Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Kthimi i kontributeve te derdhura gjate punes

Me mesazhin n. 16 te 07/02/2003 INPS ka komunikuar qe “ne vijim te hyrjes ne fuqi te ligjit Bossi Fini kerkesat per rikthimin e kontributeve te prezantuara pas 9 shtatorit 2002, edhe ne prezence te te gjitha kritereve deri ne te njejten date te ligjit te vjeter, nuk do te pranohen”.
Ky udhezim jepet si rrjedhim i modifikimit te normatives. E ne fakt, sot ligji Bossi Fini nuk parashikon me mundesine e kthimit te kontributeve te derdhura ne Itali per ata qe hyjne perfundimisht ne vendin e tyre te origjines, pasi parashikohet vetem qe qytetari jo komunitar qe riatdhesohet rruan te drejtat previdenciale e mund t’i shfrytezoj me mbushjen e moshes 65 vjeç. Me fjale te tjera, kur te behet per moshe pensioni mund te perfitoj nga kontributet e derdhura ne Itali duke u bere likujdimi per pension (ose nje trajtim analog) ne proporcion me kontributet e derdhura.
Do te thosha qe do te jete e veshtire, per ke largohet akoma ne moshe te re, qe te kujtohet ne moshen 65 vjeç qe te nisi kerkesen per likujdimin e trajtimit nga vendi i tij i origjines. Kjo gje nuk do te jete aspak e lehte.

Shpresohet qe vitet e ardheshme te nenshkruhen marreveshje bilaterale ose multilaterale ne fushen e sigurimeve shoqerore te cilat do te lejojne bashkimin e kontributeve te derdhura ne vendin e origjines me kontributet e derdhura ne Itali e mundesisht edhe me ato te derdhura ne vende te tjera te Bashkimit Evropian. Ne fakt, ne kete moment, per nje punetor jo komunitar qe ka punuar ne vende te ndryshme te B.E. nuk eshte e mundur qe te perfitoj nga e drejta e bashkimit te kontributeve te ndryshme te derdhura ne vende te ndryshme, gje qe perkundrazi ndodh per qytetaret komunitare.

Permbledhim, deri ne momentin e hyrjes se fuqi te ligjit Bossi Fini ishte e mundur qe te kerkohej likujdimi i kontributeve te derdhura ne Itali nga ata persona qe hynin definitivisht ne vendin e tyre te origjines. Sipas INPS-it kjo e drejte i takon, atyre qe kane hyre ne vendin e origjines, e qe kane prezantuar kerkesen brenda afatit te parashikuar qe eshte data e hyrjes ne fuqi te ligjit te ri.
Behet fjale per nje opinion te dikutueshem pasi ne rast se i interesuari ka maturuar te drejten e likujdimit te kontributeve ne baze te ligjit te vjeter nuk kuptohet perse vonesa vetem thjesht ne prezantimin e kerkeses mund te justifikoj refuzimin e kontributeve te derdhura.