Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Dekreti i flukseve per vitin 2002

Dekreti i Presidentit te Keshillit te Ministrave lidhur me “Programimin tranzitor te flukseve migratore te punetoreve ekstrakomunitare ne territorin e Shtetit per vitin 2002”.
Gati ne menyre te papritur eshte firmosur me 16 tetor dekreti i flukseve, provediment ky qe autorizon hyrjet e reja ne kuadrin e programimit te flukseve migratore. Ky dekret nuk eshte publikuar akoma, edhe pse teksti eshte i disponueshem ne internet, per kete Zyrat e Punes nuk kane marre akoma asnje qarkore apo udhezime operative te cilat te tregojne modalitetet per aplikimin e dekretit. Teksti eshte pak a shume sintetik e nuk kuptohet se ç’kuptim ka fjala “tranzitore”, por le te kalojme ne komentimin e tij.

Artikulli 1

1. Per vitin 2002 pranohen ne Itali per motive pune autonome per nje kuote maksimale prej 2.000 vetesh, qytetaret e huaj jo komunitare residente jashte duke perjashtuar ata te cilet vijne nga Vende parashikuar ne artikujt 3 e 4 te ketij dekreti, qe i perkasin kategorive te meposhteme:
· Studiues;
· Sipermarres qe ushtrojne aktivitet ne interes te ekonomise kombetare;
· Profesioniste te lire;
· Anetare e administratore te shoqerive jo kooperativa;
· Artiste me fame nderkombetare e te nje kualifikimi profesional per te cilin kerkohen nga entet publike e private.
2. Ne kuadrin e nje kuote te tille nuk perfshihen konvertimet e lejeqendrimeve per motive studimi ne lejeqendrime per motive pune autonome

Ne kete artikull kemi nje shmangje nga dispozitat qe permbahen ne Rregulloren e Perditesimit te Tekstit Unik mbi emigracionin (dispozitat e te cilit per momentin mbeten te pa alteruara, e duke qene qe jane nxjerre me nje dekret legjislativ duhet te kene epersi mbi nje dekret te Presidentit te Keshillit te Ministrave). Perjashtohet mundesia e konvertimit te lejeqendrimit per motive studimi ne motive pune autonome, ndersa ndoshta ky preçizim do te konfermoj mundesine e konvertimit te lejeqendrimeve per turizem ne pune autonome, gjithnje qe hipoteza e punes autonome te jete nje nga ato te shkruajtura ne listen e mesiperme.

Ekzaminimi i tipologjive

· “Sipermarres te cilet ushtrojne nje aktivitet ne interes te ekonomise kombetare”: kjo te ben te mendosh qe behet nje vleresim diskrecional mbi ENTITETIN e volumit te afarit, mbi tipologjine e aktivitetit qe ushtron ndermarrja, titullari i te ciles do te kerkoj autorizimin per hyrjen ne Itali per motive pune autonome.
· “profesioniste te lire”: e ketu lindin te gjitha problemet aplikative lidhur me mundesine e rregjistrimit ose jo ne librat profesional ne rastin kur kemi te bejme me profesione te cilat rregullohen nga nje norme speciale e nga detyrimi i rregjistrimit ne librin profesional.
· “bashkepunetore te koordinuar e te vazhdueshem (coordinati i continuativi)”: perfshin nje tipologji pune te diversifikuar me te gjitha dyshimet e mundshme qe mund te lindin mbi karakterin “e paster” te nje kontrate te ketij tipi, te cilat mundet edhe te fshehin nje marrveshje te vertete te nje raporti pune te karakterit “subordinato”.

Per kete na ka arritur nje pyetje. Sherbimi i akoljences se pare te Bolxanos pyet nese nje person, aktualisht ne poses te nje lejeqendrimi per motive shendeti (shtatzani), qe ka mundesine e stipulimit te nje kontrate (me nje kooperative si pastruese), mund te perfitoj tani nga mundesia e konvertimit te lejeqendrimit nga motive shendeti ne motive pune autonome? Apo ne rast se ne baze te kesaj kontrate te marri nje vize hyrjeje per motive pune autonome, duke u kthyer me pare ne vendin e saj.

Artikulli 1 i dekretit te mesiperm mes tipologjive te hyrjeve per pune autonome, permend edhe bashkepunimin e koordinuar e te vazhdueshem. Gjithesesi na referohet nga rasti i Bolzanos qe Inspektorati i punes eshte pergjigjur qe “konvertimi i lejeqendrimeve per pune autonome vleresohet rast per rast e ne qofte se kontrata e bashkepunimit te koordinuar e te vazhdueshem behet per aktivitet pastrimi me nje kooperative, me siguri qe kerkesa per konvertim do te refuzohet. Na ngrihet pyetja nese eshte e mundur nje vleresim diskrecional nga ana e zyres se punes ne autorizimin ose jo per motive te bashkepunimit te koordinuar e te vazhdueshem ne kuadrin e kuotave te parashikuara nga rregullorja e aktualizimit.
Eshte e vertete qe zyra e punes mund te bej vleresimin mbi permbatjen e kontrates (per te pare nese fsheh nje raport pune te tipit subordinato, pra gjerarkik, drejtues etj), mbi shperblimin e pas ketij vleresimi mund te refuzoj kerkesen per konvertim. Ne rast se nuk ka dyshime mbi rregullshmerine e kontrates, zyra e punes duhet te japi vertetimin e disponibilitetit per pune autonome.

