Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Deklarata e mikpritjes (dichiarazione di ospitalità)

Eshte nje deklarate nepermjet te cilet pohohet mikpritja ne shtepine e te interesuarit te nje emigranti ekxtrakomunitar. Kjo deklarate duhet te behet nga titullari i kontrates se qerase, duke e shoqeruar kete deklarate me fotokopjen e denoncimit te bere (cessione di fabbricato) e me fotocopjen e nje dokumenti identiteti te tij. Gjithashtu eshte e nevojshme qe te bashkangjitet edhe fotokopja e kontrates se shtepise e cila duhet te jete e rregjistruar, e qe duhet te jete ne emrin e personit qe jep ospitalitet. Te gjitha keto detyrime duhet qe te ribehen ne rastin e nderrimit te shtepise.

Kur behet fjale per emigrante pa lejeqendrimi, shume shpesh personi qe mikpret – edhe pse eshte i detyruar legalisht – nuk prezantohet ne kuesture per denoncimin e ospitalitetit, duke evituar qe te ekspozoj mikun e tij karshi rrezikut te nje provedimenti espulsioni. Ne projektligjin e konvertuar ne ligj, eshte parashikuar nje lloj mini-sanatoria, edhe per te gjithe ata qe deri me sot nuk kane respektuar kete detyrim. Ne paragrafin 9 bis te artikullit 1 parashikohet qe: “… per subjektet qe nuk jane punedhenesit detyrimi i komunikimit te shtepise, sikurse parashikohet ne art.7 te TU , e mund te kryhet deri me daten 11 nentor 2002” Pra, brenda 11 nentorit 2002 duhet te prezantohet deklarata e mikpritjes edhe pse ajo mund te kete filluar prej shume kohesh e qe nuk eshte denoncuar brenda 48 oresh siç parashikohet nga ligji. Gjithesesi mikpritesi nuk rrezikohet nga asnje sanksion.