leggi in: | italiano | english | français | español | srpsko | română | عربي | Ingrandisci i caratteri  Rimpicciolisci i caratteri  Versione per la stampa  segnala questo articolo
 

Nga data 14 shkurt hyn ne fuqi leja e qendrimit CE ( pds CE ) per emigrantet me kohe te gjate qendrimi

Coment i avokatit Paolo Cognini

Permbledhje e dekretit legjislativ nr. 3 dt.08/01/2007

Ne gazeten zyrtare nr. 24 dt. 30/01/2007, eshte publikuar Dekreti Legjislativ nr.3 dt. 08/01/2007 qe vjen si rezultat i permbushjes se direktives europiane 2003/109/CE lidhur me statusin e qytetareve te vendeve te treta qe jetojene jashte per periudha te gjata.

Kemi te bejme me nje nderhyrje normative jashtezakonisht te rendesishme e cila rinovon plotesisht Karten e Sogjornos aktuale duke futur konceptin e ri te Permessos se Sogjornos CE per emigrimin me periudhe te gjate.

Disiplina e re qe do te hyje ne fuqi me daten 14/02/2007, do t’ju aplikohet edhe te huajve qe rezultojne titullare te Cartes se Sogjornos. Te provojme ne vazhdim te qartesojme nepermjet nje permbledhje llogjike vendimin mbi (gjate – “permeso e sogjornos CE per emigrimin me periudhe te gjate qendrimi”, por qe ne vazhdim do ta gjejme te shkruar shkurt “pds CE”).

1. KUSHTET

Pds CE mund te kerkohet per vete dhe per familjaret, sipas te njejtave kushte lidhur me te ardhurat ekonomike dhe banimin te parashikuara aktualisht per Karten e Sogjornos. Kane te drejte te huajt titullare te nje Leje Qendrimi te pakten prej 5 vjetesh dhe qe eshte akoma e vlefshme; dmth koha e nevojshme e qendrimit per te pasur te drejte per kete Leje Qendrimi kthehet sipas kushteve te parashikuara per Karten e Sogjornos para se te hynin ne fuqi ndryshimet e bera nga ligji Bossi – Fini ( qe e ka ngritur limitin ne 6 vjet ).

Pds CE nuk mundet megjithate te jete kerkuar nga te huajt qe edhe pse mund te kene nje periudhe qendrimi mbi 5 vjet sipas rregullave, qe rezultojne aktualisht me leje qendrimi per motive studimi, kualifikimi profesional, motive humanitare,mbrojtje te perkohshme ose azil. Duhet preçizuar qe vitet e qendrimit sipas ketyre motiveve, edhe pse nuk te japin munesine per te kerkuar pds CE ne menyre direkte mund te llogariten per te permbushur kushtin e 5 vjeteve te qendrimit te rregullt, nga ana e te huajve qe me vone jane paisur me nje leje qendrimi te vlefshme per paisjen me pds CE. Ne te kundert lejet e qendrimit per periudha te shkurtra nuk japin mundesine as te kerkimit te pds CE e as te llogaritjes se kohes se qendrimit para kerkeses se pds CE.

2. MUNGESA E PREZENCES NE TERRITORIN NACIONAL

Prezenca e munguar ne territorin nacional e te huajt nderpret periudhen 5 vjeçare ne dy raste:
-   Kur nuk eshte prezent per nje periudhe mbi 6muaj pa nderprerje;
-   Kur shuma e kohes se te qenit jo prezent ne territorin naciona eshte me e madhe se 10 muaj ne nje periudhe prej 5 vjetesh. Nuk hyjne ne kete llogari mungesa e prezences edhe per periudha me te gjata se ato te lejuarat, kur kemi te bejme me nevojen e permbushjes se detyrimeve ushtarake ose raste per motive te tjera te renda, ne veçanti shendeti.

3. KRIME NDALUESE

Sipas formulimit aktual te art.9 Teksti Unik ( T.U. )behet pengese per leshimin e Kartes se Sogjornos te qenit ne proçes gjykimi, ose i denuar me vendim gjyqi edhe pse jo te formes se prere, per krime sipas art.380 k.p.p. Mbi kete pike dekreti legjislativ 3/07 nderhyn me nje modefikim te rendesishem duke i dhene fuqi ligjore edhe pse me shume vonese prononcimeve te shumta te gjykates se Kasacionit dhe asaj Kushtetuese rreth rraportit ndermjet sjelljes kriminale, kohes se kaluar pas krimit e vazhdueshmerise efektive te rrezikshmerise shoqerore te autorit te krimit.

4.TERHEQJA E PDS CE DHE LARGIMI NGA TERRITORI NACIONAL

Teksti i ri i art.9 te ( T.U. ) zgjeron mundesine e terheqjes se pds CE ne krahasim me normen aktuale lidhur me terheqjen e Kartes se Sogjornos. Konkretisht terheqja e pds CE mund te aplikohet sipas rasteve te poshteshenuara:
-   Me kalimin e kohes mungojne kushtet per leshimin e pds CE;
-   Verefikohet nje mungese prezence ne territorin UE per nje periudhe prej 12 muajsh;
-   Verefikohet nje mungese prezence ne territorin nazional prej 6 vjetesh;
-   I eshte leshuar qytetarit te huaj nje pds CE nga ana e nje shteti tjeter te CE. Mundesite e perjashtimit nga territori nacional te titullarit te pds CE jane te njellojta me ato aktuale lidhur titullarin e Karte se Sogjornos nga art.9 i ( T.U. ) 1.155/2005 ( Norma te reja lidhur me perjashtimin e te huajve per motive te parandalimit te terrorizmit ).

Megjithate art.9 T.U. i rinovuar parashikon qe mundesia e vendimit per perjashtim te jete paraprire nga nje vleresim i kujdesshem i situates se pergjithshme ne te cilen ndodhet i huaji, duke marre parasysh moshen e tije, kohezgjatjen e qendrimit te tij dhe konseguencat e perjashtimit lidhur me relacionet familiare e shoqerore. I huaji titullar i pds CE marre ne Itali qe perjashtohet nga nje tjeter shtet anetar i CE duhet te lejohet ne territorin nacional.

5. ARTIKULLI I RI 9BIS T.U.

Decreti legjislativ nr.3/07 fut ne T.U. te ri art.9bis qe disiplinon ne menyre specifike kushtet e te huajit qe ka perfituar nje pds CE nga nje tjeter shtet anetar i CE. Titulli i nje pds CE edhe pse dhene nga nje shtet tjeter anetar i CE, i lejon te huajit te qendroje per nje periudhe superiore te tre mujve ne keto raste:
-   Ushtrimi i nje aktiviteti ekonomik ne cilesine e punetorit te varur ose autonom;
-   Frekuentimi i studimeve ose kualifikimi profesional;
-   Qendrimi per motive te tjera te ligjshme ne baze te demostrimit te mjeteve minimale per te jetuar.

Familjaret ete huajit qe rezultojne me leje qendrimi te rregullt ne te njejtin shtet qe ka leshuar pds CE do te kene te drejte te qendrojne ne territorin nacional e te kene nje leje qendrimi per motive familiare neqoftese ekzistojne kushtet e banimit dhe te te ardhurave economie te parashikuara nga T.U.per bashkimet familiare.

[ lunedì 26 febbraio 2007 ]

| presentazione | contatti | web design HCE s.r.l. | server Ipse Digit s.c. | 2003-2007 creative commons |