sans-papiers > skeda praktike

Zgjatja i lejes së qëndrimit - Ja cfarë duhet bërë dhe ku duhet shkuar për proçedurën e re

Kërkesat duhet të dërgohen nga zyrat e postës në zarfe të posaçme. Shuma që duhet paguar është mbi 70 Euro

16 gennaio 2007

Proçedura e re
* Këtu gjeni gati për shtypje faksimilet e formularëve postarë.
[ Moduli 1 ] - [ Moduli 2 ]
Cfarë duhet bërë për të kërkuar lejen/kartën e qëndrimit (permesso/carta di soggiorno)

Sipas marrëveshjes së firmosur midis Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë dhe Poste Italiane Spa, në bazë të nenit 39, paragrafit 4bis të ligjit nr.3 të 16 janarit 2003, i modifikuar me nenin 1, par.5, të ligjit nr.271 të 12 nëntorit 2004, kërkesat për leje qëndrimi dhe karta qëndrimi mund te paraqiten nga të interesuarit në zyrat postare të aftësuara, duke përdorur zarfet e posaçme që gjenden në të gjitha zyrat postare, në Institutet Përkrahës (Patronati) dhe në Bashkitë e aftësuara. Me paraqitjen e kërkesës duhet paguar shuma prej 30 €urosh, siç përcaktohet me Dekretin e Ministrisë së Brendshme të 12 tetorit 2005.
Sipas detyrimeve të përcaktuara nga Rregullorja CE nr.1030 e 13 qershorit 2002, që institucionalizon krijimin e një modeli uniform për lejen e qëndrimit, duke filluar nga data 1 janar 2006 është parashikuar lëshimi i lejes së qëndrimit elektronike, në vend të modelit te vjetër fletor. Me dekret të Ministrisë së Ekonomisë e Financave dhe dakord me mendimin i Ministrisë së Brendshme, pagesa për pajisjen me leje qëndrimi elektronike fiksohet në 27,5 €uro. Pagesa kryhet me derdhje në llogari rrjedhëse postare me anë të urdhërxhirimeve postare të parambushur, që gjenden në të gjitha zyrat postare të aftesuara për tërheqjen e kërkesave. Derdhja mund te kryhet në çdo zyrë postare.

Në zyrat e postës mund të paraqiten këto lloj kërkesash për leje qëndrimi:
-  Adoptim
-  Mirëbesim - Ngarkim
-  Rishikim i kartës së qëndrimit
-  Rishikim i lejes së qëndrimit ( ndryshim adrese, gjendja civile, regjistrim i fëmijëve,ndryshim pashaportë)
-  Pritje për punësim
-  Pritje rimarrje nënshtetësie
-  Strehim politik
-  Strehim politik përsëritje
-  Kartë qëndrimi qytetar BE
-  Kartë qëndrimi qytetar i huaj
-  Ndryshim i arsyes së lejes së qëndrimit
-  Dublikat leje qëndrimi
-  Dublikat kartë qëndrimi
-  Familje
-  Familje me të mitur 14-18 vjec
-  Punë e pavarur
-  Punë nën vartësi
-  Punë, raste të vecanta të parashikuara
-  Punë stinore nën vartësi
-  Mision
-  Arsye fetare
-  Zgjedhje vendbanimi të perhershëm
-  Kërkim shkencor
-  Pa shtetësi - përsëritje
-  Studime
-  Stazh profesional
-  Turizëm

Kërkesat e lëshimit dhe të përsëritjes të të gjitha llojeve të tjera të lejes/kartës së qëndrimit do të vazhdojnë të pranohen në Zyrat e Emigrimit të kuesturave kompetente.
Për mbushjen e formularëve të huajt mund të kerkojne ndihmën pa pagesë tek një Institut Përkrahës afër zonës së banimit ose tek një Bashki e aftësuar.
Në momentin e paraqitjes së kërkesës i huaji do të identifikohet me anë të pashaportës ose me anë të një dokumenti tjetër te barazvlefshëm.
Kërkesa duhet paraqitur në zarf të hapur e nuk do të shqyrtohet në rast se nuk firmoset nga i interesuari. Operatori i postës do të dorezojë dëftesën e rekomandesë që duhet mbushur nga i interesuari në moment.
Dëftesa përmban kriteret e sigurisë dhe mbi të janë të shënuar kodet e hyrjes (kodi i rekomandesë dhe kodi olografik) në zonën sekrete për të kontrolluar mbarëvajtjen e procesit te shqyrtimit të kërkesës.
Në rast kërkese për përsëritje, është e nevojshme të bashkangjitet fotokopja e lejes që duhet përsëritur ose rishikuar.
Në rast se kërkesa i drejtohet Kuesturave që lëshojnë dokumentin ne format elektronik, duhet bashkangjitur në zarf një kopje e dëftesës së pagesës prej 27,5 €uro dhe duhet ruajtur kopja tjetër.

