MP - Rinovimi i lejë-qëndrmit: janë shumë të përjashtuarit
leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 

Rinovimi i lejë-qëndrmit: janë shumë të përjashtuarit

Qarkorja e Ministrisë së Brendshme e 5 gushtit të kaluar mbështet vlefshmërinë e riçevutws për të rregulluar të drejtën e lejë-qëndrimit. Por a u lëshohet të gjithëve riçevuta? Në shumë Kuestura, ndër të cilat edhe Bolonja, emigrantët mund të mbeten për mbi tre muaj me permeso të skaduar dhe pa riçevutw.
Sipas Direktivës mbi të drejtat e të huajit gjatw peripecive tw rinovimit të lejë-qëndrimit të 5 gushtit 2006, fletë-kwrkesa ose riçevuta e lëshuar nga Kuestura gjatë fazës së rinovimit të lejë-qëndrimit siguron rregullsinë e qëndrimit dhe vazhdimësinë e qasjes te të drejtat e tij.
Me fjalë të tjera, çdo emigrant që ka riçevutën mund të rinovojë pa problem anëtarësimin në SSN, mund të rinovojë kartën e identitetit të skaduar, të kryejë një ndërrim të rezidencës ose të përfitojë nga shërbimet parandaluese. Qarkorja garanton gjithashtu që asnjë emigrant që ka marrë riçevutën nuk mund të espulsohet.
Megjithatë, qarkorja, është një preçizim dhe jo një dispozitë e re. Në fakt, edhe para se të lëshohej Direktiva për të drejtat e të huajit gjatë proçedurave të rinovimit të lejë-qëndrimit, neni 13 pika 2 seksioni b i D.L.vo 286/1998 dhe neni 42 pika 4 i DPR 394/1999 përcaktonin një gjendje vazhdimësie të të drejtës së qëndrimit të të huajit në pritje të rinovimit të titullit të qëndrimit. Fatkeqësisht në përditshmërinë e mijëra personave rinovimi i lejë-qëndrimit përbën pushimin e të gjitha të drejtave, e të gjitha aktiviteteve, të drejtën e studimit, të ndihmës shëndetësore, të të drejtës për financime etj..
Në praktikë të drejtat e qëndrimit të rregulluara nga Direktiva duhen verifikuar një nga një sipas lokaliteteve, ngaqë jo gjithmonë administratat e ndryshme kuptojnë si duhet dhe shpejt direktivat. Në anagrafet e disa komunave, për shembull, është e domosdoshme një lejë-qëndrim i vlefshëm për të bërë rezidencën, ndërsa disa ASL janë edne shumë dyshuese për të rinovuar librezën shëndetësore pa një lejë-qëndrim të vlefshëm. Të mos flasim pastaj për punëdhënësit që regullore apo jo, nuk duan të punësojnë askë pa një lejë-qëndrim të vlefshëm.
Për këtë arsye janë të shumtë ata që kanë pritur me gëzim qarkoren e 5 gushtit të kaluar, megjithatë formulimi i saj linte të nënkuptoheshin surpriza të pakëndshme për disa situata mjaftueshëm të zakonshme. Teksti i qarkores parashikon në fakt disa kushte që sigurojnë parimin e vazhdimësisë së qëndrimit të rregullt, njëri nga të cilët është “verifikimi i kompletimit të dokumentave të parashikuar për të paraqitur kërkesën e rinovimit”.
Bolonjë, por ndoshta edhe në qyetetet e tjera, kjo ka përcaktuar një ndryshim në sjelljen e Kuesturës që deri para verës merrte kërkesat për rinovim, dorëzonte riçevutën dhe më pas proçedonte me trajtimin e kësaj praktike. Në bazë të interpretimit të qarkores, nëse dokumentacioni plotësues i kërkesës rezulton i parregullt apo edhe i keqpërgatitur (edhe pse janë të gjithë dokumentat por të kompiluar gabim), i interesuari tani duhet të largohet me shënimin për të marrë një takim tjetër në call-center, edhe pse dihet se kjo do të thotë që personi duhet të kthehet pas tre muajsh.
Qarkorja, në të vërtetë, nuk ka asnjë efekt pozitiv për të huajt që pa asnjë faj arijnë në Zyrën e Emigracionit me dyshime lidhur me dokumentat që duhen dorëzuar e që dëshirojnë të kërkojnë sqarime pikërisht nga oficeri i policisë për këto dyshime. Apo për ato që pa dijeninë e tyre, kanë në dorë kontrata qëndrimi të pasakta ose të hartuara keq nga punëdhënësi.

