Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Koment mbi disa te reja mbi legjislacionin Evropian

Nga Parlamenti Evropian eshte aprovuar çeshtja e mprehte e dhenies se lejeqendrimeve e hyrjejeve ne Bashkimin Evropian edhe per nje qendrim te perkohshem per 6 muaj.
Eshte arritur ne nje marreveshje qe lejon dhenien e lejeqendrimeve te perkohshme per qytetaret jo komunitare qe hyjne e kane si qellim qe te gjejne nje pune ose te frekuentojne kurse te formimit profesional.
Ne nje dokument te aprovuar me iniciativen e nje relatoreje spanjolle, deputetet evropiane kane kerkuar modifikimin e nje propozimi te bere nga Komisioni Evropian, ne lenden e harmonizimit te leje qendrimeve ne 15 vendet e Bashkimit Evropian.
Ne fakt Europarlamenti ka kerkuar qe “te krijohet mundesia qe shtetet anetare te japin lejeqendrime te perkoheshme, deri ne 6 muaj, me qellim kerkimin e nje pune ose per formim”.
Kohe te shkuara kemi nenvizuar zgjedhjen, qe permbahet ne kuadrin e ligjit Bossi Fini, per çfuqizimin e istitutit te sponsorit ne Itali (per kerkimin e nje pune, mekanizem qe lejon, ne baze te kuotave vjetore te flukseve, per te hyre ne Itali per kerkimin e nje pune te rregullt).
Dihet mire qe asnje punedhenes nuk merr ne pune nje te huaj qe nuk e ka pare kurre e qe nuk e ka njohur. E dihet mire gjithashtu qe, te gjitha autorizimet per punesimin nga jashte te dhena formalisht, kane te bejne me persona te cilet gjenden ne Itali, ne kushte jo te rregullta, qe kane fatin e kane gjetur nje punedhenes qe merr persiper te nisi kete praktike te rrezikshme e te lodheshme.

Kjo zgjedhje e çfuqizimit te sponsorit bie ne kundershtim me propozimin e bere ne nivel komunitar e me zgjedhjen e çdo vendi anetare ne rregullimin e hyrjeve per kerkim pune. Tani çdo vend, me ligje te brendshme, mund te disiplinoj kete tip hyrjeje. Punetori emigrant, kur te gjej pune, do te kete mundesine qe te konvertoj lejeqendrimin e perkohshem ne nje lejeqendrimi te rinovueshem, pa qene e nevojshme qe te lere vendin evropian ne te cilin ndodhet. Natyrisht qe urojme qe vendet anetare te ndjekin kete udhezim te rendesishem duke shpresuar edhe nje pendim nga ana e legjislatorit italian duke rifutur mundesine e hyrjes ne Itali per kerkim pune.

Eshte aprovuar direktiva e akoljences (mikpritjes) se kerkuesve te azilit

Keshilli i Bashkimit Evropian mardheniet e pergjitheshme e lidhjet e jashtme qe mban daten 27 janar 2003 ka aprovuar formalisht direktiven qe permban normat minimale per akoljencen e kerkuesve te azilit te prillit 2001, pas Keshillit te nentorit 2002 ku ishte arritur nje marreveshje politike.
Direktiva parashikon qe kerkuesit te azilit ne pritje te perfundimit te analizes se kerkeses se tij t’i garantohet nje shtepi, ushqim, veshje e nje mbeshtetje ekonomike per shpenzimet e perditshme si dhe sherbimet mjeksore, informacione e rregjistrim ne shkolle.
Aspektet me te dobta te direktives kane te bejne me futjen ne pune dhe trajtimin e familjareve. Me fjale te tjera, gjate kohes se pritjes vazhdon qe te jete e ndaluar futja ne pune te rregullt. Kjo do te thote qe, gjate kohes mesatare prej nje viti pritjeje ne Itali, keta persona nuk kane mundesi per te punuar ne rregull por jane te detyruar qe te punojne ne te zeze.
Nje tjeter aspekt ka te bej me mundesine e bashkimit me familjaret e tyre. Edhe kjo ndalohet gjate kohes se pritjes per perfeksionimin e proçedures per njohjen e statusit te refugjatit. Kjo direktive evropiane mbi azilin duhet qe te futet ne urdhrat e brendeshme te vendeve anetare brenda janarit 2005.

