|
||
qytetaria > thellime, raporteVenecia – Rruge e lire per projektin per pershpejtimin e praktikave per bashkim familjarPer thjeshtezimin dhe reduktimin e afateve per dhenien e lejeqendrimeve dhe praktika te tjera te korreluaraNen kujdesin e Rosanna Marcato –s e Sherbimit te Emigranteve te Venecias31 maggio 2004Keshilli Territorial per Emigracionin i Provinces se Venecias ne takimin e 21 majit 2004 ka aprovuar nje projekt nderhyrjesh institucionale ne bashkepunim me Prefekturen, Kuesturen, Provincen, Komunen e Venecias, Dolos, Mires dhe palet sociale, per kaperximin te pakten pjeserisht te situates se veshtire te emigranteve qe presin prej muajsh, ndonjehere edhe me shume se nje vit per praktikat e lejeqendrimit. Situata e zyrave te Policise qe merren me emigracionin, gjithnje ne veshtiresi, eshte keqesuar edhe me shume per shkak te proçedurave te rregolarizimit. Proçedura te tilla qe kane pare gati 9.000 ekstrakomunitare e koha e shkurter e vlefshmerise se lejeqendrimit, sanksionuar nga ligji Bossi Fini, kane provokuar shume veshtiresi pa “ndryshime adeguate si ne proçedura dhe ne burime njerezore e teknika te disponueshme”. Ne kete situate edhe vet Questura ka manifestuar, ne kuadrin e Keshillit Territorial per Emigracionin, nevojen e nje kooperimi institucional qe ka si qellim te lehtesoj zgjidhjen e problemeve te evidencuara. Eshte krijuar keshtu nje grup pune per te artikulluar nje sere propozimesh operative “qe mund te kontribojne me nje nderhyrje te perbashket ne thjeshtezimin e proçedurave e ne reduktimin e afateve te proçedimit nepermjet organizimit te nje rrjeti koordinimi, duke vlersuar bashkepunimin e Enteve Lokale e te palevele (sindikatat), duke mbajtur parasysh edhe rezultatet pozitive te marra ne perfshirjen e tyre ne rregolarizimin e punetoreve te huaj per te cilin ishte aktivizuar nje rrjet i koordinuar pune”. Nderhyrja e dyte parashikon “heqjen e listave te pritjes per bashkimet familjare” nepermjet krijimit te nje zyre te perbashket me operatore te prefektures dhe te komunave te cituara, “duke filluar nga lista e pritjes transmetuar Questures dhe Prefektures duke fiksuar takime te individualizuara per te proçeduar me verifikimin e dokumentave te nevojshme per berjen e bashkimit familjar sipas nje modulistike te konkorduar bashkarisht”. Praktikat e kompletuara do te shihen dhe do te dorezohen nga Prefektura ne Questure e cila do t’i japi te interesuarit autorizimin (nulla osta). Koordinimi i aktivitetit do te sigurohet nga Prefektura. Ne rast se nga ky eksperimentim do te dali nje pergjigje pozitive parashikimi eshte fshirja e kesaj liste brenda dhjetorit 2004. Ne kuadrin e aksioneve qe kane si qellim permiresimin e koordinimit mes institucioneve dhe mes tyre e qytetareve te huaj, parashikohet gjithashtu dhe realizimi nga ana e kuestures i nje vademecum me shpjegime preçize dhe te detajuara te normatives dhe te proçedures administrative ne lenden e lejeqendrimeve dhe per çdo nevoje specifike. E pikerisht duke u nisur nga keto dhe nga situata kritike e momentit shkaktuar nga modifikimet keqsuese te ligjit mbi emigracionin, modifikime qe kane komplikuar jeten e emigranteve por dhe te atyre qe, per pergjegjesi zyrtare duhet t’i pergjigjen ketyre proçedurave. Komuna e Venecias ka aderuar ne percaktimin e ketij projekti duke hedhur nje veshtrim tej te tashmes per krijimin e proçeseve te vogla inovative qe lejojne te eksperimentohen modalitete te reja pune me qellim dhenien e sherbimeve ne perputhje me nevojat e jetes se qytetareve emigrante. |
||