jo vetem banesen po edhe shpenzimet e jeteses te gjithe familjes. Nuk eshte per tu nenvleresuar gjithashtu fakti qe qytetari i huaj qe eshte ne poses te nje leje qendrimi per kura mjeksore te leshuar sipas artikullit 31 te TU, jo vetem nuk ka te drejte te regjistrohet ne Sherbimin Shendetesor Kombetar, por edhe pse titullar i nje Leje Qendrimi, nuk ka te drejte as te nje tesere STP. Kjo situate ben qe aty ku nuk ka ambulatore te shoqatave vullnetare, keta te huaj gjenden faktikisht pa te drejte kurimi (me perjashtim te ndihmes se shpejte). Kemi vene re qe Gjykata e Femijeve te Firences, pas aprovimit te dekretit te presidentit te republikes D.P.R 334/2004, eshte teper “selektive” ne pranimin e kerkesave te ankimeve para gjykates dhe nuk u jep te gjithe prinderve qe gjenden ne kushtet e artikulli 31, presja 3 te TU, lejen e qendrimit per motive familjare qe jep mundesine per te punuar. Kjo konfermon faktin qe gjykata e mesiperme tashme basohet mbi dekretin D.P.R 334/2004. Sipas jurisprudences, pas aprovimit te D.P.R. a ka orientime te metejshme qe rregullojne situata te ngjashme?

Sherbimi i te huajve Caritas Firenze

Art.11 presje 1, c 5 e D.P.R. te dekretiti 99/394 I modifikuar nga D.P.R. e 18 tetor 2004 nr. 334 precison qe leja e qendrimit per kura mjeksore leshohet “ne favor te prindit te minorenit qe gjendet ne kushtet e permendura te artikullit 31 presje 3 te TU”. Edhe pse kjo norme duket sikur limiton mundesine e qendrimit vetem per kura mjeksore, dhe nuk do te lejonte zhvillimin e aktiviteteve punesore, mundet gjithsesi te mbeshtetet e drejta e prindit per punesim duke e pajisur me leje te perkohshme qendrimi.Risulton qe ka patur raste qe gjykata u ka njohur ketyre prinderve te drejten per te punuar. Nga ana tjeter, funksioni ,qe artikulli 31 presja 3 i TU, i njeh Gjykates se Femijeve (me mundesine e dhenjes se lejes speciale te qendrimit) qendron pikerisht ne garanzine e asistences morale dhe materiale te minorenit qe te mund te jetoje rregullisht ne Itali. Edhe pse duket ngushellues fakti qe asistenca morale arrihet nepermjet nje leje qendrimi per kura mjeksore, eshte e qarte per kedo qe, nese kjo leje nuk konsideron mundesine e punesimit per prinderit, me fjale te tjera i interesuari nuk mund te punoje rregullisht, do te ishte e pamundur garantimi i nje asistenze materiale. Nuk kuptohet sesi nje prind qe nuk ka mundesi te kryeje nje pune te rregullt, mund ti siguroje femijes se tij kushte te denja e te sigurta jetese. Eshte evidente qe ne te tilla situata prindi detyrohet te beje nje pune te parregullt dhe nje zgjidhje e tille sigurisht nuk eshte e lejuar nga ligji. Edhe njehere eshte e nevojshme qe te kujtojme qe rregullorja e aktualizimit qe po komentojme nuk mund te kuptohet si limituese e permbajtjes se ligjit. Funksioni i nje rregulloreje duhet te limitohet vetem ne venjen ne praktike te ligjit pa paraqitur detyrime e pengesa te reja por thjesht duke sjelle disposita qe bejne te mundur venjen ne praktike te pricipeve te stabilizuar nga vete ligji.
Nga ky kendveshtrim nese do te interpretohej rregullorja e aktualizimit si limituese e mundesive qe jane pjese e autorizimit te permbajtur ne vendimin e Gjykates se femijeve, mund te thuhet qe kjo rregullore eshte e paligjishme e per kete arsye nuk duhet te aplikohet. Nga ana tjeter, me teper se nje gjykate e femijeve e ka interpretuar kete norme eksistuese ne sensin qe mund te leshoje nje leje qendrimi duke specifikuar dhe mundesine e punesimit te prinderve, ose duke leshuar leje qendrimi per motive familjare qe sic dihet, jep edhe mundesine e nje punesimi te rregullt. Ne fakt, sic precison edhe artikulli 31, gjykata e femijeve mund te leshoje autorizimin per leje qendrim, edhe duke anashkaluar normat ne fuqi, domethene pa qene e detyruar te ndjeke te gjithe iterin burokratik te normes, sidomos ate te rregullores se aktualizimit qe do te pretendonte ne menyre te gabuar te hiqte mundesine e lejes se punes.
Per me teper, meqenese eksiston nje tjeter norme e karakterit te pergjithshem (artikulli 30 presja 6 i TU te emigracionit) qe parashikon vecanerisht”kunder mohimit te nula osta per bashkim familja e lejes se qendrimit per motive familjare si edhe kunder vendimeve te tjere ta autoriteteve aministrative ne fushen e te drejtave te unitet familjar, i interesuari mund te presantoje ankim gjukates te shtetit duhet te mendojme qe, dhe perballe ketyre rasteve eshte e mundur ( me kohe pritje shume me te shkurter sesa procedurat ne gjykaten e femijeve) te behet ricorso ne gjykaten e pergjithshme, per te kerkar te drejten e punesimit te regullt me kete leje qendrime, derri sa te jete i vlefshem autorizimi i dhene nga gjykata e femijve.

Mund te konsiderojme, qe kuestura kompetente te vere mbi lejen e qendrimit, bashke me dicituren “kura mjekesore” edhe ate ne te cilen specifikohet qe eshte e mundur, dhe pse perkohesish, punesimi i regullt.
Per kete argument, kolegja e Asgi, av. Elena Fiorini, na senjalizon nje zgjidhje positive te nje rasti konkret, analog me kete qe po komentojme.
Pas nje kerkese te kuestures se Genoves, drejtuar ministrisi se brendshme, kjo e fundit ka leshuar nje interpretim, mbi basen e te cilit, eshte dhene nje leje qendrimi, gjiithmone per kura mjekesore por me nje vule me teper ku indikohet : lejohet mundesia e punesimit te regullt.
Shpresojme qe dhe ne rastin e senjalizuar nga karitas i Firences, mund te harrihet nje zgjidhje e ngjashme dhe pa shqetesua autoritet gjyqesore per te kerkuar nje sqarim juridik.
Per me teper, nese familjari i minorenit, i autorizuar perkohesisht te qendroje ne teritorin italian, ne base te vendimint te gjykate se femijve, efektivisht punesohet, atehere regjistrimi i tij ne sherbimin shendetesor kombetar duhet te konsiderohet nje fakt i detyrushem. Ky punonjes duke punar regullisht e duke marre regullisht nje pagese mujore e duke qene I siguruar ne INPS e INAIL nga punedhenesi, cdo muaj derdh nje kontribut te finalizuar per regjistrimin ne Sherbimin shendetesor kombetar. Atehere, nuk eshte e qarte pse duhet te paguaje sigurimin shendetesor nese ne rast nevoje nuk mund te shfrytezoje kete sherbim.

Ringraziamo da Elena Pinguli e Artan Bici per la traduzione dall’italiano

[ lunedì 2 ottobre 2006 ]

| presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2007 creative commons |