qytetaria > thellime, raporte

Muret e frikes

I Thierry Paquot, antropolog urban i " Bota diplomatike", tetor 2006

26 febbraio 2007

Ne kete fillim shekulli, toleranca, dialogu nderkulturor dhe shkembimet midis popujve nuk kane qene kurre kaq te kerkuara. Por ama, gati kudo, ngrihen mure te rinj: ne Bagdad, ne çisjordani, ne Padova, ne Botsvane si dje ne Cuincy (France) ose ne Usti nad Labem (çeki) etj.
Per te mos folur per muret virtuale te Web, ku per te hyre duhet nje kod qe hap nje portal...
Muri ndan me shume se sa mbron, te çara dhe arme gjithnje e me te persosura mundesojne kalimin.
Megjithate kjo nuk i ndalon te shumefishohen, sikur duket me i pashkaterrueshem simbolikisht se ç’eshte i thyeshem materialisht.

Muret i perkasin gjurmeve arkeologjike, dhe muri i madh kinez, i ndertuar ne shekullin III dhe IV para eres tone, i gjate mijra kilometra, - duket deri ne fotografi te bera nga hena. Historianet bien dakort duke pranuar qe shumica e qyteteve kane ndertuar mure dhe dyer te ruajtura naten per te garantuar paqen e qytetareve.
Fjala "mur" vjen nga latinishtja "murus" qe tregon rrethimin e nje qyteti, e ndryshme nga "mur i madh/gjate" (moenia) dhe "mur i ndertuar" (paries). Ne fillim e ndertuar thjesht me dru, siç deshmojne per shembull zbulimet arkeologjike ne zonen e Lutèce-s se ardhshme, me pas me gure me vendkalime te perforcuara dhe kulla. Progresi i armeve ne shekujt XV dhe XVI detyron inxhenjeret te te krijojne formacione te reja mbrojtese, kulmi i se ciles do jete harta me yll aq e shtrenjte per Vauban.
Madheshtia e ushtrise francese i lejoi Luigjit XIV te ndertoje monumente hyrjeje ne qytet pa mure (porta e San-Martin dhe porta e San-Denis) sepse nuk kishte asnje lloj ndrojtjeje per sigurine e kryeqytetit. Muret e mevonshme do te sherbejne per doganen, ne pjesen me te madhe te qyteteve. Keshtu ne Paris muri i Fermiers generaux, ndertimi i te cilit filloi ne 1784 i pergjigjet me shume kerkesave fiskale. Mure te tille, do pajiseshin me dyer (barriera) nga arkitekti Claude Nicolas Ledoux (per shembull rrotonda e Villette-s) ose dogana e Place de la Nation). Nje vezhgues i kujdesshem i asaj kohe, Louis Sebastien Mercier permend nje thenie popullore " Le mur murant Paris rend Paris murmurant " (muri qe muron Parisin ben Parisin te mermerije)
Ne fakt, pakenaqesia rritet dhe revoluzioni fillon te duket... Arritja e ruseve ne kryeqytetin francez ne 1814, ne mungese te fortifikimeve efikase, shtyn disa parlamentare te kerkojne, ne 1818, nje mur mbrojtes.
Vetem ne 1840, nen shtytjen e Adolphe Thiers, aprovohet ndertimi i mureve te reja. Ato nuk do te shmangin disfaten me prusianet ne 1870, dhe denoncohen nga parlamentaret qe kerkuan shembjen e tyre, e vendosur ne prill te 1919.
Parisi edhe pa fortifikime - por me nje autostrade periferike qe ne fakt perben nje mur midis kryeqytetit dhe periferive, i pakalueshem per kalimtaret - ndan kush brenda mureve dhe kush jashte tyre. Prandaj flitet per nje mur te padukshem, te paqene, qe edhe tani ndaka qytetin.
Trashegimi e kushteve gjeopolitike te fundit te luftes se dyte boterore dhe te bipolarizimit te botes: muri i Berlinit. Gjermania e mundur ndahet dysh, keshtu dhe Berlini. Per te bllokuar hemoragjine demografike (mbi 3.5 milion gjermane kane lene Republiken Demokratike Gjermane nga 1949 deri ne 1960) ne qershor te 1961 fillon ndertimi i nje muri qe per ta ruajtur mobilizohen 14.000 roje dhe 6.000 qen. Willy Brant deklaron, ne diten e vendosjes se tij, "Die Mauer muss weg" ("muri duhet te zhduket!")
Vetem ne 9 nentor 1989, mbas afer 30 vjet, ai shembet nen shtytjen popullore dhe sidomos ne nje konteks te ri gjeopolitik, fundi i bllokut sovjetik. Nga ai moment, renia e murit behet pike referimi ne kronologjine e historise se njerezimit. Mesazhi i tansmetuar nga muri permban sidomos frike dhe terheqje: mbyllem per te mos qene i ekspozuar drej te tjereve, qe nuk i kuptoj dhe nuk dua ti takoj.