Artikulli 2

1. Per vitin 2002 lejohet hyrja ne Itali per motive pune subordinato me kualifikim te larte, te qytetareve te huaj jo komunitare residente jashte me perjashtim te atyre vendeve qe parashikohen nga art. 3 e 4 te ketij dekreti, qe i perkasin kategorise se drejtuesve brenda nje kuote maksimale prej 500 vetesh, behet perjashtim per ç’ka parashikohet nga art. 27 i Digs 286/98.

Koncepti “kualifikim i larte” eshte nje vleresim relativ diskrecional qe do te bazohet mbi oferten kontraktore qe i behet punetorit te huaj.

Artikulli 3

1. Per vitin 2002 pranohen ne Itali, per motive pune subordinato, edhe per nevoja te karakterit stinor e per pune autonome punetore me origjine italiane qe kane nje prej prinderve pasardhes deri te grades se trete ne linje te drejte, residente ne Argjentine, te cilet kerkojne qe te inserohen ne nje liste te posaçme te krijuar prane perfaqesive diplomatike ose konsullore Italiane ne Argjentine, ne te cilen do te permbahet kualifikimi profesional i vet punetorit, e kjo per nje kuote maksimale prej 4.000 vetesh.

Mund te perfitojne nga kjo kuote qytetare argjentinas (te cilet akoma nuk kane marre qytetarine italine, pasi ne rast te kundert nuk do te kishin nevoj per anje tip autorizimi e kane te drejte qe te hyjne), aktualisht resident ne Argjentine e qe jane EDHE me origjine italiane deri tek stergjyshi.

Artikulli 4

1. Per vitin 2002 pranohen ne Itali, per motive pune subordinato edhe per nevoja te karakterit stinor, qytetare te vendeve te cilat kane nenshkruar marrveshje specifike te kooperimit ne lenden e emigracionit, per nje kuote maksimale prej 10.000 vetesh, si me poshte:
– 3.000 qytetare shqiptare;
– 2.000 qytetare tuniziane;
– 2.000 qytetare marokiane;
– 1.000 qytetare egjyptiane;
– 500 qytetare nixheriane;
– 500 qytetare moldave;
– 1.000 qytetare srilankeze.

Ne panoramen e vendeve te cilat kane stipuluar marrveshje ne lenden e kooperimit, te cilave ju rezervohen kuota specifike vende te REJA sikurse Egjypti, Nixheria, Moldavia e Sri Lanka.

Kujtoj qe per 2.000 hyrjet per pune autonome e per 500 hyrjet per drejtues e punetore me specializim te larte, perjashtohet mundesia e shfrytezimit te kesaj kuote nga ana e qytetareve argjentinas me origjine italiane e te qytetareve qe perfitojne nga 10.000 kuotat e reservuara. Ata, me qene se kane kuotat e tyre, nuk mund te perdorin kuotat e dhena ne vija te pergjitheshme per te gjithe te huajt.
Nuk eshte parashikuar asnje mundesi hyrjeje per tipologji normale te punes subordinato, me perjashtim te qytetareve qe perfitojne nga kuotat e rezervuara.

Artikulli 5

Per vitin 2002 pranohen ne Itali per motive pune stinore qytetaret e huaj jo komunitare residente jashte per nje kuote maksimale prej 4.000 vetesh.

Kemi keto 4.000 autorizime te disponueshme per hyrjen e punetoreve me origjine nga vendet e tjera por VETEM per pune stinore.

Ajo qe bie ne sy menjehere e qe, me perjashtim te qytetareve nga vendet me te cilat jane stipuluar marrveshje te kooperimit, pra te cilat perfitojne nga kuotat e rezervuara, te tjeret mund te shihet qe nuk mund te kenaqin te gjitha kerkesat e prezantuara prane zyrave te punes per autorizimin e punesimit nga jashte ne fillimin e ketij viti. Megjithate dime qe, gati pjesa me e madhe e punetoreve qe kane kerkuar autorizimin e hyrjes nga jashte ndodheshin ne Itali e kane nisur kerkesen per rregolarizim.

Kujtoj qarkoren e Ministrit Maroni te para disa muajve, nepermjet te ciles beheshin te pavlefshme kerkesat per punesimin nga jashte te prezantuara ne janarin e ketij viti, per faktin qe nuk kishte dale akoma dekreti i flukseve. Mundet qe me nje qarkore te metejshme, do te stabilizohet qe kerkesat per autorizimin nga jashte, per ke eshte akoma i interesuar duhet te riprezantohen edhe per qytetaret qe perfitojne nga kuotat e rezervuara.