Roma – Ka nga ata qe flene ne garazh. Ka nga ata qe zene nje krevat ne vendin e punes. Ka nga ata qe rrine dhjete vete ne nje dhome. E Ata qe gezohen me pak, thjesht nje vend sa per te futur koken. Jane shume emigrantet qe kane probleme me banesen ne Itali, rreth nje milion qe ne Itali jane ne rregull me dokumentat. Per sa u perket klandestinevet jane jashte statistikavet.
Emergjenca shtepi e vene ne evidence nga republika me date 31 janar 2007 konfirmohet edhe nga statistikat e Censis 2006: Vetem 11.8 % e imigranteve jeton ne shtepine e tij. Mbi 72 % jetojne ne qira, ndersa 16.1 % jeton ne kondicione jo stabel, 7.5 % jeton ne shtepine e familjarevet ose shokevet, 6.8 % jetojne aty ku punojne.
Jo vetem. Nga 72 % -shi i atyre qe jetojne ne shtepi me qira rreth 20% jeton ne nje shtepi “shume te mbipopulluar”. Kjo do te thote se ndersa 1.5 milion imigrante jetojne ne kushte te pranueshme pra jane te stabilizuar pjesa e tjeter rreth nenteqind mije jetojne ne kushte te veshtira banimi, nje ushtri e pastrehe e pa te drejta. Ne fakt per nje imigrant te kesh shtepi eshte kushti i pare esencial per tu legalizuar.
Sipas ligjit Bossi-Fini, kush deshiron te marre Kontrate Qendrimi (contratto di soggiorno) o deshiron te beje bashkim familjar duhet te jete i pajisur me çertificate qe shtepia eshte e banueshme pra te kete nje dokument ne te cilin thuhet qe shtepia ku jeton u pergjigjet rregullavet higjieniko-shendetesore. Sipas kujt? Sipas ligjit rajonal mbi shtepite popullore. Marco Paggi, avokat i ASGI (Shoqata e studimeve juridike mbi imigracionin) shpjegon se jeta e imigrantevet varet nga rregullat e rajoneve.
Keshtu, ndersa ne Lazio 46 metra katrore shtepi konsiderohen te pershtateshme, ne Veneto vlen vetem per nje person. Nje diskriminim i pa-pranueshem qe dergon shume imigrante ne klandestinitet. Mjafton fakti qe sipas Sunia (sindacati i atyre qe jetojne ne shtepi me qira) rreth 42% i imigrantevet jeton ne nje shtepi me nje ose dy dhoma qe permban 4.6 persona.
Sipas Eurispes, te huajvet u aplikohet nje shifer “speciale” 10-20% me shtrenjte se sa italianevet. Pjesa me e madhe e atyre qe japin shtepi me qira nuk preferojne tua japin shtepine imigrantevet (57% i diskriminon, pranoj shoqata e tyre). Ne vitin 2006 Karitasi pershkroj harten e te pastreheve: 32.9 % jeton ne veri, 46.5% ne qender e 20.9% ne jug te Italise.
Perkrah ketij fakti jo te mire rritet edhe ai i integrimit. Mbi 130 mije blerje-shitje shtepishe jane firmosur nga imigrantet ne vitin 2006, pjesa me e madhe e tyre sllave, afrikane e kineze. Mesatarja e shifres se investimit eshte 103 mije euro 70% e se ciles mbulohet nga nje mutuo. Sipas qendres se kerkimit Cresme, “ ne kete moment 20% e blerjes se banesavet behet nga imigrantet dhe brenda vitit 2016 kjo kuote do te arrije rreth 37-54%”.
Nderkohe, me date 30 janar qeveria konfirmoj permbajteje e dekretit mbi riformen e ligjit Bossi-Fini: rregulla te reje qe ndihmojne e lehtesojne hyrjen e legalizuar ne Itali e luften ndaj fluksit te imigranteve klandestin
Autori: Vladimiro Polchi