Duket si mase paraprake, si per "gated communities (banesa bunkere) te rrethuar nga breza te bimezuar ose me me autoritet, nga kangjella hekuri, me nje dere hyrjeje te ruajtur nga njerez te armatosur. Banoret e tyre kane frike ferkimet me popullesite e tjeradhe seleksionojne marredheniet e tyre permes nje urbanizmi diskriminues: duhet keshtu, te identifikohesh ne hyrjen e banesave te tyre te rrethuara, si te vish per te dorezuar nje pizze apo te vish per darke tek miqte.
I larte mbi 8 metra, i ndertuar me beton Kjo ndjenje izolimi gati shendetsore eshte gjeresisht e shperndare, nga Los Angeles ne Rio, nga Buenos Aires ne Stamboll, nga Varshava ne Moske, nga Shangai ne Bombay, nga periferia e Tuluzes ne ate te Parisit(1)...I korrespondon frikes te se ndryshmes. Kjo shpjegon, megjithese sidoqofte nuk e justifikon, autoritetet bashkiake te Padoves (demokratet e se majtes) qe, ne 10/08/2006, ndertuan nje mur hekuri te gjate 84 metra per 3 metra lartesi, nen mbrojtjen e policise, per te ndare pjesen e mire te qytetit nga pjesa e degjeneruar e qytetit (2). Te kihet parasysh qe nga kjo pjese e qytetit ka vetem tunizine dhe nigeriane.
Kunder emigrateve klandestine qe tentojne te kalojne rrethimin e larte 6 metra qe rrethon Melilla (qytet spanjoll ne Marok), ne 28/09/2005, hapet zjarr dhe vriten 6 persona. Nje mur perj 28 km "mbron" San Diegon nga ardhja e meksikaneve te Tijuanes dhe parafiguron murin qe administrata e Bushit shpreson te ndertoje midis SHBA dhe Meksikes, prej nga vijne çdo vit 400.000 punetore ilegale.
I njejti skenar midis Botswanes dhe Zimbawes: nje "mur"antiemigracion, nder te tjera pak efikas. Tjetri ketu ka futyren e te huajit, te emigratit, te atij qe vjen "te haje buken tone" dhe te destabilizoje shoqerine "tone". Amerikanet i kane premtuar irakeneve paqe dhe demokraci, por shtojne sidomos kundershtine dhe tensionin. Ndajne territorin per ta kontrolluar me mire, ose te pakten keshtu shpresojne.
Dhe ne Bagdad, ndertojne mure midis lagjeve me shumice popullesie shiitedhe atyre te banuara kryesisht nga sunitet. Rezultati nuk eshte entuziasmues. Pse? Sepse "e gjitha" nuk eshte kurre e ndashme nga "pjeset" qe e perbejne, shkon gjithmone me tej, perfshin edhe pjeset e ndermjetme, lidhjet, kryqezimet hibride, kontradiktat e hapura ose te mbytura, ndarjet qe nuk kane lidhje me gjeografine.....Muri shpreh moskuptim, ndarje, mbullje.
Keshtu qe perceptohet si dhune, pengese per paqe, si ne Belfast ku vijat e paqes shenojne nje kufi te pamundur.
Paqja eshte gjithmone rrjedhoje e nje akordi,e nje marreveshjeje qe nuk mund te behet ne distance. Por realizimet me mbreselenese, ne urbanistiken diskriminuese, jane ato ne izraeliane (3). Koloni ebrehesh me kanale dhe rrjeta me telekamera mbikqyrese qe bejne nje mur virtual, dhe ndertimi i nje muri te vertete nga prilli i 2002, i quajtur "barriere sigurie" (security fence) qe ne çisjordanì shtrihet gjate nje "linje te gjelber" (kufiri i 1967). E pra, behet fjale per nje ndertim betoni, e larte nga 8 deri 9 metra, e pajisur me alarm elektronik, shpesh e perforcuar me hendeke dhe dhe tela me gjemba, larg nga "linja e gjelber" 60 deri 80 metra. Eshte parashikuar ne mbi 700 km.
Perveç sabotimit te mundesive per paqe, prania e tij destabilizon ekonomine lokale duke e ndare ne dy kampe, fshaterat dhe lagjet, duke nderprere flukset e zakonshme te punetoreve palestineze drejt Izraelit dhe midis lokaliteteve palestineze, ashtu si edhe marredheniet familiare. Imazhi i murit eshte i qarte: frika ndaj Tjetrit. Behet fjale sigurisht per mur lagjeje ose territori - jo per nje mur qe rrethon kopshtin e shtepise - per mur qe ndan, kundershton, sulmon.
Prodhon nje iluzion fuqije dhe vonon zgjidhjen e konflikteve, shkembimin e fjaleve, urbanizmin me elementar. Ndertuesi i mureve eshte nje helmues i njerezimit! Nuk imagjinon aspak qe muri, çdo mur, sugjeron lirine, te shtyn drejt nisjes, aventures.