E drejta komunitare dhe liria e qarkullimit

Art. 18 i Traktit Themelues te Komunitetit Evropian stabilizon te drejten e qarkullimit te qytetareve komunitare.

Parashikohen kufizime vetem ne rastin e tuteles dhe te sigurise kombetare e te rendit publik. Pra nje qytetar komunitare mund te qarkulloj lirisht ne te gjitha shtetet e Bashkimit Evropian e mund te debohet vetem ne nje situata shume te veçanta. Qytetaret komunitare kane te drejten e KARTES SE QENDRIMIT edhe kur nuk prezantohen menjehere ne Kuesture per ta kerkuar. Kjo nuk mund te justifikoj nje refuzim te mundshem, as espulsionin (debimin), pasi eshte nje e drejte subjektive e çdo qytetari te BE.
Duke u nisur nga ky parim i pergjithshem, problemi qe verifikohet shpesh ka te bej me te miturit komunitare te shoqeruar nga nje prind jo komunitare.
Le te japim nje shembull praktik: le te flasim per çiftet mikse te perbera nga nje prind komunitar e nje prind jo komunitar. Normalisht legjislacioni evropian ne lenden e qytetarise parashikon qe per marrjen e qytetarise se nje vendi te caktuar, mjafton qe te jete femije i nje prindi qe eshte qytetar i atij vendi. Ligji italian thote ne menyre te qarte qe eshte qytetar italian qe ne lindje femija babai ose nena e te cilit eshte qytetar italian. Mjafton qe njeri prej prinderve te jete qytetar italian e automatikisht edhe femija behet qytetar italian qe ne lindje. Edhe legjislacionet e vendeve te tjera jane analoge.

Rastet me frekuente kane te bejne me femije te cilet kane njerin prej prinderve qytetare jo komunitare e tjetrin komunitare, por qe nuk jeton me ta por ne vendin e origjines. Lind problemi qe, ne kete rast, prindi jo komunitare i nje femije komunitare, mund te kete nje lejeqendrimi, e nese ka te drejte qe ta marri. Eshte e drejte qe te kujtojme qe ne baze te parimit te Traktatit Komunitetit Evropian, trajtimi i qytetare komunitare (qarkullimi i lire e qendrimi ne kuadrin e BE) ne kete rast SHTRIHET edhe tek bashkeshortet te cilet nuk kane qytetarine e nje prej vendeve atetare te Bashkimit Evropian.

Artikujt 10 deri 12 te Rregullores n.1612 te vitit 1968 stabilizojne qe “… kane te drejte qe te stabilizohen me punetorin, qytetar i nje prej vendeve anetare qe punon ne territorin e nje shteti tjeter anetare, cilado qofte qytetaria e tyre, bashkeshorti/ja dhe pasardhesit e tyre nen moshe 21 vjeç ose ne ngarkim e gjithashtu paraardhesit (prinderit) e ketij punetori e te bashkeshorti/es se tij (edhe ekstrakomunitare) qe jane ne ngarkim te tij”.
Ky parim i qarkullimit te lire, keshtu siç eshte njohur, lidhet gjithnje me spostimin ne territorin e BE te nje qytetari komunitar qe stabilizohet nje nje vend qe eshte i ndryshem nga vendi i tij, per motive PUNE (qofte subordinato por edhe autonome) ose per motive STUDIMI.

Rasti i cili nuk ishte marre akoma ne konsiderate nga jurisprudenca e Kolegjit te Drejtesise ishte ai i nje qytetari komunitare me moshe minore qe spostohet ne BE vetem me nje prej prinderve qe nuk eshte qytetare komunitare.
Shembull praktik: nje femije i qytetarise franceze (me babain francez) spostohet ne Itali se bashku me nenen ekuadoriane. Ne kete rast qyteari komunitar eshte nje femije qe nuk ushtron asnje aktivitet pune e nuk mund te garantoj mbatjen e nenes. Se fundi nje situate e tille eshte trajtuar e eshte zgjidhur me nje sentence te 17 shtatorit nga Kolegji i Drejtesise. Per kete i jane referuar art. 18 i Traktatit Themelues te BE.

Kujtojme qe nje sentence e fundit e TAR (Gjykata Administrative Rajonale) e Venetos, e 17 janarit 2002, ka njohur, ne baze te te njejtit parim interpretues, te drejten e nje te mituri me qytetari komunitare, qe te stabilizohet lirisht ne Itali se bashku me nenen e tij, qytetare ekstrakomunitare, edhe pse nuk mund te garantoj, natyrisht, mbatjen e nenes. Ky perfitim i SHTRIRJES se rregjimit juridik komunitar edhe nga ana e te miturve komunitare ne favor te prinderve ekstrakomunitare, eshte pohuar si ne nivel te Kolegjit te Drejtesise te BE por edhe ne nivelin e jurisprudences kombetare.