Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Dhenia e vizave te hyrjes per bashkim familjar

Proçedura per bashkim familjar eshte mjaft e thjeshte, pasi konsiston vetem ne faktin e prezantimit ne kuesture te kerkeses per autorizim, duke demostruar qe ekziston nje shtepi e pershtatshme (ne baze te nje çertifikate qe merret ne komune) e qe i interesuari ka nje te ardhur te mjaftueshme minimale qe garanton mbajtjen e familjareve per te cilet kerkon kete bashkim. Kuesturat japin te ashtuquajturen “nulla-osta” per bashkim, por gjithnje e me shpesh eshte duke u rregjistruar qe prane ambasadave italiane jashte, vizat nuk jepen per motive te ndryshme, e as nuk jepen takime per prezantimin e dokumentave e te autorizimit te dhene nga kuestura per vazhdimin e praktikes.

Konsullata e Pergjitheshme e Italise ne Kazablanka ne nje note te saj te 10 tetorit 2002 shkruan:

“ne vijim te mbylljes se zevendes kunsullates ne Tangeri me 30 qershor 2001, me shtrirrjen e kompetences territoriale, te reduktimit progresiv te personelit te emeruar nga Ministria e Brendeshme (filluar prej 18 muajsh), e se fundi me thirrjen e menjehershme te kater nenpunesve te Policise se Shtetit, kjo Konsullate, per mungese personeli, nuk ka mundesi qe t’i pergjigjet kerkesave gjithnje ne rritje te publikut, per kete arsye ben mbylljen e perkohshme, duke filluar nga data e sotme, te zyres se vizave, duke hequr dore nga nje hapje prej kohesh e kompromentuar. Aktiviteti i zyres se vizave, do te kufizohet vetem ne trajtimin e mijera kerkesave te paraqitura deri me sot e te rasteve te jashtezakonshme.”

Kjo komunikate me eshte transmetuar nga ambasada pas kerkeses se bere per pershpejtimin e dhenies se vizes per bashkim familjar mbi bazen e autorizimit, te paraqitur prej disa muajsh, qe i ishte dhene nje qytetari marokian. Zoteria marokian kishte nisur autorizimin familjareve te tij per ta çuar ne konsullate e per berjen e praktikes, por keta te fundit nuk kane mundur fizikisht as te paraqesin dokumentat e as te marrin takim. Karshi kerkeses se pergatitur prej meje, per llogari te qytetarit marokian, ka arritur nga Konsullata e Kasablankes kjo lloj pergjigjeje, e cila sinjalizon qe zyra e vizave eshte e mbyllur per publikun per shkak te forcave te medha e qe kerkesat qe jane duke ekzaminuar kane te bejne me vitin 2001.
Gjithashtu preçizohet qe :
“Trajtimi e dhenia e vizave kufizohet vetem ne rastet e nje emergjence ekstreme. Ne pritje te nje proçedimi me kohor e per t’i dhene mundesi kesaj zyre qe te pershpejtoj proçedurat, ju lutemi qe te evitoni nderhyrje te tjera”.

Kjo leter nuk ka nevoj per shume komente e me pak fjale thuhet qe “kemi mbyllur zyren e na lini te qete, perndryshe do te jete akoma edhe me keq e do te proçedojme akoma edhe me ngadale”.

Eshte shqetesues fakti qe personeli i ambasadave nuk shtohet, perkundrazi, paksohet. E krijon shqetesim zgjedhja qe eshte bere per mbylljen pikerisht te ZYRES SE VIZAVE. Ne vend qe ta bejne te punoj, edhe pse ngadale e mbyllin ate plotesisht, gje qe nuk gjen nje justifikim te qarte, siç mund te ishte rishperndarja e personelit ne zyra te ndryshme.
Ne rast se praktikat e trajtuara i referohen vitit te kaluar, na lihet te kuptohet qe jemi mbrapa 10 muaj ne dhenien e vizave, pa harruar qe kemi te bejme me nje te drejte themelore te punetorit qe ndohet ne Itali ne kushte te rregullta. Kjo e drejte eshte sanksionuar edhe nga nje konvente nderkombetare n.143 e vitit 1975 e organizates nderkombetare te punes.

