MP - Ripërsëritje e lejes së qëndrimit - Riçevuta do të vlejë njëlloj si lejeqëndrimi
leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 

Ripërsëritje e lejes së qëndrimit - Riçevuta do të vlejë njëlloj si lejeqëndrimi

Të huajt mund të dalin dhe të hynë rregullisht nga Italia dhe vetëm me riçevutë

Lejeqëndrimi në fazë skadimi ngelet i vlefshëm deri sa të arrij orgjinali. Këtë vendim e ka marë ministria e punëve të brendshme me një udhëzim për të siguruar të drejtat e të huajit që ka lejeqëndrimin në fazë ripërsëritjeje.
Në periudhën që i nevojitet administratës për të përfunduar proçedurat e përsëritjes, në bazë të udhëzimit, I huaji mund të konsiderojë njëlloj si orgjinale riçevutën dhe të gëzojë të gjitha të drejtat që I percakton ligji.

Me kusht që
-  Kërkesa të jetë parqitur para datës së skadimit të lejeqëndrimit ose brenda 60 ditësh nga skadimi.
-  Të jetë verifikuar tërësia e dokumentave dhe të jetë lëshuar nga zyra përkatëse riçevuta. Efektet e ushtrimit të të drejtave mbarojnë nëqoftëse refuzohet ose anullohet kërkesa e përsëritjes së lejeqëndrimit.
I huaji që ka lejeqëndrim edhe pse I skaduar, dhe riçevutën që dëshmon paraqitjen e kërkesës për përsëritje, mundet, sipas ministrisë së punëve të brendshme, të dali dhe të hyjë rregullisht në territorin italian, me kushtet e përshkruara dhe më para nga qarkoret e departamentit të sigurisë publike.
Qëndrojnë kufizimet përsa I përket qarkullimit në hapsirën Shengen meqënse rregullohen nga marveshje ndërkombëtare. (ANSA)

Traduzione a cura di Ismail Ademi, che ringraziamo.

[ mercoledì 25 ottobre 2006 ]

| presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2007 creative commons |