Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Te reja per punetoret emigrante te “pushuar nga puna” e te pa rregolarizuar

Ditete e kaluara ka dale nje njoftim per shtyp ne te cilin thuhet qe: “…. Ministria e Brendshme duhet te thote se ç’duhet te bejne emigrantet, punedhenesit e te cileve ju mohojne rregolarizimin e te jepen pergjigje te tjera mbi aspekta akoma pak te qarta mbi ligjin Bossi-Fini. Kjo eshte ajo qe presin perfaqesite e sindikatave te cilat kane takuar Zevendes Ministrin e Brendshem Mantovano, i cili ka konfermuar qe kerkesat e paraqitura jane gati 500 mije, prej te cilave 60% per pune subordinato e 40% per colf e badanti.”
Ne qofte se kjo e dhene do te vertetohet, kemi te bejme me sanatorian me te madhe qe eshte pare ndonje here ne Itali, e cila eshte sa dyfishi apo trefishi i sanatorieve te tjera, per numrin e personave qe e kane shfrytezuar.

Agjensia vazhdon “gjate takimit, Ministrise i jane ngritur raste konkrete si: se çfare duhet te behet ne rast se punedhenesi refuzon rregolarizimin; si te interpretohet data 10 qershor e punesimit (tre muaj para hyrjes ne fuqi te ligjit), ne rast se konsiderohet brenda tre muaj apo prej tre muajsh; si do te trajtohen rastet e emigranteve te mashtruar nga punedhenesi. Sipas perfaqesuesi te UIL, eshte e mundur te flitet per nje hapje nga ana e Viminale-s qe ka dhene disponibilitet per kerkimin e normave, ne kuadrin e ligjit, per eliminimin e perplesitetit e zgjidhjen e rasteve te sinjalizuara nga sindikatat. Behet fjale per mundesine e qeverisjes ne menyre fleksibile te normave te ligjit, e vetmja vije e praktikueshme “sepse – mbeshtet UIL – dhjete dite nga skadenca e prezantimit te kerkesave nuk eshte mund te besohet qe ligji te ndrrohet”.

Per te konfermuar sa ka thene agjensia e shtypit, ka arritur nje mesazh i Romana Sansa – Gruppo Verdi Senato – ne te cilin thekson qe: “…. ne kuvendin e UIL, zevendes ministri Mantovano eshte pergjigjur menjehere. Ai ka specifikuar qe Prefekteve ju eshte nisur nje qarkore e Ministrise se Brendshme, per dhenien e lejeqendrimit per kerkim pune, me kohezgjatje prej gjashte muajsh, sipas artikullit 5, paragrafi 6 i Tekstit Unik, atyre emigranteve te rregolarizueshem, te pushuar nga puna e te pa rregolarizuar nga punedhenesit, me kushtin qe ata te hapin nje vertence brenda 11 nentorit te ketij viti, nepermjet rruges legale apo nepermjet pajtimit.”
Ky eshte nje lajm i mire, por presim urgjentisht nje qarkore qe te konfermoj sa me siper.

Eshte konfermuar nje problematike frekuente, d.m.th. ajo e punedhenesve qe refuzojne rregolarizimin e punetoreve emigrante, duke bere pushimin e tyre nga puna. Avokati Faure na kujton qe “me qene se punetori irregolar eshte punesuar, eshte paguar e eshte qeverisur “ne te zeze”, ndodh gjithmone qe pushohet nga puna pa asnje leter pushimi.
Ligji italian, art. 2 i ligjit 604 te vitit 1966, parashikon qe ne te tilla raste pushimi eshte “jo efikas”, sikur te mos kishte ndodhur kurre; prandaj raporti i punes vazhdon, e punetorit i takon e drejta e pages se pa paguar dhe e drejta e kthimit ne pune.”

