Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Proçedura e dekretit te flukseve

Kerkesa per punesimin nga jashte te nje punetori mund te propozohet nga nje punedhenes italian ose i huaj me rezidence te rregullt ne Itali e duhet t’i drejtohet Drejtorise Provinciale te Punes.

Drejtoria Provinciale e Punes duhet:

– te verifikoj ekzistencen e treguesve te parashikuar nga ligji e te kushteve te punes qe i afrohen te huajit.

Punedhenesi duhet:

– T’i afroj punetorit nje shperblimin e sigurimin e parashikuar nga ligji ne fuqi;

– Nje shtepi te pershtatshme;

– Te demostroj kopjen e kontrates individuale te stipuluar me te huajin, kopjen e dokumentave qe vertetojne kapacitetin e tij ekonomik, çertifikaten e rregjistrimit te ndermarrjes ne dhomen e tregetise (art.30, paragrafi 2 e 3 i Rregullores se Perditesimit).

Proçedura prane Drejtorise Provinciale te Punes perfundon, kur verifikohet ekzistenca e te gjitha kushteve te kerkuara, me dhenien e autorizimit (nulla-osta) te cilen punetori duhet ta perdori brenda 6 muajve te ardhshem, ndryshe humbet vleren.
Me marrjen e autorizimit per punesim punedhenesi do te nisi prane Kuestures kompetente per territorin, kerkesen per dhenien e nulla-osta (autorizimit) per hyrjen ne Itali te punetorit, se bashku me kopjen e autorizimit te pershkruar, kopjen e nje dokumenti identiteti te tij si dhe fotokopjen e plote te pashaportes se punetorit te huaj.

Autorizimi i hyrjes (nulla.osta) do t’i shtohet autorizimit per pune brenda 20 diteve nga pranimi, gjithmone kur nuk verikohet qe karshi punetorit te huaj te ekzistojne motive qe pengojne hyrjen e qendrimin ne territorin e shtetit, e qe punedhenesi nuk rezulton i denoncuar per nje nga krimet e parashikuara nga artikujt 380-381 te Kodit te Proçedures Penale, me referim specifik te atyre qe lidhen me emigracionin klandestin (art.12 i T.U.) e me punesimin e parregullt. Punedhenesi me pas do t’i nisi punetorit te huaj autorizimin, (nulla-osta) e kontraten e punes per te bere te mundur perfeksionimin e praktikes prane autoriteteve diplomatike italiane ne shtetin e huaj, te cilat me pas do te japin vizen e hyrjes.
Me hyrjen ne Itali punetori i huaj ka 8 dite kohe per kerkimin e lejeqendrimit prane Kuestures kompetente.