leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 

Klandestin për një ditë

Meksikë, eksperienca e kalimit të kufirit si klandestin të vërtetë

Turistët që vendosin të shkojnë në Meksike për të vizituar rrënimet Maya të Palenque, plazhet e bardha të Yucatanit o muralet e mrekullueshme te kryeqytetit, tani kanë mundësinë të bëjnë një ekskursion të ri.

Turisëm? Kush mendonte se me shprehjen “Zapaturisëm” (që thekson se si turistët konsiderojnë luftën zapatiste si një lloj tradizioni folkloristik) ishte kaluar masa, duhet të ndërroj mëndje.
Një sipërmarrës i çuditshëm nga shteti i Hidalgos, Luis Santiago Hernandez, të jep mundësinë për të provuar një eksperiencë të re: një natë si klandestin për të kuptuar se si kalohet kufiri mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës. Hernandes, së bashku me 72 bashkëatdhetar, shet këtë udhëtim si një paketë turistike të vërtetë. Kështu që edhe udhëtari më ekzigjent mund të provoj ç’do të thotë të jesh klandestin, me anë të këtij kalimi të simuluar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.
Por vendi nuk është kufiri mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës por një park në shtetin meksikan të Hidalgos që ndodhet shumë larg nga kufiri i vërtetë.
Ekskursioni. Vëndi quhet Parque Eco Alberto dhe si lloj territori gjeollogjik ngjan shumë me zonën e kufirit, me bimësi të pasur, canyon dhe lumenj. Nisja bëhet vetëm nëse grupi i pretendenteve klandestinë është i përberë prej 20 vetësh. Grupi i organizuesve është i përberë nga meksikanë ekspertë në kalimin e kufirit. Të gjithë pjestarët e organizatës kanë provuar gjatë këtyre viteve të kalojnë pengesën e metaltë që ndan Shtetet e Bashkuara nga Meksika në kërkim të një jete më të mirë. Disa prej tyre ja kanë arritur dhe tani janë në Amerikë, të tjerët janë detyruar të kthehen mbrapsh.
Tani, organizatorët, që bëjnë pjese në tribunë Hnahnu, i ofrojne këtë eksperincë gjithë turistave që duan të provojnë drithërimat e adrenalinës.
Itinerari. Programi i ekskursionit është i larmishëm dhe ka edhe surpriza. Nisja bëhet në këmbë, me vete merret vetëm një shishe e vogël uji për të shuar etjen. Kalohet nëpër shtigje të vështira për tu përshkuar. Ka raste kur aventurierët duhet të shtrihen në tokë për të mos u zbuluar nga patrullat e kufirit, por ka edhe raste që kalojnë nëpër tunele të nëndheshëm si ata që eksistojnë vërtet në veri. “Klandestinët për një ditë” mund edhe të ndiqen ose të kapen nga polizia amerikane (e rreme natyrisht) ose nga polleros, trafikantët e pashpirt të njerëzve.
Jo vetëm kaq. Turistët ekstravagant që zgjedhin këtë “shëtitje” (shumë argjentinas, peruan, kilen, kolumbian, amerikan, francez dhe kanadez kanë marrë ndërkohë pjesë) mund edhe të shijojnë momente qetësie dhe bukuritë që ato vënde magjike dhurojnë.

Nga Alessandro Grandi
Marrë nga siti internet: peacereporter.net

Përkthyer nga Ira Panduku

[ mercoledì 13 dicembre 2006 ]

TELE RADIO CITY s.c.s. Onlus - P.I. 00994500288 - Iscr. Albo Soc. Coop. n. A121522 | presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2010 creative commons |