Nga kendveshtrimi juridik raporti i punes vazhdon, e mund te rikthehet nepermjet nje vertence pune promovuar prej punetorit.
Çfare ndodh ne rast se punetori pushohet nga puna? Ne kete sportel ju kemi njoftuar per apelet urgjente te cilat kerkojne nje interpretim te sakte te normes mbi detyrimin e punedhenesit qe te proçedoj me rregolarizimin. Shiko urdheresen e Gjykates se Punes se Milanos. Nuk mund te imagjinojme qe ne te gjitha keto raste te kemi kohe te mjaftueshme per promovimin e nje apeli e te jepet provedimenti i gjykatesit i cili lejon, brenda afatit te skadimit, tashme afer, 11 nentor, qe te prezantohet kerkesa per rregolarizim.
Ne kete menyre, hipoteza e hedhur nga qeveria nepermjet agjensise se shtypit qe sapo cituam, d.m.th. lejimi i rregolarizimit te atyre qe jane larguar nga vendi i punes, do te lejoj qe te gjendet, edhe brenda nje kohe te shkurter, nje zgjidhje per te mos humbur mundesine e rregolarizimit. Vertenca e punes nuk eshte gje tjeter veçse fillimi i nje proçedure me te cilen punetori i kerkon punedhenesit njohjen e te drejtave te tij. Ligji parashikon qe, para se sa t’i drejtohen gjykatesit te punes, duhet te behet nje proçedure administrative qe quhet “tentative e detyrueshme per pajtim”, nepermjet nje kerkese formale qe i drejtohet Komisionit te pajtimit, krijuar prane Drejtorise Provinciale te Punes.
Keshillojme te interesuarit, me qene se mbetet shume pak kohe, qe te nisin sa me shpejt vertencen me apelimin e pushimit nga puna, e kerkesen per rikthimin ne pune, etj. Por per te bere akoma me kujdes mund te jete e nevojshme (edhe pse qeveria nuk ka konfermuar akoma kete hipoteze) qe te niset, prane zyres postale, kerkesa klasike per rregolarizim, qe ne kete rast nuk perpilohet prej punedhenesit por prej punetorit te huaj (skeda av. Faure).
Nuk i dihet nese kjo kerkese do te pranohet prej Prefektures. Per momentin jemi duke pritur konfermen e Ministrise se Brendshme.
Kush prezanton kete kerkese nuk humbet asgje. Me fjale te tjera, ne vend qe te humbasi kete mundesi te rregolarizimit duke lene qe te skadohej afati pa prezantuar asnje kerkese, eshte gjithmone me mire qe te paraqitet kjo lloj kerkese.

Keshille e karakterit te pergjithshem: ne te gjitha ato situata kur nuk jeni te qarte mbi mundesine e berjes se kontrates se qendrimit, pasi kini dyshime mbi kriteret, ja vlen qe te behet nje vleresim mbi zgjedhjen nese eshte me mire qe te tentohet apo me mire te hiqet dore duke e patur plotesisht te qarte qe shkohet drejt klandestinitetit.
Per shembull ne rastet e personave qe nuk kane nje dokument identiteti, apo kush eshte pushuar nga puna. Rasti i atyre qe kane hyre ne Itali pas dates 10 qershor, e qe nuk kane mundesi qe te deklarojne nje raport i cili eshte ushtruar pergjate te tre muajve (10 qershor – 10 shtator). Ne te gjitha rastet keshillojme, gjithesesi, qe te interesuarit te nisin kerkesen per rregolarizim, por me nje specifikim. Ne modulin qe do te plotesohet nga punedhenesi, eshte shkruajtur nje deklarate me ane te te ciles deklaron qe ka punesuar punetorin e huaj, qe sot kerkon te rregolarizohet, ne tre muajt para hyrjes ne fuqi te ligjit. Te kete punesuar “ne tre muajt e meparshem”, do te thote edhe qe ta kete punesuar vetem ne muajin gusht, jo ne menyre te nevojshme per te gjithe periudhen prej tre muajsh. Kjo ne baze te nje interpretimi letrar qe vazhdon te mohohet nga Ministria e Brendshme.
Si perfundim, nje punedhenes qe deklaron qe te kete punesuar nje person vetem per nje periudhe brenda tre muajve, thote te verteten pasi kjo del nga formulimi letrar i normes.
Eshte interesante qe te nenvizohet qe, ne rast se legjislatori donte t’i jepte nje kuptim tjeter, kishte shume kohe per ta modifikuar tekstin e normes kur eshte kthyer ne ligj. Perkundrazi, teksti ka mbetur po ai, pra rrit bindjen qe eshte e mundur qe te perfshihen ne rregolarizim edhe ato raporte pune qe kane filluar brenda tremujorit famoz.

Kujtojme qe nga sanatoria perfitojne edhe ata persona qe jane goditur nga provedimenti i espulsionit, qe prezantojne kerkesen per rregolarizim. Ricevuta qe jepet nga zyra postale verteton dergimin e kerkeses, e vlen si lejeqendrimi provizor. Mund te qarkullohet lirisht ne te gjithe territorin italian, te vazhdohet ne menyre legale raporti i punes pa rrezikuar espulsionin. Me qene se kerkesat jane rreth 500 mije kuptohet qe koha per shqyrtimin e praktikave do te jete e gjate.