MP - Karta e qendrimit - Ligji parashikon kerkesen e çertifikates se
leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 

Karta e qendrimit - Ligji parashikon kerkesen e çertifikates se

Ju shkruaj nga Vicenza, jam shtetase rumune me leje te rregullt qendrimi prej 11 vjetesh. Une dhe burri im kemi kerkuar karten e qendrimit per ne dhe djalin tone, lindur ne Itali para 6 vjetesh por kemi mesuar qe praktikat tona jane ndalur sepse banesa jone nuk kenaq parametrat e rajonit te Veneto-s. Shtepia jone eshte 44,5m.katror dhe minimumi i parashikuar per te marre çertifikaten e pershtatshmerise se baneses eshte 46m.katror.
Shtepia eshte prone e jona dhe per ne eshte e pamundur te nderrojme shtepi per 5 vjetet e ardhshem. Ne kuesture na thane qe megjithese permbushim kriteret e duhura nuk mund te marrim karten e qendrimit sepse shtepia jone nuk eshte e vlefshme. Komuna refuzon ne menyre absolute te bashkepunoje, na thane te marrim nje shtepi tjeter me qera per 3-4 muaj, sa per te marre çertifikaten e pershtatshmerise, ose ti kerkojme ndokujt ne pallatin tone perdorimin e 2 m.katror.
Kuestura e Vicenza-s nuk na percjelle asnje refuzim te kartes se qendrimit por dokumentat tona jane atje qe prej nje viti. Doja te dija ç’duhet te bej. Me duket e padrejte qe gjera te tilla te papelqyeshme i ndodhin personave qe kane punuar prej shume vitesh ne Itali, duke vene parate menjane per te blere shtepi dhe tani i thuhet qe nuk eshte e pershtatshme....Ne mund te jetojme gjithe jeten ne shtepine tone me lejen e qendrimit, por nese duam karten e qendrimit duhet te blejme, te marrim me qera ose te kerkojme lemoshe.
Dime qe çertifikata mund te merret edhe tek ASL (Qendra Shendetsore e Zones) kompetente por pasi beme kerkesen na e refuzuan, megjithese ligji e lejon.
Ligji eshte vertete i barabarte per te gjithe?
Duke pritur nje pergjigje tuajen ju falenderoj dhe pershendes.

Ligji parashikon qe çertifikata e pershtatshmerise se baneses mund te leshohet nga Komuna ose ASL, dhe duke u bazuar te ky rast nuk kuptojme arsyet e ketij refuzimi. Fatkeqesisht çeshtja e pershtatshmerise se baneses nuk i perket vetem kujt duhet te hyje ne Itali me sistemin e kuotave (artikulli 3 neni 4 i Tekstit te Vetem mbi emigracionin) por i referohet edhe kartes se qendrimit, bashkimit familjar etj. Me fjale te tjera kerkesa per te jetuar ne shtepi komode nuk i eshte imponuar kurre asnje qytetari italian apo europian (BE), por i imponohet punetoreve te huaj si kusht per te jetuar me familjaret e tyre dhe per te punuar me rregulla.
Ajo qe duhet theksuar nga pikepamja ligjore eshte se art. 9 i Tekstit te Vetem (T.U.) mbi emigracionin qe disiplinon leshimin e kartes se qendrimit nuk i referohet ne asnje menyre pershtatshmerise se baneses . Artikulli ne fakt citon " i huaji me qendrim te rregullt ne Itali prej te pakten 6 vjetesh, zoterues i nje leje qendrimi per nje motiv qe lejon riperteritjen per nje numer te pacaktuar heresh, i cili demostron te kete te ardhura te mjaftueshme per jetesen e tij dhe te familjareve te tij, mund ti kerkoje kuestorit leshimin e kartes se qendrimit per te, familjaret e tij dhe per femijet e tyre qe banojne me ta. Karta e qendrimit eshte pa skadence " Edhe ne kete rast eshte rregullorja e zbatimit qe imponon kete lloj çertifikate.
Art. 16 neni 4 shkronja b, e rregullores se zbatimit (dpr 31/08/1999 nr. 394 dhe modifikuar nga dpr 18/10/2004 nr. 334) kerkon, midis kushteve per te kerkuar karten e qendrimit, çertifikaten e pershtatshmerise se baneses parashikuar nga art. 29 i T.U mbi emigracionin qe i perket nje fushe krejt tjeter qe eshte bashkimi familjar.
Pra meqe T.U mbi emigracionin parashikon, per bashkimin familjar pasjen e nje banese te pershtatshme, me rregulloren e zbatimit e kane menduar mire ta kerkojne edhe per leshimin e kartes se qendrimit.
Ne rastin konkret vlen te theksohet qe djali ka lindur ne Itali, keshtu qe s’ka nevoje te behet bashkim familjar. Per rrjedhoje vete fakti qe me rregulloren e zbatimit kane pare te arsyeshme te shtojne nje kerkese qe ligji nuk parashikon, mund te vihet ne diskutim sepse rregullorja ka tejkaluar funksionin e thjeshte te zbatimit te rregullores.

