MP - Gjykata e Kasacionit. As arrest as ekspuls (dëbim) për imigrantët me leje qëndrim të të pa rinonovuar (përtërirë)
leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 

Gjykata e Kasacionit. As arrest as ekspuls (dëbim) për imigrantët me leje qëndrim të të pa rinonovuar (përtërirë)

Gjykata e lartë ka rrëzuar kështu rekursin e paraqitur nga Prokuroria e Palermos

Gjykata e Kasacionit (vendimi 31426) ka vendosur se imigrantët që kërkojnë rinovimin e leje qëndrimit, pa e marrë atë, nuk janë të dënueshëm as me arrest, as me ekspulsion (dëbim).
Gjykata e lartë ka shtyrë poshtë rekursin e paraqitur nga Prokuroria e Palermos kundër urdhëresës së Gjykatës monokratike (me një gjykatës), që mohonte vleftësimin e masës së arrestit ndaj Rachid Z. -një njëzet e shtat vjeçar maroken, që rregullisht kishte hyrë në Itali por që ishte dëbuar sepse ishte pa leje qëndrim- pasi nuk i ishte bindur urdhrit për t’u rikthyer në atdhenë e tij.
Sipas Kasacionit, në raste si ky, kur të jetë një leje-qëndrim e pa rinovuar, nuk lind në ngarkim të imigrantit një përgjegjësi penale, ai më së shumti mund të jetë objekt i një kundërvajtjeje. “Përballë subjekteve që ka patur leje-qëndrim, ligji përmban kritere të favorshme, duke e sanksionuar vetëm si kundërvajtje mungesën e kërkimit për rinovim, kështu që kur rinovimi është kërkuar por jo dhënë , do të ishte e paarsyeshme të dënohej më rëndë i huaji” ka pohuar Gjykata e lartë.
Mbi bazën e kësaj teze, është rrëzuar ankimi i Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm i Gjykatës së Lartë, Galasso, sipas këtij të fundit, një situatë e këtij lloji “do të ishte në thelb e njëjtë me një revokim (heqje) të leje-qëndrimit”, pra e dënueshme penalisht me fletën e largimit dhe me arrest në rast mosbindjeje ndaj dëbimit.
Traduzione a cura /di Përktheu: dott. Gentian Jahjolli, che ringraziamo.

[ mercoledì 25 ottobre 2006 ]

| presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2007 creative commons |