Të gjitha këto situata, pamvarësisht nga vullneti aapo përgjegjësia e të huajit, janë dënuar edhe më shumë nga kjo qarkore, ngaqë kjo direktivë lidh shprehimisht lëshimin e riçevutës me verifikimin e dokumentacionit të prezantuar.
Por i huaji, si cilido qytetar tjetër,a nuk do të kishte të drejtë për një trajtim të qenësishëm të gjendjes së tij, në një çast që duhet të vijë pas prezantimit të kërkesës? Për më tepër, a nuk është detyrë e Administratës Publike të pranojë kërkesën dhe vetëm pastaj ta pranojë oserefuzojë atë? Thënë ndryshe, nëse i huaji ka për detyrë që brenda afateve të përcaktuara nga neni 4,pikat 4 dhe 9 të T.U. për të prezantuar kërkesën për rinovim, administrata ka për detyrë ta pranojë pamvarësisht nga mendimi pozitiv apo negativ që do të lëshojë më pas.
Të ndjekim një rast nga të shumtët.

Lejë-qëndrimi i zonjës Sabina skadon në fillim të tetorit të vitit në vijim, dhe takimi për tu prezantuar në Kuesturë për të kërkuar rinovimin është për 29 tetor, edhe pse zonja ka telefonuar në call- center para tre muajsh, ashtu siç thotë edhe ligji. Sabina prezantohet me të gjithë dengun e dokumentave të nbevojshwm por njëri nga të cilët është “i parregullt”, të paktën kështu i thuhet.
Kështu kërkesa e saj nuk pranohet dhe prandaj nuk i lëshohet as riçevuta. Është njëlloj sikur zonja Sabina atë ditë të mos ish prezantuar fare. I thonë të marrë një datë tjetër takimi edhe pse e dinë se nuk ka më vende të lira për rinovim për muaj të tërë. Dhe kështu është: takimi i parë i mundshëm për zonjën është 15 janari i vitit 2007.
Si pasojë zonja Sabina dhe tre fëmijët e saj, të gjithë të përfshirë në lejë-qënrimin e saj sepse janë minorenë, do të mbeten për katër muaj të tjerë me një lejw-qwndrim të sakduar në dorë, dhe për tre muajt në vazhdim- për kohën minimale që i nevojitet Kuesturës për të lëshuar një lejë-qëndrim të ri- me një riçevutë.

Po cili është statusi i zonjës Sabina e i tre fëmijëve të saj deri me 15 janar? Me siguri, zonja ka në dorë një fletë konfirmimi të prenotimit me vulën e Kuesturës pas një gjysëm dite rradhë, po çfarë vlere mund të ketë një fletë e vulosur që më para me datën e takimit? Direktiva flet qartë, “riçevuta që vërteton prezantimin e kërkesës për rinovim” është garanci e “legjitimitetit të plotë të vetë lejë-qëndrimit dhe i përfitimit të të drejtave që lidhen me të”, e jo gjë tjetër. A duhet të nëkuptojmë se zonja Sabina nuk përfiton legjitimitet të plotë të qëndrimit deri sa të arrijë dita e paracaktuar për takim?

Në ditët që e ndajnë nga 15 janari do të ketë sigurisht shumë vështirësi, si për shembull, ndihma shëndetësore për fëmijët e saj, pa menduar pastaj se në rast të një kontrolli të dokumentrave, policët janë të detyruar ta shpien në Kuesturë për verifikim, duke i marrë kohë dhe duke i shkaktuar dëme të pallogaritshme. Por a nuk donte të evitonte pikërisht këtë gjë direktiva e Amatos?
Për të treguar për sjelljen e Kuesturave të tjera në lidhje me rinovimin e lejë-qëndrimit shkruaj në këtë adresë redazione.emiliaromagna@meltingpot.org
Nën kujdesin e redaksisë së Bolognjës

Përktheu: Hekuran Koka

[ mercoledì 13 dicembre 2006 ]

| presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2007 creative commons |