Gjithashtu njoftoj qe edhe nga perfaqesi te tjera diplomatike italiane na vijne sinjalizime te tilla per kohen e gjate te pritjes, per mungesen e pergjigjes nga zyrat kompetente per dhenien e vizave.
Nga Verona nje koleg i ASGI, na njofton qe i eshte drejtuar gjykates se vendit te residences se punetorit emigrant i cili kishte marre autorizimin per bashkim familjar.
Artikulli 30 i Tekstit Unik mbi emigracionin (qe ka mbetur i pandryshuar nga ligji Bossi-Fini), parashikon qe gjykata te nxjerri nje urdherese per dhenien e menjehershme te vizes se hyrjes drejtuar perfaqesise konsullore kompetente. E ne fakt ka ndodhur keshtu.

Nje tjeter sinjalizim na vjen nga ambasada e Tiranes (Shqiperi) e cila nguron te japi vizat e hyrjes per bashkim familjar. Pikerisht keto dite, ka refuzuar te japi vizen edhe pse eshte bere nje SENTENCE e Gjykates se Padoves (ne baze te art. 30 te T.U), qe eshte e aplikueshme menjehere. Deri tani nuk na rezulton qe te kete permbushur provedimentin e bere na autoritetet gjyqsore.
Nje mediatrice kulturale, e cila punon ne Leçe, sinjalizon qe Ambasada Italiane ne Shqiperi ka bllokuar thuajse plotesisht dhenien e vizave. Duket qe motivi konsiston ne “urdherin e nisur nga larte”.
Le te kujtojme qe kemi te bejme me zyra per ushtrimin e TE DREJTAVE subjektive te njohura nga ligji i shtetit e nga marrveshjet nderkombetare.

Nje tjeter sinjalizim na vjen nga Ambasada Italiane ne Mozambik. Ne kete rast autorizimi i vizes per bashkim familjar (per prinderit ne ngarkim) eshte dhene na Questura e Verones para aprovimit te ligjit Bossi-Fini, e si i tille mbetet subjekt i ligjit te vjeter, duke lene menjane kufizimet drastike qe jane futur me ligjin e ri. Ne baze te ketij ligji parashikohet qe prindi te kete nje moshe mbi 65 vjeç, nuk duhet te kete femije te tjere ne vendin e origjines te cilet te parashikojne ne mbajtjen e tij.
Kolegu na shpjegon qe pas nje pergjigje te pare pozitive, dhene me goje, ne keto momente eshte duke pretenduar qe i interesuari te paraqesi dokumenta te tjera shtese te cilat te deshmojne treguesit e parashikuar na ligji Bossi-Fini. Pretendohet qe ligji i ri te kete efekte pasvepruese kur nderkohe NUK ESHTE DHENE ASNJE UDHEZIM I KESAJ NATYRE. Fakti qe viza eshte kerkuar me pas nuk duhet te çoj ne aplikimin e ligjit te ri, pasi ne ate pike dhenia e vizes eshte thjesht nje AKT I DETYRUESHEM.
Kujtoj qe ambasadat duhet te kufizohen vetem ne verifikimin e dokumentave te prezantuara e te konfermojne afersine familjare mes personave te interesuar, pasi te gjitha rrethanat e tjera jane vleresuar dhe ekzaminuar nga kuestura.
Edhe kjo eshte nje sjellje jo e qarte dhe e diskutueshme qe konfermon kete restriktim faktik ne dhenien e vizave te hyrjes per bashkim familjar.

Ftojme degjuesit tane qe te na sinjalizojne per raste analoge pasi eshte e rendesishme te terhiqet vemendja mbi rendesine e ketij problemi.
Proçedura e tuteles gjyqsore parashikuar nga art.30 eshte nje nderhyrje te cilen te interesuarit duhet ta mbajne parasysh gjithnje e me shume, e nuk eshte e pranueshme qe nje urdherese gjyqsore ekzekutive te mos permbushet nga administrata kompetente.