|
||
sans-papiers > FAQMe nje lejeqendrimi te rregullt a eshte e mundur te shkohet ne Shtete te tjera per te punuar?6 dicembre 2003Nje qytetar ekstrakomunitar ne poses te lejeqendrimit ose te kartes se qendrimit a mund te shkoj ne shtete te tjera komunitare per te punuar? Nje person qe ka nje qendrim te rregullt ne nje tjeter shtet komunitar a mund ta konvertoj lejeqendrimin e tij ne ate italiane? Ju falenderoj ngrohtesisht e pershendetjet e mia me te mira. Per momentin nuk ekziston asnje mundesi. Ekziston nje projektligj komunitar i cili parashikon qe, per titullaret e nje lejeqendrimi te nje kohezgjatje te madhe (si karta e qendrimit), te ushtrojne aktivitet pune e te stabilizohen ne vende te tjera te BE. Por behet fjale per nje propozim. Edhe sikur propozimi te perfeksionohej eshte parashikuar nje periudhe e gjate qe shtetet te bejne aktualizimin e kesaj direktive. Pra, per momentin nuk eshte e mundur, as me karten e qendrimit, qe te shkohet ne vende te tjera evropiane per te punuar. Nje çeshtje tjeter eshte ajo qe ka te bej me vartesit (edhe jo komunitare) te nje ndermarrje qe e ka seline ne Itali. Ne kete rast, kur ndermarrja do te bej ankande, sherbime ne vende te tjera evropiane te BE, quhet parimi i lirise se qarkullimit te ndermarrjes ne kuadrin komunitar. Lidhur me kete eshte shprehur Keshilli i Drejtesise i BE i cili ka pohuar parimin e lirise se qarkullimit te ndermarrjes, qe sjell si konseguence edhe parimin per te cilin vartesit e saj, me qendrim te rregullt ne vendin anetar, te kene te drejten e transferimit te perkohshem ne vendet anetare per ekzekutimin e punimeve. |
||