Projekti

Projekti Melting Pot Evropa

Për promovimin e të drejtave të shtetësisë

31 maggio 2006

Hyrje

Mungesa e sigurisë sociale është një gjendje që karakterizon jetën tonë, por subjektet mbi të cilët efektet e saj shfaqen në mënyrë më të dhimbshme janë qytetarët migrantë.

Globalizimi i tregjeve që ështe një karakteristikë e kohës sonë, nuk përkon me një globalizim real. Politikat e kontrollit dhe të shfrytëzimit të fuqisë punëtore të emigrantëve, i përgjigjen presionit gjithnjë e më të madh të flukseve migratore të prodhuara nga fenomenet e luftërave civile si dhe nga dëshira per kushte jetese më të mira, duke shtuar forcat e ushtrisë në kufinj, duke vendosur kufizime, dhunë, kampe burgimi, leje qëndrimi të lidhura me punën dhe jo me jetesën.

Vendimet për të harmonizuar normat evropiane mbi emigracionin, për marrëveshje bipalëshe midis shteteve mbi përjashtimet, si edhe ngritja në vendet e prejardhjes së emigrantëve të Qendrave të qëndrimit të përkohshëm(Cpt), kanë si qëllim pikërisht kufizimin e shtetësisë globale. Në këtë kontekst evropian dhe global, Projekti Melting Pot paraqitet si një mjet për të promovuar dhe zgjeruar praktika konkrete të shtetësisë.

Siti ynë multigjuhësor dhe multimedial(www.meltingpot.org), trajton në mënyë të zgjeruar dhe të thelluar të gjitha cështjet që kanë të bëjnë me normat mbi emigracionin (nga rregullimi i flukseve, tek të drejtat politike ,tek puna). Kjo konsulencë ligjore dhe informuese i kalon kufizimet e një front office dhe nëpërmjet satelitit dhe internetit vendoset në hapësirën evropiane dhe globale. Në të njëjtën kohë nuk është thjesht një shërbim por një fushë projektuale që e kthen komunikimin në praktikë dhe eksperiment demokratik.

10 vitet e para të projektit Melting Pot

Nga 1996,vit në të cilin filloi projekti nëpërmjet një sporteli radiofonik në 5 gjuhë, shpirti i kërkimit dhe i eksperimentimit praktik dhe teorik ka qenë një karakteristikë e projektit Melting Pot midis proceseve të tansformimit të fenomenit të emigracionit në Itali dhe Evropë, pa harruar kurrë marëdhënien e ngushtë midis dimensionit makro,global, të emigrimit dhe rrënjosjes së tij në kontekste lokale të vecanta dhe të përcaktuara. Nga prodhimi i sportelit radiofonik multigjuhësor, i cili vendosej on line në një format të përshtatshëm për tu shkarkuar, evolucioni më i madh ndodhi në vitin 2003 me një sit interneti të ri që shënoi përfundimisht kalimin nga një project radiofonik lokal në një projekt komunikues të ri, me karakter kombëtar dhe evropian që eksperimenton në fushën e shërbimeve të reja on line. Po në vitin 2003 emisionet radio transmetohen në të gjithë Evropën kontinentale falë frekuencave satalitare të Radio Global.

Siti i ri dhe përdorimi i radios satelitare në 2003 përkuan edhe me zgjerimin e redaksive të Projektit Melting Pot Evropa. Redakisë historike të Venetos ju shtuan edhe redaksitë e Emilia Romagnas, të Friuli Venezia Giulias dhe, nga 2006 edhe një redaksi e re në krahinën Marche.

Shumë gjëra kanë ndryshuar edhe për sa i përket emisioneve radiofonke. Nga përkthimi i thjeshtë në 5 gjuhë (shqip, arabisht, serbo-kroatisht, anglisht dhe frengjisht) i sportelit në gjuhën italiane, në 2006 lindi Radio Melting Pot.

Emisionet e Radio Melting Pot janë të përhapura në të gjithë Evropën, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, dhe mund të dëgjohen me një antenë të thjeshtë satelitare, që përdoret shumë në të gjitha vendet e prejardhjes së emigrantëve dhe si rrjedhojë edhe nga emigrantët e pranishëm në Evropë.

Një hapësirë që vëmë në dispozicion të komuniteteve migrante në Itali dhe në Evropë, dhe që, mundësisht, nëpërmjet radios satelitare jep shumë mundësi për të eksperimentuar: vendosja në rrjet dhe komunikimi midis komuniteteve në Evropë dhe midis komunitetit dhe vendeve të prejardhjes.