|
||
sans-papiers > FAQKarta e qendrimitTreguesit per marrjen e saj, ne veçanti qendrimi prej te pakten 6 vjetesh ne territorin italian, kusht ky i parashikuar nga art. 9 i Tekstit Unik mbi Emigracionin per te propozuar kerkesen per karten e qendrimit23 aprile 2004Kam kerkuar ne kuesturen e Lekos karten e qendrimit e kam prezantuar te gjitha dokumentat e nevojshme. Me vone me arrin ne shtepi nje leter e Kuestures e cila me informon qe ka nisur proçedura e anullimit pasi nuk rezultoj ne Itali prej 6 vjetesh. Çoj te gjitha dokumentat e nevojshme qe me pranohen. Gjate bisedes me nje funksionar te Kuestures me thuhet qe 6 vjetet i referohen jo vetem residences por edhe nje periudhe te ekzistences se lejeqendrimit per nje motiv qe lejon nje numer te pakufizuar rinovimesh. Teksti i ligjit 40/98, art.9, paragrafi 1, thote “i huaji me qendrim te rregullt ne Itali, prej te pakten 6 vjetesh titullar i nje lejeqendrimi qe lejon nje numer te pakufizuar rinovimesh, i cili demostron te kete nje te ardhme te mjaftueshme per mbatjen e familjareve te tij, mund t’i kerkoj Kuestorit dhenien e kartes se qendrimit per vete e per bashkeshoertin e per femijet e mitur bashkejetues”. Me duket, vazhdon i interesuari, qe interpretimi i dhene nga funksionari i Kuestures eshte fantazioz e ju pyes nese ky eshte interpretimi korrekt. Shpresoj te kem qene mjaft i qarte. Degjuesi ka qene shume i qarte e na ka shprehur nje problem qe fatkeqesisht verifikohesh shpesh. Norma parashikon qe ai duhet te jete titullar i nje lejeqendrimi per nje motiv qe lejon nje numer te pakufizuar rinovimesh e qe te demostroj te kete nje te ardhur te mjaftueshme. E mbi kete aspekt qe luan Kuestura e Lekos, interpretim ky qe e kundewrshtojme pasi nuk na duket i drejte. Ky eshte nje argument, qe ne fakt, e kemi trajtuar edhe here te tjera e qe nder te tjera e demostron edhe praktika e shume kuesturave te tjera qe nuk e ngrene kete problem. Ne fillimin e proçedures e interesuara ishte lajmeruar nga Kuestura mbi proçeduren e mospranimit te 6 viteve me qendrim te rregullt ne Itali, edhe pse ishin te dokumentueshme nga i interesuari, e nuk do te konsideroheshin te nevojshme ne baze te qellimeve te parashikuara nga art. 9 per marrjen e kartes se qendrimit. Perse? Sepse sipas Kuestures se Lekos, ky zoteri duhej te kishte per te 6 vjetet e meparshme nje lejeqendrimi te rregullt te tipit qe lejon nje numer te pakufizuar rinovimesh. Pra dallimi eshte i dukshem. Ligji kerkon qe i huaji per marrjen e kartes se qendrimit, te kete nje lejeqendrimi qe eshte i rinovueshem nje numer te pakufizuar heresh e perkundrazi karta e qendrimit nuk mund te kerkohet se i interesuari ka nje lejeqendrimi qe mund te rinovohet nje numer te kufizuar heresh si lejeqendrimi per motive studimi. Por kuestura e Lekos adopton nje interpretim qe e kaperxen çka eshte parashikuar nga norma. Pra kerkon qe per te gjithe 6 vjetet e lejeqendrimit ne rregull ky zoteri te kete patur nje lejeqendrimi per motive pune si vartes. Disa kuestura shkojne akoma edhe me tej duke kerkuar edhe argumenta te tjera per refuzimin e kartes se qendrimit. Mbeshtesin teorine sipas te ciles kur i huaji ka patur nje periudhe papunesie gjate kohes se qendrimit ne Itali, pasi sipas ligjit parashikohet edhe nje periudha maksimale papunesie tej te ciles refuzohet rinovimi i lejeqendrimit, e me qende se lejeqendrimi per pritje te punesimit nuk eshte i rinovueshem nje numer te pakufizuar heresh, kjo ben qe nderpritet vjetersia e lejeqendrimit qe kerkohet i rinovueshem per nje numer te pakufizuar heresh. Lidhur me faktin qe ky nuk eshte nje interpretim korrekt i ligjit e kemi diskutuar shume here edhe ne te kaluaren pasi ligji thote “i huaji me qendrim te rregullt ne Itali prej te pakten 6 vjetesh e qe eshte titullar i nje lejeqendrimi per nje motiv qe lejon nje numer te pakufizuar rinovimesh e qe demostron te kete nje te ardhur te mjaftueshme ka te drejte te kerkoj karten e qendrimit”. Ky interpretim eshte sqaruar edhe nga Ministria e Brendshme, me nje qarkore qe mund ta gjeni edhe ne sitin internet te projektit Melting Pot. E keshtu me te drejte degjuesi yne thote te verteten kur pohon interpretimin e Kuestures se Lekosqe duket fantazioz e duket qe nuk i referohet ligjit. Ndaj kemi te bejme me nje interpretim te gabuar. Natyrisht qe sikur te interesuari t’i mohoet karta e qendrimit ne baze te interpretimeve te mesiperme, eshte e nevojshme q ete bej nje apel ne TAR e cila do ta pranoj pasi e drejta eshte ne anen e te interesuarit. |
||