Disa konsiderata per parametrat rajonale
Duhen bere gjithashtu disa vleresime me te pergjithshme mbi parametrat e parashikuar nga ligjet rajonale te ndertimit te banesave publike. Ti referohesh ketyre parametrave do te thote te denosh te huajt ti nenshtrohen menyrave te ndryshme vleresimi nga administratat rajonale.
Shembull praktik - Sipas ligjit rajonal te Lazio-s nje apartament qe ne Veneto do te ishte i pershtatshem per dy persona, mund te konsiderohet i pershtatshem per 4 persona. Kuptohet qe sipas rajonit ku ndodhesh, ka parametra me te lirshem ose jo.
Vlen te theksohet qe keto parametra jane adoptuar nga ligjet rajonale me funksione krejt te ndryshme, si psh shtytja per te ndertuar banesa popullore nga ana e organeve kompetente , qe te garantojne nje fare komoditeti, qe, midis te tjerash, ne pjesen derrmuese te rasteve nuk respektohet ne drejtim te subjekteve qe behen realisht te zotet e banesave popullore.
Ndersa tjeter gje eshte te perdoresh parametra qe duhen per te ndertuar ne te ardhmen apartamente me komode dhe ti vendosesh si parametra minimale, duke detyruar personat qe paguajne qerane apo i blejne, ti respektojne. Kjo nuk parashikohet per qytetaret italiane apo europiane.
Duhet konsideruar qe nuk eshte e thene qe keto parametra minimale te cilat ligji kombetar i percjell tek ligjet rajonale per çeshtjen e banesave popullore, te perputhen me parametrat e caktuar nga keto te fundit, qe caktojne kriteret e pershtatshmerise se banesave. Ligjet rajonale ne fakt flasin per banesa te pershtatshme, sipas parametrave te caktuar por pastaj marrin ne konsiderate parametra te tjere siperfaqeje
-  me te ulta - qe i referohen mbipopullimit te mesem ose te larte.
Ajo qe ngelet akoma per tu kuptuar eshte se kujt kritereve ti referohesh, pra nese per parametra minimale duhen kuptuar parametrat e pershtatshmerise(komoditeti), apo nese vlejne parametrat e mbipopullimit te mesem ose te larte (qe merren ne konsiderate si kritere te preferueshem per hartimin e rradhes per dhenien e banesave popullore).
Duhet kujtuar qe jane te shumta administratat e komunave qe organizohen me vendime te tyre, drejtuara zyrave kompetente per leshimin e çertifikatave te pershtatshmerise duke mbajtur parasysh parametrat qe koinçidojne me parametrat e mbi popullimit te mesem. Me fjale te tjera parametra me te lirshem lidhur me rrogat.
Duke u rikthyer tek pyetja e bere, e habitshme eshte qe flitet per nje komune ne Vicenza, ku i referohen per nje çift me fimije te vogel, nje siperfaqeje minimale prej 46 m.katror, dhe per 1 m.katror me pak i mohojne pershtatshmerine e shtepise, dhe kjo ndodh ne nje province ku po i hapet rruga nje kriteri shume me te favorshem.
Me vendim te keshillit te komunes te dates 24/05/2006, komuna e Arzignano-s (nr. 107) dhe e Montecchio-s, kane adoptuar kritere me te favorshme se ato per "pershtatshmerine" te caktuara nga ligji rajonal.
Keto kritere parashikojne qe banesa duhet te jete 28 m.katror per 1 person, 38 m.katror per dy persona, 42 m.katror per tre persona. Keshtu, nese kjo familje do te banonte ne Arzignano, çertifikata e pershtatshmerise se baneses do ti leshohej per tre persona meqe kane siperfaqe me te madhe se 42 m.katror. Ne keto vendime perfshihet veç te tjerash qe, ne rastin kur ne familje ka femije te vegjel, ashtu si edhe kur femija lind mbas vendosjes se familjes, perberja numerike e berthames familjare, rrjedhoje e zbatimit te kritereve te sapo permendura, mund te rritet ne dy njesi. Keshtu qe keto kritere mund te jene akoma te ndryshueshem.
Per me teper, atje ku banojne dy te medhenj, mund te banojne tre te mitur. Veç kesaj, ne rast lindjeje mbas vendosjes se familjes ne banese, qe sjell teprice te nr. maksimal te percaktuar si me lart, çertifikata e pershtatshmerise mund te leshohet pavaresisht nga nr. i banuesve, me kusht qe te vertetohet (me dokument te shkruar) mirembajtja e kushteve te jeteses ne banese.
Duket absurde qe me pak kilometra distance te ndryshojne fatet e familjes, qe mbas shume vitesh pune te rregullt ne Itali kerkon thjesht te marre karten e qendrimit sepse ajo i lejon te mos mbaje me rradhen ne kuesture per te riperteritur lejen e qendrimit.
Nuk eshte per tu perjashtuar mundesia e protestimit ndaj refuzimit te leshimit te çertifikates se pershtatshmerise se baneses sepse behet gjithmone fjale per nje vendim qe ka lidhje me unitetin familjar, qe mund ti jepet per gjykim gjykates se vendit ku banojne.
(e hene, 17 korrik 2006)

Perktheu Admet Shyti.

[ mercoledì 25 ottobre 2006 ]

| presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2007 creative commons |