Paraqitja e kerkesave

-  Zarfet me dokumentacionin për kërkesat mund të tërhiqen në të gjitha zyrat postare, Institutet Përkrahës dhe Bashkitë e aftësuara.

-  Zarfet për kërkesat e lëshimit ose përsëritjes së kartës së qëndrimit të një qytetari të BE mund të tërhiqen në të gjitha zyrat postare, Institutet Përkrahës dhe mund të paraqiten në të gjitha zyrat postare e aftësuara ose në Zyrën e Emigrimit të kuesturës kompetente.

-  Të gjitha kërkesat që nuk janë renditur në listën e mësipërme duhet paraqitur në Zyrën e Emigrimit të kuesturës kompetente.

-  Urdhërxhirimet për bërjen e pagesës për kërkesën e përsëritjes/lëshimit të lejes së qëndrimit mund të tërhiqen në çdo zyrë postare të aftësuar për tërheqjen e kërkesave.

Informacion me karakter të përgjithshëm
Mund të qëndrojnë në Itali të huajt që kanë hyrë në Itali në mënyrë te rregullt, dmth me vizë të rregullt dhe me pashaportë, përvec rasteve te parashikuar në konventat ndërkombëtare.
Leja e qëndrimit i duhet kërkuar kuestorit të provincës ku ndodhet i huaji brenda 8 ditësh nga hyrja në Itali.
Për qytetarët e BE paraqitja e kërkesave për leje qëndrimi mund te behet ne zyrën postare ose në kuesturë. Të huajt që kanë paraqitur kërkesën nëpërmjet zyrës postare do të thirren nga Zyra e Emigrimit, me letër rekomandé, për të lenë shenjat fotodaktiloskopike (shenjat e gishtërinjve dhe fotografi), si dhe për dorëzimin e lejes së qëndrimit.
Në takimin e parë duhen çuar 4 fotografi format pashaportë, njëra prej të cilave do ngjitet mbi lejen e qëndrimit.
Kërkesa për leje qëndrimi për vete dhe për familjarët duhet paraqitur me një zarf të vetëm, që duhet të përmbajë Modulin 1 dhe Modulin 2 në rast se familjari ka të ardhura financiare, për çdo pjesëtar të familjes për të cilin kërkohet karta.
Përsëritja e lejes i kërkohet kuestorit të provincës ku banon i huaji, brenda 90 ditësh nga mbarimi i afatit për lejet e qëndrimit me motiv pune ose familjar me afat dyvjecar, brenda 60 ditesh nga mbarimi i afatit për punë vjetore, brenda 30 ditësh për të gjitha llojet e tjera te lejeve.
Afati i lejes së qëndrimit për arsye familjare dhe pune është ajo e parashikuar në vizën e hyrjes. Afati nuk mund të jetë:
-  mbi 3 muaj për biznes dhe turizëm.

-  mbi 1 vit për studim, dhe është e lidhur me ndjekjen e një kursi studimi. Leja mund të përsëritet cdo vit në rast se kursi eshte shumëvjecar.

-  mbi 2 vjet per punë të pavarur, për punë nën vartësi me afat të papërcaktuar ose për bashkim familjar.
Për mbushjen e kërkesave për të cilat është parashikuar paraqitja në zyrat postare, shikoni faksimilen.
Për mbushjen korrekte të kërkesave të modulit që duhet përdorur për pagesën, shikoni faksimilen.
Për të marrë ndihmë në mbushjen e kërkesave, mund t’i drejtoheni një Bashkie të aftësuar ose një Instituti Përkrahës të zonës. Asistenca është pa pagesë.

* Shiko Perseritje e lejes se qendrimit – Udhezime per mbushjen korrekte te formulareve postare
Burimi - www.portaleimmigrazione.it