Kontrolli ne kufi dhe emigracioni klandestine

Ne lenden e drejtimit te kufijve te jashtem e luften kunder emigracionit klandestin eshte ritheksuar “nevoja e berjes se kontrolleve me te rrepta ne kufijte e jashtem e sidomos ne hyrje”.
Natyrisht qe per daljen nga shtetet anetare nuk ka probleme… edhe pse gjithnje e me shpesh (sidomos ne kufirin austriak) policia jep provedimente te espulsionit (debimit) te vlefshme ne te gjithe territorin Shengen.
Shembull praktik: kur nje qytetar jo komunitar , pa dokumenta, ne tranzit eshte duke dale, per te shkuar ne vendin e tij te origjines, goditet nga nje provediment espulsioni.

Ne masen e adoptuar nga Keshilli nenvizohet qe ne çdo hyrje duhet qe te vihet nje vule nga ana e autoriteteve te kufirit qe verteton, perveç informacioneve te kerkuara nga manuali i perbashket, daten e kalimit te kufirit. Ne rastin kur pashaporta e qytetarit te vendit te trete do te jete pa asnje vule duhet te kalohet ne vleresimin e legjitimitetit te qendrimit te personit ne fjale. Me fjale te tjera udhezimi qe jepet (e qe do te kryhet menjehere nga te gjitha vendet anetare) eshte qe te behet e mundur qe policia e kufirit te vej GJITHNJE nje vule hyrjeje ne momentin e futjes ne hapsiren Shengen.
Udhezohet qe ne momentin ne te cilin i huaji me pashaporte ne dore, paraqitet per te kerkuar lejeqendrimin, te verifikohet nese hyrja e tij ne territorin Shengen eshte e rregullt ose jo, e kjo gje do te behet nepermjet vulave ne pashaporte. Ne rast se vula mungon, kjo do te thote qe kemi te bejme me nje hyrje te pa rregullt.
Dihet mire qe shpesh ne shume pika kufitare jo gjithmone aplikohet venia e vulave te hyrjes ne pashaporte.
Shembull praktik: mund te merret kufiri mes Sllovenise e Italise. Ne ditet me trafik te ngjeshur si kroatet por edhe sllovenet hyjne thjesht me karte identiteti e nuk ju vihet asnje lloj vule. Si rrjedhim, udhezimi i detyrimit te vulave, mund te krijoj shume konfuzion, e kjo mund te çoj ne konkluzionin e hyrjes se parregullt edhe kur mund te ndodhemi perballe hyrjeve te rregullta e kemi te bejme me nje mungese eficience te tyre.

E drejta e azilit: skedimi Eurodac

Eshte bere operativ duke filluar nga 15 janari 2003 sistemi i rilevimit te shenjave te gishtave per kerkuesit e azilit parashikuar nga rregullorja Eurodac.
Eurodac eshte nje sistem informativ mes vendeve qe aplikojne Konventen e Dublinit, ne lenden e njohjes se statusit te refugjatit, nepermejt te cilit jane stabilizuar masa te metejshme per te garantuar efektivitetin e parimeve te Konventes.
Kujtojme qe, ne baze te Konventes se Dublinit, kerkuesit e azilit kane nje mundesi te vetme per berjen e proçedures per njohjen e statusit te refugjatit, duke evituar keshtu qe i njejti person te bej kerkese ne disa vende te ndryshme. Si rrjedhim, per te siguruar qe kerkuesi i azilit te bej kerkesen vetem nje here, eshte krijuar programi Eurodac.
Ky program parashikon magazinimin e shenjave te gishtave te kerkuesit te azilit si dhe shkembimin mes vendeve anetare, per te verifikuar qe, i njejti person me nje emer tjeter te nisi kerkesen ne disa vende.