Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Sanatoria: koment mbi qarkoret e fundit te Ministrise se Punes e Ministrise se Brendshme

Qarkoret e fundit te Ministrise se Brendshme e te Punes vetem zyrtarisht e formalisht pajtohen me sinjalizimet e bera nga Zyrat Territoriale te Qeverise lidhur me urgjencen qe kane rregolarizuesit qe kane humbur vendin e punes per te gjetur nje punedhenes te ri te gatshem per t’i punesuar.
Them vetem formalisht pasi punedhenesi i ri nuk mund te futet menjehere ne proçeduren e rregolarizimit. Edhe pse mundet qe te prezantoj menjehere kerkesen per te zevendesuar punedhenesin e meparshem, nuk mundet qe te punesoj menjehere punetorin e interesuar e kjo gje nenvizohet ne menyre te qarte ne qarkoren e Ministrit Maroni. Duhet te presi qe te thirret nga Prefektura e dihet mire se cilat jane afatet e pritjes.

Nuk sherben per asgje prioriteti i dhene nga Ministria e Punes per praktikat e futjes se punedhenesit te ri pasi ne fakt nuk eshte e mundur qe te gjendet praktika e te interesuarit nga Qendra e Perpunimit te te dhenave ne Rome.

Si rrjedhim, per kete situate na eshte dhene nje mundesi qe ne praktike verteton denimin e punetoreve emigrante qe kane humbur vendin e punes qe te punojne ne te zeze e per te gjithe kohen e pritjes per thirrje. Edhe vet punedhenesit jane te ekspozuar karshi rrezikut te nje proçesi penal. E ne fakt, ne rast se do te konsiderohet i bazuar interpretimi i ministrive, d.m.th. qe punesimi i ri ne pritje te thirrjes perben krim (art.22 paragrafi 12 i T.U. per punesim te nje punetori pa lejeqendrimi), edhe duke derdhur kontributet e duke bere te gjithe denoncimet e parashikuara nga ligji, punedhenesit nuk mund t’i shmangen nje proçesi penal.
Ne kemi dyshimet tona te forta lidhur me nje teori te tille te adoptuar me shume per motive politike se sa juridike nga ministrite e cituara. E kemi te veshtire te besojme qe ne momentin ne te cilin nje punedhenes puneson ne menyre absolutisht te rregullt mund te konsiderohet fajtor i nje krimi vetem per faktin qe ka punesuar ne rregull pa shkelur asnje te drejte e ka punesuar ne rregull nje person te detyruar qe te qendroj ne Itali (nuk mund ta bej deri ne fund te sanatorias) e qe ka te drejte qe te punoj e te perfeksionoj proçeduren e rregolarizimit.

Behet fjale per nje çeshtje interpretuese per te cilen urojme qe heret ose vone te zgjidhet nga magjistratura. Natyrisht, me kushtin qe magjistratures t’i paraqiten raste pilote qe do te lejojne qe te çbllokohet kjo situate, pra ne nje fare menyre emigrante qe mbahen peng te detyruar qe te punojne ne te zeze.

Se fundi, kjo situate eshte denoncuar nga CGIL qe ka komentuar keshtu permbatjen e qarkoreve te nxjerra nga Ministria e Punes e nga Ministria e Brendshme.
“Nga momenti i nderprerjes se raportit me punedhenesin e pare deri ne momentin definitiv te rregolarizimit, ne vend qe te flitet per futjen e nje punedhenesi te ri flitet per nje faze te erret ne te cilen raporti me punedhenesin e ri nuk ekziston. Kjo do te thote qe, nga momenti i nderprerjes se raportit me punedhesin e pare e deri ne momentin e rregolarizimit definitiv, ne vend qe te flitet per rifutjen e nje punedhenesi te ri hapet nje faze e erret ne te cilen raporti i punes nuk ekziston. Ne kete faze emigranti rrezikon debimin ose eshte i detyruar qe te punoj ne te zeze, e vet punedhenesi rrezikon gjoba e proçes penal. Kujtojme qe sindikatat qe ne tetor kane kerkuar nje takim mbi kete teme me Ministrin Maroni e jane akoma ne pritje edhe pse kete kerkese e kane derjtuar disa here.” Duhet thene qe Ministri Maroni eshte nje shembull konkret i hapjes per dialog.

Per te konfermuar parashikimin mbi afatet e gjata per perfundimin e proçedurave te rregolarizimit arrijne te dhenat e publikuara ne te perditshmen Sole 24 ore te 7 prillit te kaluar, te dhena qe eshte pak te thuhet qe te lene pa fryme.

Deri ne 7 prillin e kaluar vetem 10% e kerkesave jane transformuar ne kontrata qendrimi. Nder te tjera, kjo e dhene duhet te lexohet mire per te kuptuar nese 10% kane te bejne me kerkesa per te cilat jane bere thirrjet ne prefekture ose perkundrazi eshte dhene edhe kontrata e qendrimit. Eshte e qarte qe ne rast se i referohemi numrit komplesiv prej 10% ku perfshihen edhe thirrjet, numri i kontratave te qendrimit e lejeqendrimeve perkatese eshte me i ulet pasi duhet te pritet akoma per perfeksionimin e kerkeses prane sportelit shumefunksionesh te prefektures.

Rasti me negativ eshte ai i kryeqytetit.
Deri tani ne Rome jane rregolarizuar vetem 4.000 vete karshi 108 te huajve qe kane prezantuar kerkesen, qe perben vetem 3.7%.
Milano prej 87.000 kerkesave, jane bere vetem 8.000 thirrje, pra 9,2%.
Ne Verona e Torino jemi tek 10%, ne Xhenova 18%. Rekordin e mbajne provincat e Leçes e te Bolonjes respektivisht me 30% e 34%. Pra duhet pare nese ne kete shifer perfshihen edhe thirrjet apo kemi te bejme vetm me perfeksionime e me dhenien e lejeqendrimeve.

Futja e nje punedhenesi te ri, nenvizohet, ne rast se nga njera ane tenton te zgjidhi problemet (por qe ne praktike shtyn me tej mundesine e nje pune te rregullt), per aspekte te tjera rrezikon qe te behet nje boomerang. Prioriteti qe eshte parashikuar qe duhet t’i jepet praktikave te tilla çon ne krijimin e sporteleve te ndara nga Zyrat Territoriale te Qeverise, pra ngadalesime te metejshme ne punen e personelit te paket te vene ne dispozicion.