logo

Documento a cura del
Progetto Melting Pot Europa
web site: http://www.meltingpot.org

redazione@meltingpot.org

Home » Sans-papiers » Domande frequenti (FAQ)

Martesa me prokure: çfare duhet bere?

21 marzo 2003

Ne rastin ne fjale, nje qytetar turk i etnise kurde, te cilit i eshte njohur statusi i refugjatit politik, me residence ne Itali, synonte te lidhte martese civile prane Konsullates Italiane ne Ankara ne Turqi, vend ne te cilin akoma ndodhet bashkeshortja e ardhshme.

Lloji i marteses me prokure rregullohet nga art. 144 i Kodit Civil. Ne menyre te veçante paragrafi i dyte i ketij artikulli parashikon qe “celebrimi i marteses me prokure mund te behet ne rast se njeri prej bashkeshorteve ndodhet jashte e per shkaqe te renda te cilat duhet te vlersohen nga gjykata e vendit ne te cilin eshte resident bashkeshorti tjeter. Autorizimi jepet me dekret te pakundershtueshem nxjerre nga Keshilli, pasi degjohet prokurori”.

Kjo norme duhet te lexohet nen driten e artikullit 14, paragrafi pare e i dyte, i ligjit konsullor (D.P.R. 5.1.1967 n°200), sipas te cilit “Pergjegjesi i zyres konsullorecelebron martesen me prokure kur nje prej te dy beqareve (ose bashkeshorteve te ardhshem) banon jashte shtetit ne te cilin ka seline zyra konsullore.

Pra, martesea me prokure nuk mund te celebrohet kur bashkeshorti i ardhshem qe mungon eshte me residence ne Itali.”

Norma e sapo cituar thekson qe ne rastin e marteses me prokure, mund te celebrohet prane konsullates italiane ne Ankara ne Turqi, pikerisht pasi nje prej dy beqareve eshte resident ne Itali.
Nje martese e tille mund te celebrohet ne Itali, duke ndjekur praktiken e parashikuar nga art.144 i Kodit Civil.
Per kete eshte e nevojshme qe i interesuari, refugjat politik, t’i drejtohet gjyklates se vendit te residences, per te bere verifikimin e motiveve te renda, sipas art. 144 te Kodit Civil. Motivet e renda, natyrisht, perfaqesohen nga rreziku i persekutimeve ne rastin e hyrjes ne Atdhe, per te cilin i eshte njohur statusi i refugjatit politik ne baze te Konventes se Gjeneves.

Pas marrjes se autorizimit nga gjykata kompetente, do te ndiqet praktika qe parashikohet nga ligji per celebrimin e martese, nepermjet prokures, ne Itali.
Nga ana tjeter, bashkeshortja e ardhshme, aktualisht ne Turqi, duhet te bej nje prokure, per akt publik, per t’u martuar me nje person te caktuar. Kjo prokure mund te pranohet direkt nga kanceleria e zyres konsullore italiane, e cila duhet te bashkepunoj me autoritetet italiane ne permbushjen e te gjitha detyrimeve per publikimin e marteses, qe duhet te kryhet edhe prane selise konsullore.

E interesuara, e cila eshte prezente ne Turqi, duhet te marri nga autoritetet turke te gjitha dokumentat e nevojshme per celebrimin e marteses. Perveç pashaportes, duhen dy çertifikata, autorizimi (nulla-osta) ne baze te te cilit autoritetet lokale vertetojne qe nuk ekzistojne pengesa per martese si dhe çertifikaten e lindjes. Keto dokumenta duhet te legalizohen, siç parashikohet nga art.2, paragrafi 2 i Rregullores se Perditesimit te D.P.R. 394/99, prane zyres konsullore italiane ne Ankara.

Duhet nenvizuar qe prokura e bere si akt publik ka vlere vetem 180 dite.

Me fjale te tjera, dhendri i ardhshem nuk mundet te bej nje prokure nga Italia per t’u perfaqsuar ne Turqi, ku do te proçedohet per martese me te fejuaren aktuale, perkundrazi, duhet te jete e fejuara e cila duhet te formuloj nje prokure prane autoriteteve konsullore italiane ne Turqi, per t’u perfaqesuar ne celebrimin e marteses prane komunes se residences se bashkeshortit te ardhshem. Gjithashtu e interesuara duhet te pergatisi e te legalizoj te gjitha dokumentat e cituara me siper (autorizimin per martese, çertifikaten e lindjes e karten e identitetit) prane konsullates italiane, ndersa i interesuari (ne baze te Konventes se Gjeneves te vitit 1951 perjashtohet nga marrja e çdo çertifikate ne vendin e tij) e duhet te proçedoj nepermjet kerkimit te nje autorizimi nga Gjykata e vendit ne te cilin eshte resident.